Panorama (Albania)

“Vula”, Basha kërkon zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Lartë

-

PD- ja dorëzoi një kërkesë të tretë në Gjykatën e Lartë, ku kërkon zbardhjen e vendimit për sa u takon çështjes së organeve drejtuese të kësaj force politike. Sipas Indrit Sefës, përfaqësue­s ligjor i PD- së, kjo gjykatë ka tejkaluar afatet për zbardhjen e vendimit. Sefa kërkon nga gjykata të bëjë zbardhjen sa më shpejt të vendimit, në mënyrë që të gjithë demokratët të jenë të qartë në lidhje me legjitimim­etin e organeve të PD. “Po mbush praktikish­t dy muaj nga vendimmarr­ja e Gjykatës së Lartë lidhur me çështjen e PD. Është 30- të ditë në shkelje të afatit ligjor për zbardhjen e këtij vendimi. Ndaj ne duhet t’i kërkojmë kësaj gjykate, sa më shpejt të bëjë zbardhjen e këtij vendimi dhe dërgimin e akteve në GJA. Zgjidhja gjyqësore e PD të jetë përfundimt­are dhe në një kohë sa më të shpejtë. Ne flasim në rrugë zyrtare me gjykatën. Kjo është kërkesa e tretë. Dy kërkesat e para janë çuar në 27 janar dhe e dyta në fillim të shkurtit. Kjo është kërkesa e tretë. DO ju premtoj se do bëjë edhe kërkesa të tjera javë për javë, deri në zbardhjen e këtij vendimi. Është detyrim që ka gjykata ndaj demokratëv­e dhe qytetarëve. Duke parë ndjeshmëri­në e kësaj vendimmarr­je, edhe Gjykata duhet ta ketë në konsiderat­ë në përshpejti­min e procedurav­e, pasi janë dhe jashtë afatit për zbardhjen e këtij vendimi”, vijoi ai. Sekretari për çështjet ligjore në PD kërkon zgjidhje të qartë mbi legjitimit­etin e organeve drejtuese të PD. Gjykata e Lartë konfliktin mbi vulën dhe organet drejtuese të Partisë Demokratik­e e riktheu në Gjykatën e Apelit, pas kërkesë së grupit të “Rithemelim­it”, e cila kërkoi anulimin e vendimit të Gjykatës së Apelit. Kjo e fundit kërkoi rikthimin e gjykimit në themel të çështjes së vulës së PD, duke rikthyer procesin nga e para.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania