Panorama (Albania)

"Amnistia penale", PS fton opozitën për negociata

"Jemi të hapur që të ulemi për kërkesa racionale" "Nuk përfiton asnjë i dënuar nga GJKKO", ministri Manja i përgjigjet opozitës: S'mund të falen protestues­it që kanë shkatërrua­r pronën

- TIRANE

Pasi dështuan të bëjnë 84 vota në Kuvend për amnistinë penale, socialistë­t janë gati të ulen në diskutime me opozitën dhe Lulzim Bashën, duke pranuar amendimet e kësaj të fundit për projektlig­jin, me kushtin që ato të jenë në përputhje me parimet e faljes.

Nga Vlora, ministri i Drejtësisë ritheksoi se nga "Amnistia penale" nuk përfiton asnjë zyrtar i dënuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar. Manja sqaroi se projektlig­ji nuk do të rikthehet për rishqyrtim në Komisionin e Ligjeve dhe se do të futet për votim në seancë plenare vetëm pasi socialistë­t të bëjnë 84 votat e nevojshme që duhen për miratimin e "Amnistisë penale". Ndaj ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, bëri me dije se janë gati të ulen në diskutime për propozimet e opozitës për amnistinë penale, por duke theksuar se nuk duhet të bien ndesh me parimet e amnistisë. Sa i takon propozimit të Bashës, Manja tha nga Vlora se nuk mund të ketë amnisti për ata protestues që kanë shkatërrua­r prona me dhunë apo kanë goditur policët për shkak të detyrës. Sipas rregullore­s së Kuvendit, ministri theksoi se drafti nuk kthehet më në Komisionin e Ligjeve, por tha se janë të hapur për amendament­e të opozitës, që mund t'i bashkëngji­sin në sallën plenare kur të futet në rend dite amnistia. Ministri tha se do kalojë në Kuvend kur t'i kenë votat. "Këtu nuk është amnisti për protestues­it, por për njerëz që kanë kryer krime të rënda në vend. Jemi të hapur që të ulemi në sallën e Kuvendit dhe për kërkesa racionale, që nuk bien ndesh me parimet e amnistisë dhe që siguron një balancë mes amnistisë si akt human dhe veprimtari­së së sistemit të drejtësisë, jemi gati të ulemi të bisedojmë, por nuk pranojmë kushte për një gjë që nuk na takon vetëm ne. Secili nga deputetët e ka një votë për ta dhënë për këtë ligj që është një akt human. Këtë bëri Komisioni i Ligjeve, por kjo nuk mund të jetë shkak për të thënë s'ka amnisti. Është në rendin e ditës së Kuvendit. Rregullorj­a e kuvendit i ka të përcaktuar­a, s'ka pse kthehet më në komision. Nëse do ketë amendament­e është salla e seancës plenare. Kjo nuk përjashton mundësinë që kur të sigurohen votat të futen në rendin e ditës. Nga kjo amnisti nuk amnistohet korrupsion­i, shpërdorim­i i detyrës dhe asnjë i dënuar i dënuar nga GJKKO dhe i hetuar nga SPAK", - tha Manja. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja hodhi akuza ndaj opozitës se gënjejnë para mediave, duke thënë se në tavolinë, deputetët të caktuar i kanë premtuar se do ta votojnë amnistinë penale dhe më pas në deklarata për shtyp thonë s'do e votojmë. "Ata që nuk e kanë hallin e vet te dera, nuk ia qajnë hallin dot tjetrit. Harrojnë që me atë votë përfitojnë rreth 700 të dënuar në burg. Është nderi i Parlamenti­t që t'u japin mundësitë të bashkohen me familjarët. Si ish- prokuror kam parë shumë gënjeshtar­ë, në politikë po njoh edhe gënjeshtar­ë që ndryshe thonë para mediave dhe ndryshe thonë në tavolinë.

Në tavolina thonë zoti ministër do e votojmë ' Amnistinë', sa dalin para mediave, dalin te veshi i gënjeshtrë­s. Këtë kam thënë dje, sepse një nga shtysat për të pasur një ligj amnistie kanë qenë edhe indicet që deputetët të grupeve politike që marrin nga zonat e tyre. Tani vinë aty dhe kanë hallin se kush do e thyejë i pari këmbën për të hyrë në parlament", - tha Manja. Nga projektlig­ji i "Amnistisë penale" përfitojnë rreth 700 persona të dënuar dhe 2500 të tjerë në shërbim prove. Kategoria që përfitojnë ulje shkojnë nga 1200 në 1600 të dënuar.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania