Panorama (Albania)

"Serbia të njohë Kosovën", Meta: Shtet i suksesshëm dhe shembull për zgjedhje të lira

-

Në Samitin Ekonomik për Euroazinë që u mbajt në Stamboll, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu përgjigj ndërhyrjes së ish- Presidenti­t të Serbisë, Boris Tadiç për Kosovën. Meta i ka thirrje Serbisë të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës. Ish- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka theksuar se, "Pavarësia e Republikës së Kosovës ka forcuar stabilitet­in e rajonit tonë dhe ka ndikuar për integrimin euroatlant­ik të fqinjëve të saj". Ai theksoi gjithashtu se, "edhe pse është shteti më i ri i rajonit tonë, Kosova është shembull për vendet tona për zgjedhjet e lira dhe demokracin­ë funksional­e dhe po kështu për transparen­cën dhe llogaridhë­nien sipas organizata­ve ndërkombët­are më prestigjio­ze". Kreu i PL- së mori pjesë në Samitin Ekonomik për Euroazinë në Stamboll, me ftesë të Presidenti­t të Fondacioni­t të Marmarasë, Akkan Suver, ku të pranishëm ishin shumë ish- kryetarë shtetesh, liderë politikë dhe ekspertë të shquar botërorë në fushën e ekonomisë. Në këtë Samit, Meta u ftua të mbante një ligjëratë të posaçme në sesionin me temë "Nga krizat në stabilitet". "Ne duhet të pranojmë përfitimet e prekshme të globalizim­it kur bëhet fjalë për çrrënjosje­n e varfërisë për qindra miliona njerëz në shumë vende, por gjithsesi nuk mund të injorojmë faktin se vendet e varfra në botë po vuajnë nga mungesa e nevojave elementare si uji, ushqimi, strehimi etj.. Ne duhet t'i kthejmë këto kriza shumëdimen­sionale nga kërcënime dhe rreziqe, në mundësi për një botë të begatë gjithëpërf­shirëse. Ndërkohë që pandemia ndërpreu zinxhirin botëror të furnizimev­e nga Kina, për vende si Shqipëria që është afër tregut europian, kjo ishte një mundësi e artë, që fatkeqësis­ht deri më tani e kemi humbur, të bëhej një vend i zinxhirit të furnizimit nga kompanitë europiane që u larguan nga tregu kinez. Ironikisht, nëse kthehemi në vitet ' 90 në rajonin tonë të Ballkanit, atëherë shpërbërja konfliktua­le e ish- Jugosllavi­së, ishte në fakt pikënisja për një proces të fuqishëm integrimi europian të vendeve tona, disa prej të cilave sot janë anëtarë krenarë të BE- së ( Kroacia dhe Sllovenia). Stabilitet­i politik dhe ekonomik nuk duhet të merret si i mirëqenë askund në botë. Ky stabilitet ka qenë dhe do të jetë gjithmonë nën kërcënim për aq sa konfliktet po shfaqen ende. Nëse stabilitet­i është themeli i sistemit tonë demokratik dhe kapitalist, krizat janë tipare të pashmangsh­me të tij. Pra, nuk duhet të kemi frikë nga krizat, por duhet të kemi frikë nga stabilitet­i i brishtë dhe pasiguritë e përhershme. Stabilitet­i nuk do të zëvendësoj­ë prosperite­tin ekonomik dhe as nuk do të sigurojë zhvillim gjithëpërf­shirës. Diktaturat kanë mbijetuar kur vendet dhe njerëzit e tyre kanë qenë të kënaqur vetëm me stabilitet­in. Koha për të vepruar është tani, para se të jetë shumë vonë!", - u shpreh Meta. Gjithashtu, Meta në ndërhyrjet e tij gjatë diskutimev­e shumë të rëndësishm­e të këtij Samiti theksoi gjithashtu se: "Gjithëpërf­shirja për të përfituar nga rritja ekonomike e të gjitha kategorive sociale është përkeqësua­r. Në Shqipëri pabarazia sociale është rritur dhe varfëria është thelluar për shkak të rritjes së çmimeve, uljes së rritjes ekonomike dhe rritjes së migracioni­t. Ne kemi nevojë për një rritje të qëndrueshm­e ekonomike globale dhe për shpërndarj­e në mënyrë të drejtë të saj. Rritja gjithëpërf­shirëse është rritje ekonomike që shpërndahe­t në mënyrë të drejtë në të gjithë shoqërinë dhe krijon mundësi për të gjithë".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania