Panorama (Albania)

Opozita, akuza Ballukut: Shndërroi në shatërvan 14 milionë euro të ujësjellës­it

"Mijëra banorë të Burrelit dhe rrethinave, pa ujë të pijshëm" "Nga 5 mln, projekti shkoi në 14 milionë euro", Gjata: SPAK- u të hetojë! Ujësjellës­i, i ndërtuar me tuba plastikë

- TIRANE

Opozita denoncoi dje ministren e Infrastruk­turës, Belina Ballukun dhe kreun e Bashkisë së Burrelit për abuzime me fondet e ndërtimit të ujësjellës­it të këtij qyteti.

Sipas Çlirim Gjatës, edhe pse janë shpenzuar mbi 14 milionë euro, qytetarët e Burrelit nuk kanë ujë në çezmat e tyre, por ujësjellës­i është shndërruar në shatërvan. Gjata solli në vëmendje edhe se si Rama dhe Balluku e trumbetuan me të madhe këtë investim. Ai i bëri thirrje SPAK- ut që të vendosë përpara përgjegjës­isë zyrtarët socialistë, të cilët kanë abuzuar me taksat e qytetarëve. Anëtari i Këshillit Kombëtar të Rithemelim­it denoncoi dje ministren e Infrastruk­turës, Belina Balluku dhe kreun e Bashkisë së Burrelit për abuzime me fondet e ndërtimit të ujësjellës­in e këtij qyteti. Sipas Gjatës, edhe pse janë shpenzuar mbi 14 milionë euro, qytetarët e Burrelit nuk kanë ujë në çezmat e tyre, por ujësjellës­i është shndërruar na shatërvan. "Qeverisë së Edi Ramës, superminis­tres Balluku dhe zgjatimeve të tyre korruptive në pushtetin lokal, u kanë shpërthyer ujërat e korrupsion­it. Këto nuk janë shatërvan argëtues, por uji i pijshëm i ujësjellës­it të qytetit të Burrelit, që duhet të ishte në rubinetet e qytetarëve, jo rrugëve. Ky është i njëjti Ujësjellës, hapja e punimeve të të cilit u inaugurua me të madhe rreth dy vite më parë nga Edi Rama dhe Belinda Balluku. I njëjti ujësjellës që u kushtoi taksapague­sve 10 milionë euro, plus disa miliona ekstra për të mbuluar ' gabimet', siç ndodh me çdo punë publike që

"Kontrata u lidh në shkurt të vitit 2021 më afat përfundimi të punimeve 30 muaj. Që do të thotë punimet duhej të kishin përfunduar në gusht të vitit 2023, që do të thotë se jemi në përfundim të afatit të kontratës. Ujësjellës­i i Burrelit ka probleme në zbatim, nuk ka as parametrat minimalë të sigurisë dhe cilësisë. Ai është ndërtuar me tuba plastikë. 14 milionë euro të shpenzuara por punë".

bëhet shkel e shko, sa për publicitet dhe për të vjedhur", - deklaroi Gjata. Sipas tij, tenderi u fitua nga kompania ' LA- OR' me 99.8% të fondit limit. "Kontrata u lidh në shkurt të vitit 2021 më afat përfundimi të punimeve 30 muaj. Që do të thotë punimet duhej të kishin përfunduar në gusht të vitit 2023, që do të thotë se jemi në përfundim të afatit të kontratës. Ujësjellës­i i Burrelit ka probleme në zbatim, nuk ka as parametrat minimalë të sigurisë dhe cilësisë. Ai është ndërtuar me tuba plastikë. 14 milionë euro të shpenzuara, por punë", - u shpreh ai. Ai denoncoi se mijëra banorë të Burrelit dhe rrethinave pa ujë të pijshëm, me 14 milionë euro të nisura për ujësjellës e të shndërruar­a në shatërvan. "Kujtojmë se kur Bashkia Mat drejtohej nga Partia Demokratik­e, në vitin 2014 pushteti lokal kërkoi një investim prej 5 milionë eurosh për këtë Ujësjellës. 8 vite më vonë investimi shkoi nga 12 milionë deri në 14 milionë euro. Trefish më shumë dhe ende pa ujësjellës. Këto janë veprat publike të Ballukut, Ramës e gardistit të tyre në Burrel. Për to nuk ka nevojë për denoncime, por vetëm konstatime. Armagedoni i korrupsion­it ka shpërthyer nga incenerato­ri i Tiranës, tek ujësjellës­i i Burrelit, nga zhvatja e Butrintit te kolapsi i koncesione­ve në Shëndetësi. Provat janë në qiell të hapur, SPAK- ut nuk i duhen aftësi hetuese, por vetëm vullnet. Por SPAKUn e njohim tashmë. Është një institucio­n që merret me arkeologji, jo me drejtësi. Matjanët kanë paguar për ujësjellës, por po marrin një shatërvan. Është spektakli i radhës i qeverisë. Shpenzimet janë, si gjithmonë, të shqiptarëv­e", - theksoi anëtari i Këshillit Kombëtar të PD- së.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania