Panorama (Albania)

Gjykata e Apelit, kundër Gjykatës së Lezhës për 11 punonjësit e Kadastrës

Nuk zbatuan vendimin për kthimin e 234 mijë metra katrorë tokë shtetit U akuzuan dhe u pezulluan për tjetërsimi­n e qindra- mijëra metrave tokë te "Rana e Hedhun", gjykata kthen në punë zyrtarët e Lezhës

- TIRANE

Punonjësit e pezulluar me kërkesë të Prokuroris­ë dhe të Gjykatës së Lezhës do të kthehen në detyrë.

Ka qenë Gjykata e Apelit që ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, Lezhë, që pezulloi nga detyra 11 zyrtarë të Kadastrës atje, ndërsa akuzoheshi­n për moszbatimi­n e një vendimi gjyqësor për të kthyer në tokë shtet 234 mijë metra katrorë të tjetërsuar në zonën e "Ranës së Hedhun" në Shëngjin. Gjykatësi i Apelit, Fuat Vjerdha, ka vendosur rrëzimin e këtij vendimin dhe shuarjen e masave të sigurisë për zyrtarët. Bëhet fjalë për shtetasit Albana Gjinaj, Marinela Tuci, Orstela Bardhaj, Sebastjano Gjetja, Besjon Ivanaj, Ornela Marku, Eglantin Lleshaj, Dorina Sulaj, Xhentil Gjegji, Vitore Lleshi dhe Diljana Prenga, të dyshuar për kryerjen e veprës penale "Mosekzekut­imi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës". Tashmë, ata mund të rikthehen në detyrën që ka pasur. Bëhet fjalë për tjetërsimi­n e 234 548 metër katrorë tokë shtetërore ranishte në zonën e "Ranës së Hedhun", e cila ishte tjetërsuar me dokumente të falsifikua­ra, për të cilën është dënuar me burg ish- kryebashki­aku i Lezhës, Fran Frrokaj dhe ish- zyrtarë të tjerë.

Gjykatësi i Apelit, Fuat Vjerdha, ka vendosur rrëzimin e këtij vendimin dhe shuarjen e masave të sigurisë për zyrtarët. Bëhet fjalë për shtetasit Albana Gjinaj, Marinela Tuci, Orstela Bardhaj, Sebastjano Gjetja, Besjon Ivanaj, Ornela Marku, Eglantin Lleshaj, Dorina Sulaj, Xhentil Gjegji, Vitore Lleshi dhe Diljana Prenga, të dyshuar për kryerjen e veprës penale "Mosekzekut­imi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës".

VENDIMI:

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Lezhë, më datë 19.09.2023, ka regjistrua­r procedimin penal për veprën penale "Mosekzekut­imi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës", të parashikua­r nga neni 320/ a të K. Penal, mbi bazën e kallëzimit penal të paraqitur nga shtetasi A. Ç., banor i fshatit Shëngjin, Bashkia Lezhë. Fakti penal lidhet me ekzekutimi­n e një vendimi penal gjyqësor, në përfundim të të cilit gjykata kishte urdhëruar asgjësimin e dokumentev­e të falsifikua­ra, lidhur me regjistrim­in në regjistrat e pasurive të paluajtshm­e. Për të ekzekutuar vendimin gjyqësor, Drejtori i ASHK Lezhë ngriti një grup pune të përbërë nga njëmbëdhje­të punonjës, për mënyrën e ekzekutimi­t dhe kthimin e përgjigjes për ekzekutimi­n. Punonjësit e grupit të punës, pasi kanë vlerësuar rastin, kanë përpiluar relacionin, sipas të cilit duhej të kërkohej nga gjykata dhe prokuroria, që të bënin sqarimin dhe interpreti­min e vendimit, lidhur me pasuritë konkrete dhe veprimet që duhej të kryheshin me pronësinë mbi pasuritë përkatëse. Pas komunikimi­t të vendimit për caktimin e masës, personave të dyshuar, Gjykata e Sh

kallës së Parë e Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Lezhë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me marrjen në pyetje dhe verifikimi­n e kushteve të masës së sigurimit të dhënë me vendimin nr. 44 datë 26.01.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Lezhë, ndaj personave nën hetim shtetasve me iniciale A. Gj, M. T, O. B, S. Gj, B. I, O. M, E. Ll, D. S, Xh. Gj, V. Ll, D. P, të dyshuar për kryerjen e veprës penale "Mosekzekut­imi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës", të parashikua­r nga

neni 320/ 1 i K. Penal. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Lezhë, me vendimin nr. 52 ( 207), datë 30.01.2024, ka vendosur: - Vazhdimin e masës së sigurimit "Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik", të parashikua­r nga neni 242 te K. Pr. Penale të caktuar me vendimin nr. 44 Akti, datë 26.01.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Lezhë, ndaj personave nën hetim A. Gj, M. T, O. B, S. Gj, B. I, O. M, E. Ll, D. S, Xh. Gj, V. Ll, D. P.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania