Panorama (Albania)

Hiqej si punonjëse e Kadastrës dhe do t'i regjistron­te pronën, arrestohet 34- vjeçarja

-

Ditën e djeshme Policia e Tiranës bëri me dije se është finalizuar operacioni policor i koduar "Premtimi", pas një hetimi intensiv për të nxjerrë përpara përgjegjës­isë penale, autorët e një rasti mashtrimi me shuma të konsiderue­shme parash. Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomiko- Financiare në DPPSH, në bashkëpuni­m me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operaciona­le dhe me Prokurorin­ë e Tiranës. I mori para një shtetasi, duke e mashtruar se ishte punonjëse e Kadastrës dhe se do t'i legalizont­e pronën, arrestohet në flagrancë, teksa merrte paratë, 34- vjeçarja.

Punohet për kapjen e bashkëpunë­torit të saj, tashmë të identifiku­ar nga Policia. Sekuestroh­en 450 000 lekë, 1 automjet tip "Audi", 2 celularë dhe dokumente të tjera që do t'i shërbejnë hetimit.

Si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, për dokumentim­in me prova ligjore të një rasti mashtrimi me pasoja të rënda, që kryhej nëpërmjet përvetësim­it të padrejtë të detyrës si punonjëse në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, u finalizua operacioni policor i koduar "Premtimi", në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasja M. K., 34 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjatë periudhës hetimore u provua se 34- vjeçarja e arrestuar në flagrancë ndërkohë që i merrte të dëmtuarit, shumën 450 000 lekë, e kishte mashtruar këtë shtetas se ishte punonjëse e Kadastrës, si dhe se do t'i legalizont­e dhe regjistron­te, pronësinë mbi një objekt.

Gjithashtu, u identifiku­a dhe u shpall në kërkim bashkëpunë­tori i dyshuar i shtetases M. K., shtetasi J. M., 41 vjeç, banues në Tiranë. Policia vijon punën për kapjen e tij. Ndërkohë, vijojnë hetimet për të identifiku­ar dhe nxjerrë përpara përgjegjës­isë penale, shtetasit e tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Mashtrimi", me pasoja të rënda, "Falsifikim­i i dokumentev­e" dhe "Përvetësim­i i titullit apo i detyrës shtetërore".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania