Panorama (Albania)

I zhveshur dhe i masakruar me thikë, zbardhet vrasja e Bledar Dedjas

Grupi hetimor çon në pranga një 17- vjeçar, banor të së njëjtës zonë me shqiptarin që u vra 1 muaj më parë. Ende nuk dihet motivi i krimit

- TIRANE

Pas më shumë se një muaji nga vrasja që tronditi Trevizon, në Itali, policia vendase ka çuar në pranga një të mitur.

Hetimet intensive duket se janë ndaluar në një mori pistash dhe versionesh për shkaqe të mundshme të kryerjes së atij krimi të rrallë për zonën, ndërkohë që nga marrjet në pyetje të dhjetëra personave që kishin lidhje me viktimën nuk kanë mundur të zbulojnë asnjë të dhënë që mund t` i çonte tek autori i krimit të rëndë. Bledar Dedja dyshohet se është vrarë nga një i mitur, vetëm 17 vjeç, por policia dhe as prokuroria lokale ende nuk kanë hedhur dritë mbi motivet e krimit të rëndë që i morën jetën të riut shqiptar. Nga të dhënat hetimore që shoqëruan ngjarjen misterioze ku Dedja u gjet i vrarë në një zonë pyjore me një mori goditje thikash, herë pas herë u hodh ideja se personi që e ka goditur ka qenë shumë afër tij dhe ka pasur frikë nga ai. Por kamerat në zonë nuk munden të kapnin asnjë person të dyshimtë. Ajo çka ka mbetur si version mbi dyshimet e mundshme ishte pikërisht jeta e dyfishtë që flitej që bënte viktima.

Është arrestuar autori i dyshuar që vrau me thikë Bledar Dedjan pasditen e së shtunës së 20 janari. Në pranga ka rënë një 17vjeçar italian, banues në Pieve del Grappa, me prejardhje të paditur familjare. Arrestimi ka ndodhur në provincën e Trevisos. Hetuesit, duke pasur parasysh edhe moshën e të dyshuarit, ruajnë konfidenci­alitetin më të rreptë për çështjen që po shqyrtohet tani nga Prokuroria për të Mitur të Venecias.

ARRESTIMI SIPAS MEDIAVE ITALIANE

Është arrestuar autori i dyshuar që vrau me thikë Bledar Dedjan pasditen e së shtunës së 20 janari. Në pranga ka rënë një 17- vjeçar italian, banues në Pieve del Grappa, me prejardhje të paditur familjare. Arrestimi ka ndodhur në provincën e Trevisos. Hetuesit, duke pasur parasysh edhe moshën e të dyshuarit, ruajnë konfidenci­alitetin më të rreptë për çështjen që po shqyrtohet tani nga Prokuroria për të Mitur të Venecias. Trupi i pajetë i Dedjës u gjet nga një mik i tij, i shtrirë në një pellg gjaku të shkaktuar nga plaga me thikë që i ishte shkaktuar në shpinë dhe që i kishte shpuar mushkëritë. Në trupin e 39- vjeçarit kishte edhe plagë të tjera me thikë, duke përfshirë disa lëndime në mbrojtje. Gjatë autopsisë u morën edhe mostra për të vërtetuar nëse burri kishte kryer marrëdhëni­e seksuale para se të vritej. Bledari në fakt ishte gjetur pak metra larg makinës së tij, një "Mercedes Class B" me të cilin kishte arritur në Via dei Carpini, me pantallona dhe të brendshme të ulura. Hetuesit kishin vënë në dukje menjëherë krimin e natyrës seksuale. Shqiptari frekuenton­te një klub dhe kishte pasur probleme në familje në të kaluarën, pasi gruaja e tij e kishte ndjekur me një hetues privat që kishte zbuluar "jetën e dyfishtë" të viktimës, i ndërtuar rreth kontakteve të bëra me njerëz që frekuenton­in bisedat erotike dhe me të cilët burri kontaktont­e përmes një celulari të dytë, që kishte në dispozicio­n.

Tashmë pritet të merret dëshmia djalit të arrestuar për të mësuar se cili ka qenë motivi që e ka shtyrë të kryente krimin makabër. Policia italiane ende nuk ka treguar në lidhje me origjinën e djalit, por mësohet se viktima dhe autori kanë udhëtuar bashkë në automjet dhe për këtë fakt kamerat nuk kanë mundur të kapin asnjë person të dyshimtë që ka lëvizur në atë orë në zonën ku u gjend i masakruar shqiptari. Ekspertiza mjeko- ligjore e trupi të viktimës konkludoi se viktima e kishte kapur thikën e agresorit me dorë, çka dëshmoi se përleshja kishte ndodhur shumë e afërt dhe nuk ishte sulm nga persona të tjerë që mund ta kenë nxjerrë në pritë shqiptarin.

 ?? ?? Bledar Dedja dhe vendi i ngjarjes
Bledar Dedja dhe vendi i ngjarjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania