Panorama (Albania)

Lufta në Ukrainë dhe vdekja e Navalnyt, SHBA: Edhe 500 sanksione të reja ndaj Rusisë

Synohen individë të lidhur me burgosjen e liderit të opozitës dhe sektori financiar rus. Biden: Putin do të paguajë një çmim edhe më të lartë

- TIRANE

SHBA- të njoftuan më shumë se 500 sanksione të reja kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë dhe vdekjen e liderit të opozitës, Alexei Navalny.

Këto përfshijnë masa kundër sistemit kryesor të pagesave me karta të Rusisë, institucio­neve financiare dhe ushtarake dhe zyrtarëve të përfshirë në burgosjen e Navalny- t. BE- ja ka njoftuar gjithashtu sanksione të reja për aksesin në teknologji­në ushtarake. Masat vijnë një javë, pasi Navalny vdiq papritur në një burg të Rrethit Arktik. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi të premten se Uashington­i do t'i vendos më shumë se 500 sanksione të reja kundër Rusisë. Shtetet e Bashkuara synojnë ta rrisin trysninë ndaj Moskës në dyvjetorin e pushtimit të paprovokua­r të Ukrainës nga Rusia. Joe Biden, i cili u takua me të venë dhe vajzën e kritikut në San Francisko deklaroi se nuk mund të ketë asnjë dyshim se presidenti rus ishte fajtor për vdekjen e tij. Por, është e paqartë se çfarë ndikimi do të kenë sanksionet në ekonominë e Rusisë. Masat e saposhpall­ura të SHBA- së përfshijnë gjithashtu rreth 100 firma dhe individë, të cilët gjithashtu do të përballen me kufizime të eksportit. Të tjerë synojnë operatorin shtetëror të "Mir", sistemi kryesor i pagesave të Rusisë, i cili është bërë më i spikatur, që kur "Visa" dhe "Mastercard" pezulluan shërbimet e tyre atje. Kompanitë e përfshira në fuqizimin e përpjekjev­e luftarake të Rusisë, zhvillimin e prodhimit të ardhshëm të energjisë të vendit dhe bashkëpuni­min e tij me Iranin mbi dronët, do të goditen gjithashtu. Më shumë se dy duzina subjekte jashtë Ru

Joe Biden, i cili u takua me të venë dhe vajzën e kritikut në San Francisko deklaroi se nuk mund të ketë asnjë dyshim se presidenti rus ishte fajtor për vdekjen e tij. Por, është e paqartë se çfarë ndikimi do të kenë sanksionet në ekonominë e Rusisë. Masat e saposhpall­ura të SHBA- së përfshijnë gjithashtu rreth 100 firma dhe individë, të cilët gjithashtu do të përballen me kufizime të eksportit. Të tjerë synojnë operatorin shtetëror të "Mir", sistemi kryesor i pagesave të Rusisë, i cili është bërë më i spikatur, që kur "Visa" dhe "Mastercard" pezulluan shërbimet e tyre atje.

sisë - duke përfshirë njerëz në Kinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Vietnam dhe Lichtenste­in - janë sanksionua­r gjithashtu, të akuzuar se janë të lidhur me biznese që dërgojnë materiale në ushtrinë ruse. Në një deklaratë, presidenti Biden tha se ata do të sigurojnë që presidenti rus Vladimir Putin të paguajë një çmim edhe më të lartë për agresionin e tij jashtë vendit dhe shtypjen në vend. Kjo paketë e fundit e çon numrin e subjekteve të sanksionua­ra në mbi 4,000 dhe vjen në prag të përvjetori­t të dytë të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia. "Dy vjet më parë, ai u përpoq të fshinte Ukrainën nga harta. Nëse Putini nuk paguan çmimin për vdekjen dhe shkatërrim­in e tij, ai do të vazhdojë", tha Biden në deklaratë.

BRUKSELI

Bashkimi Evropian prezantoi dje paketën e re të sanksionev­e kundër Rusisë, një ditë para përvjetori­t të dytë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës. "Sot, ne po ashpërsojm­ë edhe më shumë masat kufizuese kundër ushtrisë së Rusisë dhe sektorit të mbrojtjes", tha shefi i Diplomacis­ë së BE- së, Josep Borrell, përmes një deklarate për media. "Ne vazhdojmë të jemi të bashkuar në vendosmëri­në tonë për të goditur makinerinë e luftës së Rusisë dhe për të ndihmuar Ukrainën që të fitojë luftën e saj legjitime për vetëmbrojt­je". Paketa e 13- të e sanksionev­e të bllokut evropian, që lidhet me pushtimin rus të Ukrainës, shënjestro­n industrinë e mbrojtjes së Rusisë. Sanksionet po ashtu përfshijnë ngrirje të aseteve dhe kufizime të lëvizjes për 106 individë dhe 88 organizata, duke bërë që numri i përgjithsh­ëm i njerëzve dhe grupeve të sanksionua­ra nga blloku të arrijë në 2.000. Blloku tha se ka vendosur sanksione ndaj individëve dhe organizata­ve për shkak të "minimit apo kërcënimit të integritet­it territoria­l, sovranitet­it dhe pavarësisë së Ukrainës". Në listën e të sanksionua­rve janë përfshirë dhjetëra zyrtarë rusë, përfshirë "anëtarë të gjyqësorit, politikanë lokalë dhe persona përgjegjës për dëbimin e paligjshëm dhe riedukimin ushtarak të fëmijëve ukrainas", u tha në njoftim. BE- ja po ashtu ka vendosur kufizime ndaj kompanive nga Serbia, India, Shri Lanka, Kina, Kazakistan­i, Tajvanda dhe Turqia, nën dyshimet se kanë eksportuar produkte në Rusi, që kanë përdorim të dyfishtë, dhe për "mbështetje­n e ushtrisë ruse".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania