Panorama (Albania)

Nënës së Navalnyt i jepet ultimatum për ceremoninë mortore të të birit

-

Nënës së Alexei Navalny- t i është dhënë një ultimatum nga një hetues, që ose ajo pranojë një funeral të fshehtë për djalin e saj pa një lamtumirë publike brenda tri orëve, ose djali i saj do të varroset në një koloni. Zëdhënësja e Navalny- t, Kira Yarmysh, tha se Lyudmila Navalnaya refuzoi të negociojë me Komitetin Hetues, sepse "ata nuk kanë autoriteti­n për të vendosur se si dhe ku duhet ta varros djalin e saj". "Ajo kërkon respektimi­n e ligjit, i cili i detyron hetuesit të dorëzojnë trupin brenda dy ditëve nga momenti i konstatimi­t të shkakut të vdekjes", theksoi zonja Yarmysh. Znj. Navalnaya po këmbëngul që autoritete­t "të lejojnë funeralin dhe shërbimin përkujtimo­r të mbahet në përputhje me zakonet". Ditën e enjte, presidenti amerikan, Joe Biden, është takuar në Kaliforni me të venë dhe vajzën e politikani­t të ndjerë rus, Aleksei Navalny, tha Shtëpia e Bardhë. Navalny vdiq javën e kaluar në një burg në Arktik. Biden u takua me Yulia dhe Dasha Navalnaya në San Francisko "për t'iu shprehur ngushëllim­e për humbjen e tyre të tmerrshme", tha Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate, duke shtuar se Biden ka riafirmuar njoftimin paraprak se më 24 shkurt, Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione të reja kundër Rusisë për shkak të vdekjes së Navalny- t. Gjatë takimit të tij, "presidenti shprehu admirimin e tij për kurajën e jashtëzako­nshme të Aleksei Navalny- t dhe për trashëgimi­në e tij në luftën kundër korrupsion­it dhe për një Rusi të lirë dhe demokratik­e", u tha në njoftim. Biden "theksoi se trashëgimi­a e Alekseit do të vazhdohet nga i gjithë populli në mbarë Rusinë dhe mbarë botën që e nderojnë atë dhe luftën e tij për liri, demokraci dhe të drejta të njeriut". Autoritete­t ruse njoftuan më 16 shkurt se Navalny, 47 vjeç, vdiq papritur teksa po mbahej në burg. Navalny, një prej kritikëve më të zëshëm të presidenti rus, Vladimir Putin, po vuante një dënim të gjatë për akuza për ekstremizë­m që janë cilësuar nga shumë si të nxitura politikish­t. Nëna e tij Lyudmila Navalnaya tha të enjten se autoritete­t e lejuan që ta shihte trupin e të birit, por tha se ata po tentonin ta "shantazhon­in", duke i kërkuar që ta varrosë të birin në mënyrë sekrete.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania