Panorama (Albania)

Buxheti shtesë, qeveria kursen nga skema e pensioneve 75 milionë euro

Nga rritja e të ardhurave me 10,6 miliardë lekë, shumica vijnë nga rezultati financiar pozitiv i Institutit të Sigurimeve Shoqërore

- TIRANE

Qeveria miratoi gjatë javës ndryshimet e para në buxhe, t duke shtuar planin e të ardhurave të përgjithsh­me me 10,6 miliardë lekë, të cilat do të rialokohen për investime publike dhe uljen e borxhit.

Të dhënat nga tabela e re fiskale tregojnë se nga rritja e të ardhurave me 10,6 miliardë lekë ( 7,9 miliardë lekë vijnë nga rezultati financiar pozitiv i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ( ISSH) që administro­n skemën publike të pensioneve dhe pjesa tjetër 2,5 miliardë lekë janë të ardhura shtesë nga tatimi mbi fitimin).

Burimet nga Ministria e Financave sqaruan se, ISSH ka akumuluar një tepricë prej 7,9 miliardë lekësh nga vitet 2021 dhe 2022 dhe tani ato janë arkëtuar në buxhet në një zë të veçantë "Rezultati Financiar i ISSH- së".

Ky rezultat është ndihmuar nga rritja e arkëtimeve të sigurimeve shoqërore, ndërkohë që qeveria ka paguar ndaj ISSH të gjithë transfertë­n e programuar për vitet 2021 dhe 2022.

Nga prilli 2022 deri në prill 2023, paga minimale në shkallë vendi u rrit tre herë duke shkuar nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë, politike që ndikoi pozitivish­t të ardhurat nga sigurime. Gjithashtu, pagat u rritën në të gjitha nivelet e tjera si në sektorin privat dhe atë publik, duke ndikuar pozitivish­t të ardhurat buxhetore nga pagat.

Në vitin 2023, të ardhurat buxhetore u rritën me 12.3%, ose rreth 71 miliardë lekë më shumë. Nga të dhënat rezulton se individët janë ata që kanë dhënë ndikimin kryesor në rritjen e të ardhurave në buxhet, përmes pagesave të sigurimeve dhe të tatimit mbi të ardhurat personale. Nga këto dy zëra u mblodhën rreth 34 miliardë lekë, ose gati gjysma e rritjes së të ardhurave.

Të ardhurat tatimore dhe kontribute­t, për 12- mujorin e vitit 2023, u realizuan në masën 99.7% me planin e rishikuar në rritje me aktin normativ të buxhetit, si edhe

Në vitin 2023, të ardhurat buxhetore u rritën me 12.3%, ose rreth 71 miliardë lekë më shumë. Nga të dhënat rezulton se individët janë ata që kanë dhënë ndikimin kryesor në rritjen e të ardhurave në buxhet, përmes pagesave të sigurimeve dhe të tatimit mbi të ardhurat personale. Nga këto dy zëra u mblodhën rreth 34 miliardë lekë, ose gati gjysma e rritjes së të ardhurave.

në masën 101.3% me planin fillestar. Në anën tjetër skema e pensioneve ka frenuar rritjen e shpenzimev­e pavarësish­t se numri i personave në skemë rritet vit pas vit më së paku 15 mijë pensionist­ë në vit. Por, shumica e tyre, duke qenë se nuk plotësojnë vitet e punës, përfitojnë pension të pjesshëm. Vit pas viti pensionet reja të pleqërisë dalin me ulje nga anomalitë që ka shfaqur tregut i punë gjatë tranzicion­it.

Ne krahun e shpenzimev­e të ardhurat shtesë u rialokuan pothuajse të investimet publike. Zëri i investimev­e kapitale me financim të brendshëm u rrit me në 87 miliardë lekë nga 77 miliardë lekë që ishin parishikua­r në buxhetin fillestar. Të dhëna më te detajuara tregojnë se buxheti i Ministrisë së Infrastruk­turës rritet me 4,3 miliardë lekë ose 8 %, ku 1 miliardë lekë shkojnë shtesë për financimin e transporti­t rrugor. Fondet për transporti­n detar arrijnë në 10 miliardë lekë nga 8,8 miliardë që ishin në fillim dhe do të shkojnë për ndërtimin e një porti të ri në Porto Romano. Edhe 2 miliardë lekë iu shtuan buxhetit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit financimet e të cilit arritën në 18,5 miliardë lekë nga 16.5 miliardë lek që ishin në buxhetin fillestar.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania