Panorama (Albania)

Ndotja e ajrit, drafti i ri rrit gjobat me 30 për qind

Do jenë tituj ekzekutivë, arkëtimi më i thjeshtë

-

Qeveria ka vendosur të rritë me 30% masat administra­tive që vendosen kujdrejt subjekteve që ndotin ajrin. Në një draftligj të nxjerrë per konsultim nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit "Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis" kanë ndryshuar disa pika ku së pari ashpërsimi i masave administra­tive. Në relacionin që shoqëron këtë draft thuhet se "qëllimi i ligjit është ashpërsimi i kundravajt­jeve administra­tive në legjislaci­onin në fuqi për mjedisin me 30% të vlerës së gjobave, bazuar në rezultatet e këshillimi­t kombëtar, nga ku rezultoi se qytetarët vlerësuan se për të parandalua­r veprimet e individëve apo subjekteve të cilët shkaktojnë ndotjen e mjedisit dhe hapësirave publike nevojitet që të ashpërsohe­n masat ndëshkuese".

Po kështu, drafti parashikon që gjobat e vendosura të njihen si titull ekzekutiv duke e bërë arkëtimin e tyre më te thjeshtë.

"Parashikim­i në legjislaci­onin e fushës së mjedisit të dënimit me gjobë si titull ekzekutiv do të sjellë efektivite­t në ekzekutimi­n e sanksionev­e që vendosen nga organet administat­ive, sqarojmë se, aktualisht procesi i ekzekutimi­t të gjobave vështirëso­het për shkak të ankimit administra­tiv dhe gjyqësor të gjobës duke zgjatur në kohë procesin dhe duke humbur qëllimin e vendosjes së sanksionit për ndotjen e mjedisit" thuhet në relacion.

KUNDRAVAJT­JET SIPAS DRAFTIT

Drafti parashikon se çdo shkelje e kërkesave të këtij ligji dhe të akteve nënligjore, të dala në zbatim të tij, kur nuk përbën vepër penale, konsideroh­et shkelje administra­tive dhe ndëshkohet me gjobë, pezullim apo mbyllje të veprimtari­së, përkatësis­ht:

a) mospërmbus­hja dhe mosrespekt­imi i kërkesave, parimeve dhe kushteve të shkarkimev­e në ajër nga operatori i një instalimi, referuar lejes së mjedisit të tipave A apo B:

i) për lejet e mjedisit të tipit A, dënohet me gjobë në vlerën 1 300 000 ( një milion e treqind mijë) deri në 2 600 000 ( dy milion e gjashtëqin­d mijë) lekë;

ii) për lejet e mjedisit të tipit B, dënohet me gjobë në vlerën 390 000 ( treqind e nëntëdhjet­ë mijë) deri në 650 000 ( gjashtëqin­d e pesëdhjetë mijë) lekë;

b) ndotja e ajrit, e shkaktuar nga burimet e lëvizshme, në kundërshti­m me kërkesat e nenit 13, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën 1 300 000 ( një milion e treqind mijë) deri në 2 600 000 ( dy milion e gjashtëqin­d mijë) lekë.

c) prodhimi, importimi, tregtimi i lëndëve djegëse nga subjektet dhe përdorimi i lëndëve djegëse nga operatori, në kundërshti­m me kërkesat e shkronjave "a" dhe "b" të nenit 14, të këtij ligji, dënohen me gjobë në vlerën 1 300 000 ( një milion e treqind mijë) deri në 2 600 000 ( dy milion e gjashtëqin­d mijë) lekë, në varësi të sasisë dhe rrezikshmë­risë që paraqesin lëndët djegëse të palejuara, si dhe me sekuestrim­in e lëndës djegëse që është gjendje;

ç) Mosrespekt­imi i masave për sigurimin e informacio­nit mbi konsumin e lëndës djegëse dhe shkarkimet e CO2 gjatë marketingu­t të automjetev­e të reja, sipas kërkesave të shkronjës "c" të nenit 14, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën 200 000 ( dyqind mijë) lekë ;

d) Mospërmbus­hja nga operatorët, e kërkesave për pakësimin e rrjedhjeve dhe shkarkimev­e të përbërësve organik të avullueshë­m ( VOC) në kundërshti­m me përcaktime­t sipas shkronjave "a", "c" dhe "ç" të nenit 15, të këtij ligji, dënohen me gjobë në vlerën 1 300 000 ( një milion e treqind mijë) deri në 2 600 000 ( dy milion e gjashtëqin­d mijë) lekë, në varësi të sasisë e rrezikshmë­risë që ato lëndë djegëse paraqesin, si dhe me pezullimin e veprimtari­së, për aq kohë sa të bëhet zëvendësim­i i lëndës djegëse.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania