Panorama (Albania)

Cilat janë dy batutat bullizuese të Albi Nakos, për të cilat u kryqëzua në rrjet

-

Emri i Albi Nakos spikati menjëherë mes personazhe­ve të “Big Brother”. Koreografi, i njohur për natyrën e tij ironike, pritej që të krijonte disa situata në shtëpinë e “Big Brother”. Por, duket se nuk ka ndodhur kështu, të paktën në këto javë qëndrimi, ku Albi është shfaqur disi më i tërhequr. Dhe ishte pikërisht partnerja e tij, Doris, ajo që shkoi në shtëpinë e “Big Brother”, për t’ia vënë në dukje këtë fakt. Nga ana tjetër, edhe Ledioni e pyeti konkurrent­in rreth arsyeve që e kishin çuar në këtë mbyllje brenda kësaj eksperienc­e. Koreografi, u shpreh se jashtë lojës së “Big Brother”, ishte kryqëzuar 2 herë, për ato çfarë kishte thënë, duke sjellë edhe këtë ndryshim të tijin. Albi e kishte fjalën pikërisht për dy batutat që ka bërë në emisionet e kërcimit ku ka qenë juri, batuta për të cilat është kryqëzuar nga publiku. “Sa vjeç je ti? Unë them që në moshën që je ti ik martohu dhe bëj fëmijë”, kështu iu drejtua Albi një vajze 40 vjeç që mori pjesë në programin me kërcim “Just Dance” vite më parë. Komentuesi­t iu kundërvunë kësaj deklarate kudo ku gjetën hapësirë të lirë. Për këtë rast, Albi tha asokohe se bëri shaka dhe se e kishte shoqe vajzën në fjalë. Pas kësaj, Albi Nako u vendos sërish në qendër të kritikave për shkak të deklaratav­e të tij në një tjetër emision, në emisionin “Tka mami yll” ku protagonis­të ishin fëmijë nga 10 deri 15 vjeç. Albi iu drejtua një vajze duke thënë: “Ty të pëlqen më shumë të ushqehesh apo të këcesh?”, e pyeti Albi Nako vajzën, e cila iu përgjigj: “Të kërcej”. Por, Albi vijoi sërish duke insistuar: “E sigurt?”. E më pas e pyet se cili nga djemtë krah saj e ka trupin më të bukur për balet. Kjo ngjalli kritika të ashpra kundrejt tij, duke i kujtuar se edhe më parë ka dhënë komente të tilla që janë konsiderua­r bullizuese. Duket se kanë qenë këto dy momentet, që e kanë bërë Albin disi më të rezervuar, duke e mbajtur këtë peshë edhe brenda shtëpisë së “Big Brother”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania