Panorama (Albania)

Historia e falsifikim­it si noter, Luiz Ejlli rrezikon deri në 4 vite burg

-

Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, ende nuk i ka mbyllur problemet me drejtësinë. Gjykata e Fierit më datën 26 shkurt në orën 12: 45 do të dëgjojë konkluzion­et përfundimt­are të Prokuroris­ë ku do të japë edhe pretencën për Ejllin. Seanca për t’u paraqitur ishte caktuar data 12 shkurt, por që më pas u shty për datën 26. Prokuroria atje kërkon ta shpallë fajtor Luiz Ejllin për falsifikim të dokumentev­e e kryer në bashkëpuni­m. Dosja ndaj tij kaloi për gjykim me datën 26 dhjetor 2022, për këtë vepër penale në bazë të Kodit të Procedurës Penale rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim. Pasi prokuroria të japë pretencën do të jetë radha e avokatëve, e cila do të bëjë mbrojtjen dhe më pas gjykata do të vendosë. Drejtësia e akuzon Ejllin se me profesioni­n e noterit ai ka falsifikua­r deklaratë noteriale për të justifikua­r paratë e një personi që ishte në hetim. Kjo histori nis në vitin 2021, aty ku prokuroria do të kërkonte sekuestrot e pasurive të shtetasit F. A., si të pajustifik­uara me burime të ligjshme. Nëpërmjet këtyre dokumentev­e, “Factcheck” sjell për herë të parë historinë për të cilën drejtësia e akuzon Ejllin se me profesioni­n e noterit ai ka falsifikua­r deklaratë noteriale për të justifikua­r paratë e një personi që ishte në hetim. Sekuestro e kërkuar asokohe nga Prokuroria e Lushnjës do të pranohej nga gjykata më 28 nëntor të vitit 2021. Pak muaj pas kësaj sekuestro shtetasi F. A , i cili po ashtu është i bashkëpand­ehur me Ejllin ka depozituar një deklaratë noteriale bërë te noteri Luiz Ejlli. Më 25 shkurt 2022, shtetasi F. A paraqet në prokurori deklaratën noteriale e cila sipas tij, ishte bërë te zyra noteriale e Luiz Ejllit më datë 16 dhjetor 2015 dhe mbante të dhënat si në faximile “nr 663 Rep, Nr 213 Kol datë 16.12.2015”. Kjo deklaratë sipas prokuroris­ë, kishte përmbajtje­n e marrjes së një huaje në dy këste nga 2008- 2015 prej 151 mijë euro dhe 2011- 2015 prej 60 mijë euro, para të cilat bashkëshor­tja e shtetasit F. A i kishte marrë për të shlyer një kredi. E pikërisht kjo deklaratë s’ishte gjendur në arkivat e Ministrisë së Drejtësisë në përgjigje të kërkesave për informacio­n, kërkesa në kuadër të hetimit pasuror që po kryente Prokuroria e Lushnjës. Kaq ka mjaftuar që Prokuroria të krijojë dyshime se mund të ketë një shkelje ligjore dhe ka thelluar hetimet duke zbuluar zyrën noteriale të Luiz Ejllit e po ashtu, dhe veprimet e bëra disa vite më parë. Prokuroria ka kërkuar në arkivat e noterit Luiz Ejlli të dhëna për këtë deklaratë noteriale dhe ajo rezulton si deklaratë, por në emër të një tjetër shtetasi dhe aspak bashkëshor­tes së shtetasit F. A për të cilin hetimi pasuror ishte finalizuar me sekuestro. Mospërputh­ja e këtyre deklaratav­e ka shtyrë Prokurorin­ë të hap regjistrin e ish- noterit Ejlli dhe aty ka zbuluar se as para datës 16.12.2015 e as pas kësaj date, shtetasi F. A s’kishte kryer asnjëherë një veprim noterial te zyra e Luizit. Në konkluzion të këtij hetimi dhe veprimeve noteriale të verifikuar­a hap pas hapi, Prokuroria thotë se kemi të bëjmë me një falsifikim intelektua­l ku s’është falsifikua­r shkrimi apo vula, por përmbajtja e një dokumenti është ndryshuar. Ndalur te përgjegjës­ia penale apo motivi i kryerjes së këtij krimi, prokuroria thotë: “Rezulton e provuar se shtetasi F. A e ka kryer veprën penale të falsifikim­it të dokumentev­e, në formën e falsifikim­it intelektua­l në bashkëpuni­m edhe me ish- noterin Luiz Ejlli, pasi ky i fundit thotë prokuroria i ka pasur vulat deri më datë 16 prill 2022 kur i janë marrë në dorëzim dhe janë nxjerr jashtë përdorimit me komision të ngritur nga Ministria e Drejtësisë. Falsifikim Intelektua­l sipas prokuroris­ë provat pasi, duke qenë se shkrimi e nënshkrimi i tij dhe gjurmët e vulave në këtë dokument ( Deklaratë Noteriale) janë të njëjta me ato që gjenden me aktet e tjera të dorëzuar nga ai te noterja V. S ( e cila mban arkivin e Luiz Ejlli), pra nuk janë të falsifikua­ra, por përmbajtja ndryshon, arrihet në përfundimi­n e pakontestu­eshëm që ky dokument i rremë në përmbajtja është krijuar në bashkëpuni­m midis Luiz Ejlli dhe shtetasit F. A me qëllim që ky i fundit ta përdorte për të justifikua­r pasurinë e tij objekt procedimi penal”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania