Panorama (Albania)

Ndarja e Xhensilës dhe Besit, gazetari jep detajet: Si nisi krisja mes çiftit të famshëm

-

Ndarja e Xhensila Myrtezait dhe Bes Kallakut duket se nuk është thjesht zëra që qarkullojn­ë në rrjet, ndërsa çifti më i përfolur i “showbizz”- it duket se ka nisur procedurat e divorcit. Gazetari Labinot Nimani theksoi se çifti madje kanë hequr çdo fotografi që në plan kishte portretin familjar nga rrjetet sociale. Nimani tha se shpreson që Xhensila, e cila gëzon një popullarit­et shumë të madh në Kosovë, të dalë me një deklaratë për të qartësuar gjërat në shenjë respekti ndaj fansave. “Këta janë çift që kanë bërë kryetituj në media për ndarjen e tyre. Me burime të sigurta në disa media është komentuar nisja e procesit të divorcit. Kjo është vënë re edhe në disa rrjete sociale, ku dyshja nuk kanë më imazhe që përfshijnë portretin e tyre familjar. Ka pasur lloj e soj historie në këtë mes, por shpresoj shumë që Xhensila, që gëzon një popullarit­et shumë të madh në Kosovë, të dalë me një deklaratë për të qartësuar gjërat në shenjë respekti ndaj fansave të saj. Ndoshta t’u japë fund aludimeve që kanë marrë dhenë”, u shpreh ai. Dyshimet se martesa e çiftit është në krizë nisën pasi artistja e ka hequr nga rrjetet sociale bashkëshor­tin e saj, i cili ka bërë po të njëjtën gjë. Për të mos mjaftuar kjo, nga ana tjetër, Xhensila i ka fshirë të gjitha fotot me Besin në “Instagram”, duke lënë vetëm ato që ka me vajzën e tyre, Ajka dhe djalin disa muajsh, Amen. Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që rrjet kanë qarkulluar lajme se Xhensila dhe Besi janë drejt ndarjes, megjithëse ato janë mohuar nga ana e aktorit. “Më vret më shumë, vjen një moment që mbushet kupa. Nëse nuk më vrasin mua, vrasin Xhensilën me fjalët”, tha ai 2 muaj më parë gjatë një interviste.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania