Panorama (Albania)

Fifi dhe Adisi, të pandarë edhe në jetën e përditshme, çifti ecën i përqafuar rrugëve të Tiranës

-

Fifi dhe Adisi janë një ndër çiftet më të dashura për publikun. Prej gati 2 vitesh, çifti ka një raport të konsolidua­r, ku edhe janë bërë prindër. Tashmë, nga të gjithë ndjekësit me shumë kuriozitet po pritet edhe dasma e çiftit. Shpesh në rrjetet e tyre sociale, apo në daljet publike, ata janë shfaqur më të dashuruar se kurrë, duke mos i kursyer deklaratat e dashurisë për njëri- tjetrin. Adisi shfaqet në çdo koncert që Fifi mban, duke qenë kështu edhe shoqëruesi i saj më i mirë. Por, duket se e njëjtë është tabloja edhe në të përditshme­n e tyre, ku çifti është i pandarë. Paparaci ynë ka mundur t’i fotografoj­ë në rrugët e Bllokut, duken se ecin në sinkron dhe të përqafuar. Të veshur sportive dhe tërësisht të qetë, Adisi dhe Fifi nuk e kanë lëshuar njëri- tjetrin në asnjë moment, me gjithë sytë e kureshtarë­ve që i shoqëronin. Të shumtë janë fansat, që tashmë janë duke pritur edhe ceremoninë e martesës së tyre. Këngëtarja e njohur Fifi ka marrë propozimin për martesë në skenën e “Dancing With The Stars”. Pas performanc­ës në skenë, ajo është surprizuar nga partneri i saj, Adis Patushi, i cili i kërkoi të martohen bashkë. Fillimisht, në monitor u shfaq një mesazh nga Adisi, ku shkruhej: “Fifi faleminder­it që më bën kaq të lumtur! Ti je dielli dhe hëna ime. Je njeriu që më ndryshoi krejt jetën! Të dua”. Më pas, në skenë u shfaq partneri i këngëtares, duke bërë që Fifi të emocionohe­j dhe të dy të përloteshi­n. “Je shumë e bukur, a do të martohesh me mua”, iu drejtua ai. Dhe padyshim që përgjigja e këngëtares ishte “Po”. Pas propozimit për martesë, Fifi u shpreh se ishte moment magjik dhe një nga më të bukurit që ka përjetuar. Këngëtarja theksoi se ai është aty në çdo moment të jetës së saj dhe se do e dashurojë deri në fund të jetës. “Faleminder­it shumë Adis për këtë moment që më bëre të përjetoj, faleminder­it për çdo ditë të jetës që t’i më jep dashuri. Në çdo moment të mirë apo të keq, ke qenë aty për mua dhe me mua. Të dashuroj deri në fund të jetës sime. Ishte propozim i magjishëm”, shprehet këngëtarja. Ata janë prindër të një djali të quajtur Theo Mal, që erdhi në jetë në Amerikë në 25 prill 2024. Ndërkohë, Adis Patushi është baba edhe i një djali, Troi, me ish- bashkëshor­ten, Adrola Dushi. E pyetur në një intervistë pak kohë më parë, Fifi u shpreh se dasma nuk ishte në planet e saj të afërta dhe se ende nuk e kishin diskutuar me Adisin. Ajo tha se dëshiron një dasmë tradiciona­le dhe jo një ceremoni me 50 veta, duke shtuar se kur të martohet “do të dëgjohet Shkup e Shkodër”. “Avash,avash. Unë dua një dasmë tradiciona­le, nuk dua të bëj një ceremoni me 50 vetë. Unë po u martova do e marrë vesh nga Shkupi në Shkodër themi andej nga ne. Dasma ime do dëgjohet Shkup e Shkodër. Nuk e kam folur akoma me Adisin, sepse nuk kemi qenë në atë fazë që kam dashur për të folur për dasmë. Kemi plane shumë më të bukura përpara, dasma është një gjë qejfi, ne çunin e kemi bërë”, tha këngëtarja. Kujtojmë se Fifi dhe Adisi u bën çift vitin e kaluar pas përfundimi­t të “Big Brother Vip 1”, ku këngëtarja ishte konkurrent­e bashkë me kushëririn e Adisit, Kledin Hysa. Shkak për njohjen e tyre u bë pikërisht modeli, nga e cila u kurorëzua një lidhje e bukur dashurie. E ndërkohë që të gjithë donim të dinim se si do të vijojë jashtë, historia e saj me Grantin, djalin seksi me të cilin ndau eksperienc­ën në “Big Brother” dhe që u frekuentua­n edhe jashtë, Fifi na surprizoi me një tjetër histori. Ajo u pa afër djalit, i cili nuk ishte fare i panjohur për opinionin publik edhe pse s’kishte fare lidhje me botën e “showbizz”- it. Ai ishte Adis Patushi, ish- bashkëshor­ti i modeles bukuroshe Adrola Dushi.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania