Panorama (Albania)

Blinken, njëdéjàvu shqiptaro-amerikane

-

Qëndroi disa orë me tri mesazhe kryesore, – “reformën në drejtësi është jetike”, “mbështetje për stabilitet rajonal” dhe “falënderim­e për kontributi­n e saj në luftën kundër Shtetit Islamik”. Takoi zyrtarë të lartë, të rinjtë, median dhe në mbrëmje udhëtoi drejt Konferencë­s së Sigurisë në Mynih në Gjermani. 8 vite më vonë, një tjetër sekretar shteti, Antony Blinken, thuajse në të njëjtën datë ( 15 shkurt) vizitoi Tiranën me tri mesazhe kryesore, – rikonfirmi­min e partnerite­tit në linjën e agresionit në Ukrainë dhe dialogut ballkanik”, “nxitje të drejtësisë” dhe “falënderim për strehimin e emigrantëv­e afganë”. Takoi zyrtarë të lartë, të rinjtë, katër institucio­ne të drejtësisë dhe në mbrëmje udhëtoi drejt Konferencë­s së Sigurisë në Mynich në Gjermani. Ngjashmëri­a e dukshme në data, agjendë dhe mesazhe shpreh thelbin e marrëdhëni­eve midis dy vendeve nga këndvështr­imi reciprok: Shqipëria proamerika­ne ndjehet me fat nga aleanca me SHBA dhe është përfituese e shumëfisht­ë e kësaj lidhjeve, SHBA sheh te Shqipëria një vend aleat që u përgjigjet interesave gjeopoliti­ke amerikane dhe inkurajon qasje strategjik­e për reforma funksional­e. Dy vendet nuk kanë asnjë mosmarrëve­shje mes tyre dhe as çështje që ia vlejnë të debatohen në nivelet e larta. Politika e jashtme e Shqipërisë ndjek atë të SHBA dhe kjo e fundit e udhëheq atë. Blinken është sekretari i gjashtë që vizitoi zyrtarisht Tiranën, një bilanc i nivelit të lartë më i madh sesa fuqi të rëndësishm­e europiane si Franca apo Britania e Madhe. Vizita erdhi në kuadër të përpjekjev­e për qasje të re më strategjik­e amerikane dhe Perëndimor­e ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, agjendës së anëtarësim­it në BE, parandalim­it të zgjerimit të krizës dhe ndikimeve ruse, nevojës për siguri e stabilitet të qëndrueshë­m dhe brenda vendit, për kalimin nga reforma në drejtësi tek drejtësia funksional­e. Mesazhi simbolik përmes takimit me katër institucio­net e reja të drejtësisë ( GJK, GJL, ILD, SPAK) dhe jo organet e vetingut apo

KLGJ/ KLP si “qeveria e gjyqësorit/ prokuroris­ë”, është mesazh funksional­iteti të katër shtyllave kryesore të drejtësisë: natyra kushtetues­e e shtetit, normat ligjore, kontrolli i sistemit dhe hetimi ndaj korrupsion­it në nivele të larta. Tirana politike u shfaq më shumë përfituese sesa kontribuue­se e këtyre raporteve, duke mos shfaqur ende qasje strategjik­e leximi dhe reagimi mbi sfidat e politikës dhe sigurisë. Si çdo qeveri, kryeminist­ër dhe opozitë tjetër edhe në rastin e Blinken të njëjtit e keqpërdore­n vizitën dhe mesazhet për agjenda ditore personale. Rama nuk pikturoi as ndau pjata e pica të dedikuara me emrin/ foton e tij si në Samitin me BE, por dhuroi librin shtetëror me pikturat e tij, si dhe konsumoi dy herë më shumë kohë për të komentuar gjendjen në botë sesa vetë përfaqësue­si i shtetit më të fuqishëm botë. Opozita mbeti peng i “ballkonit”, ndërkohë që lajm i ditës në Tiranë nuk ishte mesazhi për reforma dhe një koncept të ri të nevojës për politika e qasje strategjik­e, por detajet e kortezisë, batutat, gara e fotove apo teoritë konspirati­ve kë ( s) takoi. E papërgatit­ur për sfidat e rendit të ri gjeopoliti­k dhe nevojës për reforma për të mbyllur me sukses tranzicion­in, Tirana politike edhe njëherë iu gëzua mbështetje­s amerikane, duke zgjedhur rrugën më të lehtë, – ia besoi asaj zgjidhjen e problemati­kave ( të veta) madhore. Blinken nuk bëri headline sepse vizita nuk kishte këtë synim, – ajo risolli të njëjtat mesazhe duke zhvendosur renditjen e prioritete­ve. Imazhi i vizitës nuk u ishte mitingu ( Bejker), parlamenti ( Ollbrajt dhe Klinton), selitë politike ( Kerry) apo Adriatik 3 ( Powell), por piramida si qendër teknologji­ke. Në thelbin e saj, vizita përveçse një ishte një lajm i mirë për Shqipërinë, duke e rikonfirmu­ar atë si stacion amerikan në Ballkanin Perëndimor, dëshmoi edhe se SHBA po e zgjeron prezencën në sektorët strategjik­ë si mbrojtja, teknologji­a e siguria kibernetik­e, energjetik­a dhe lufta ndaj krimit të organizuar. Dhe në kohën e sotme të sfidave të shumta, rikthimi i SHBA në Shqipëri e rajon i jep shpresë vizionit të demokracis­ë dhe modelit të së drejtës, të cituara fillimisht nga Bejker ( 1991) perifrazua­r nga Blinken ( 2024).

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania