Panorama (Albania)

Kur dështojnë në Kod, dështojnë edhe në Amnisti!

- ARIAN GALDINI

marrëveshj­en Rama- Meloni, por nuk e kaluan dot Amnistinë Penale. Me pak fjalë, na dhanë kumtin se punët e përbashkët­a ata nuk i bëjnë dot po nuk ndanë pazaret, ndërsa çfarë është për t’u bërë veç e veç e kryejnë edhe kur shkëmbejnë ndonjë kusur votash parlamenta­re sa për test. Ndërkohë, në dt. 20 shkurt, Federata Opozitare me në krye Lulzim Bashën, e rrëzoi Edi Ramën dhe pasi e rrëzoi, u mblodhën të gjithë poshtë ballkonit për të kënduar Himnin e Flamurit e për të deklaruar se beteja sapo ka filluar, revolucion­i sapo ka nisur, mosbindja civile tani startoi. Apo ndoshta e kam shkruar gabim emrin e Liderit të Federatës Opozitare? Mos ndoshta do duhej të shkruaja Sali Berisha, por tek e fundit, vetëm emri ndryshon sepse skenografi­a, ngjarja, përmbyllja, deklarimet dhe agjipropi pas çdo “Proteste të ditës finale” janë absolutish­t të njëjta. Mungoi himni, do më korrektojë dikush. Po, e vërtetë, sepse tashmë edhe tifozët e Kombëtares e kanë ndryshuar këngën e Elvanës me këngën e Shkurte Fejzës. Disa gjëra edhe ndryshojnë ndonjëherë. Prej 9 shtatorit 2021, po përjetojmë kaq shumë lëvizje tektonike politike, në mënyrë që t’i ripozicion­ojmë ushtritë politike njëlloj si para 2013, e që secila ushtri të ketë gjeneralin e vet, njëlloj si atëherë. Vetëkuptoh­et se do të kemi edhe Ilir Metën të rikthyer aty ku ishte tek Sali Berisha, deri para se t’i dorovitej Edi Ramës në natën e gjatë të ngjalave tek Gjiri i Lalëzit. A nuk deklaronte Edi Rama pas zgjedhjeve lokale të shkurtit 2007, zgjedhjeve parlamenta­re të 2009 dhe zgjedhjeve lokale të 2011, se Sali Berisha nuk rrëzohet me zgjedhje? Kthehuni pak pas në kohë. A nuk deklaronte asokohe Edi Rama se zgjedhje me Sali Berishën nuk ka dhe se duhet revolucion? Ju lutem, vetëm rikthehuni pas në kohë! Por çfarë ndodhi? Në vitin 2008, Edi Rama i mori Sali Berishës ndryshimet kushtetues­e dhe Kodin Zgjedhor, e në 2013- ën i mori Ilir

Ilir Meta me Lulzim Bashën do të luftojnë duke u endur nga ballkoni i Sali Berishës te ballkoni i Edi Ramës, për t’u bërë saksi mbijetojës­e. Të tjerët do të përpiqen të kapin ndonjë cep a qoshe ku lumturia e tyre do varet ose nga ecjet e Sali Berishës në ballkon, ose nga hernia diskale e Edi Ramës në Kryeminist­ri. Mirëpo nëse vazhdon kështu, “revolucion­i” do të jetë gjithmonë fitimtar dhe final mbi Edi Ramën dhe Edi Rama gjithmonë do të fitojë zgjedhjet derisa nipi i Alastair Campbell të takojë rastësisht nipin e Erion Veliajt dhe t’i japë ndonjë këshillë sesi mund të ketë edhe ndonjë lider të ri në PS dhe qeveri. Ka vetëm një zgjidhje. Duhet prishur ekuilibri i Klubit të Plaçkaxhin­jve. Duhet një aktor i ri dhe një forcë e re politike në lojë. Nuk ka rëndësi sa e ka forcën e mundësinë fillestare, por rëndësi ka që edhe me peshën e fijes së kashtës ta prishë ekuilibrin e Klubit PS – PD ( PD me Sali dhe PD me Lulzim) - PL

Metën dhe fitoi pa zgjedhje dhe pa revolucion. Fitoi me Kod dhe me ngjala. Me pak fjalë, kur këta nxjerrin njerëzit në shesh për protesta finale e për revolucion­e, mos mendoni se duan realisht të fitojnë aty në shesh. Jo! Numrat e shesheve janë mënyra sesi këta shantazhoj­në njëri- tjetrin për t’i kujtuar me kode mafioze njëri- tjetrit se ka ardhur koha, që të bëhet kalimi i pushtetit nga njëra dorë tek tjetra. Madje, edhe nunrat e Parlamenti­t përdoren po ashtu për pazare e kode mafioze. Kjo është arsyeja se përse në Kuvend këta e kaluan marrëveshj­en Rama- Meloni, por jo Amnistinë Penale. Sepse numrat e

sheshit që mbushi Berisha me Metën, nuk mjaftojnë më për ta bindur Edi Ramën që t’u kalojë pushtetin. Këtë e kupton edhe bufi. Më vjen shumë keq për ata mijëra demokratë e opozitarë që thirren e vijnë në Tiranë për protestën finale, e pastaj rikthehen në shtëpi me ngushëllim­in se beteja sapo ka filluar. Po ta shohin të vërtetën në sy, do ta kuptojnë se nuk ekziston më asnjë koncept a shans që i përafrohet protestës finale apo revolucion­it. Ka mbaruar ajo histori. Shqipëria është vend anëtar i NATO- s dhe kushdo që ka numrat për dhunë e suferinë, mund të mbysë të vetët por kurrsesi të fitojë me “Revolucion” mbi ndonjë qeveri, cilado qoftë ajo. Ai apo ata që kanë numra për dhunë, mund të shuajnë zëra opozitarë, mund të vrasin mendimin apo alternativ­ën ndryshe brenda opozitariz­mit, mund të arrijnë ta bëjnë “tokë të djegur” hapësirën opozitare, por nuk e fitojnë dot më asnjë betejë mbi qeverinë. Këtë e di mirë Edi Rama, prandaj edhe nuk ua jep asnjë pazar as për Amnistinë Penale, sepse e kupton se punët e qeverisë i ka me vota të mjaftueshm­e. As Kodin Zgjedhor nuk do t’ua japë. Do të tallet me ta, si do e sa do. Sepse në Klubin e Plaçkaxhin­jve ku janë bashkë, ata janë qartësisht të dakordësua­r se në lojë do jenë vetëm ata e nuk do lejojnë së bashku askënd të ri t’u hyjë në fushë. E për rrjedhojë, brenda Klubit të Plaçkaxhin­jve, Edi Rama është ai që ka numrat e fitores, ndërsa Sali Berisha ka numrat e “tokës së djegur opozitare”, e për rrjedhojë Ilir Meta, Lulzim Basha e të tjerë kanë numrat e mbijetesës apo nevojës. Sali Berisha do të mbetet në ballkon i lumtur, që ka mikrofonin e tij aty të instaluar përballë “numrave të tokës së djegur opozitare”. Ilir Meta me Lulzim Bashën do të luftojnë duke u endur nga ballkoni i Sali Berishës te ballkoni i Edi Ramës, për t’u bërë saksi mbijetojës­e. Të tjerët do të përpiqen të kapin ndonjë cep a qoshe ku lumturia e tyre do varet ose nga ecjet e Sali Berishës në ballkon, ose nga hernia diskale e Edi Ramës në Kryeminist­ri. Mirëpo nëse vazhdon kështu, “revolucion­i” do të jetë gjithmonë fitimtar dhe final mbi Edi Ramën dhe Edi Rama gjithmonë do të fitojë zgjedhjet derisa nipi i Alastair Campbell të takojë rastësisht nipin e Erion Veliajt dhe t’i japë ndonjë këshillë sesi mund të ketë edhe ndonjë lider të ri në PS dhe qeveri. Ka vetëm një zgjidhje. Duhet prishur ekuilibri i Klubit të Plaçkaxhin­jve. Duhet një aktor i ri dhe një forcë e re politike në lojë. Nuk ka rëndësi sa e ka forcën e mundësinë fillestare, por rëndësi ka që edhe me peshën e fijes së kashtës ta prishë ekuilibrin e Klubit PS – PD ( PD me Sali dhe PD me Lulzim) - PL.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania