Panorama (Albania)

Berisha: Të pafajshmit mbahen në paraburgim, janë arrestuar vetëm për statistika

-

Lideri demokrat denoncoi dje policinë se po mban njerëz të pafajshëm në paraburgim. Nga dritarja e banesës së tij, z. Berisha deklaroi se Shqipëria është vendi në Europë e botë, që ka më shumë të paraburgos­ur sesa të dënuar. Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë duke thënë se njerëz të pafajshëm kanë mbushur paraburgim­et, sepse janë arrestuar vetëm për statistika. “Me qëndresën tuaj, me zërin tuaj, jeni bërë udhërrëfye­s për mbarë shqiptarët. Çdo natë qytetarët e këtij vendi ndjekin fjalimet tuaja, ndjekin parlamenti­n tuaj të fjalës së lirë, i cili është vite drite larg parlamenti­t RamaLinda, i cili është vite drite larg parlamenti­t të krimit, që voton buxhet në 4 minuta, që shtyp liritë dhe të drejtat e popullit opozitar. Nga kjo rrugicë, nga ky parlament, ju u përcillni shqiptarëv­e të vërteta e mëdha. Ju denonconi këtu si luftëtarë të pamposhtur Edi Ramën, monizmin e shëmtuar të tij, diktaturën e tij, të bazuar në aleancën me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëv­e. Në aleancën, siç e kanë thënë vetë me krenari, aleancën e qelbësirav­e. Çdo natë nga kjo rrugicë, me guxim ju mbroni liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë, ndaj të cilave sot ka një agresion nga narkoshtet­i, njëlloj si në diktaturat e egra. Miqtë e mi! Jashtë dritave të qytetit, në burgjet e këtij vendi është ulur mesjeta. Shqipëria sot është i vetmi vend në Europë, botë, që 62% të të gjithë të burgosurve i ka me paraburgim. Ky është dhunim masiv i të drejtave të njeriut. I ka me paraburgim se janë të pafajshëm, sepse nuk ka akuzë mbi ta, sepse arrestohen vetëm e vetëm për statistika.

Se ky ministër që është turpi i ministrit, turpi i njeriut, që është i lidhur kokë e këmbë me krimin, urdhëron dhe arrestohen njerëz pa asnjë lidhje me krimin, i plasin në burgje dhe i lënë aty. Ju denonconi këtu një diktaturë, e cila njëlloj si në Rusi, Tunizi, Ugandë, arreston si person nën hetim, pa asnjë provë, fakt apo dokument, kryetarin e PD- së. Arreston tjetrin pse ka marrë 410 metra tokë të vetën, trashëgim të familjarëv­e të tij. Ju denonconi një diktaturë të shëmtuar që ka krijuar për vete, drejtësinë më të shëmtuar më të shpërfytyr­uar që ka pasur dhe ka Shqipëria apo ndonjë vend tjetër”, - tha Berisha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania