Panorama (Albania)

Samiti, zbardhet axhenda e Presidenti­t Zelensky në Tiranë

Në prag të samitit në Tiranë, Presidenti Zelensky: Vlerësojmë mbështetje­n, faleminder­it Shqipërisë për solidarite­tin!

- VALENTINA MADANI

Në prag të samitit për Ukrainën në Tiranë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, falënderoi dje Shqipërinë për solidarite­tin ndaj shtetit të tij.

“Ne vlerësojmë mbështetje­n e Shqipërisë dhe presim me padurim sigurimin e një të ardhmeje paqësore evropiane si për vendet tona, ashtu edhe për Europën në tërësi”, - deklaron Zelensky në ‘ X’. Në datat 28 dhe 29 shkurt, Tirana do të organizojë për herë të parë një samit dedikuar tërësisht Ukrainës, vetëm disa ditë nga dyvjetori i nisjes së agresionit rus atje. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë Shqipërinë për herë të parë, ku pritet të ketë edhe disa takime bilaterale me kryeminist­rin Edi Rama, Presidenti­n Bajram Begaj dhe kryeparlam­entaren Lindita Nikolla. Në mbështetje të qëndresës heroike të popullit ukrainas, në Tiranë ditën e shtunë u mbajt një manifestim në 2- vjetorin e fillimit të sulmit rus. Ftesës së kryebashki­akut Erion Veliaj iu bashkuan ambasadori i BE- së, Silvio Gonzato; ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov; i ngarkuari me punë i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, David Wisner si dhe përfaqësue­s nga klasa politike shqiptare. “Jam krenar që sot BE, SHBA, vendet anëtare të NATO- s, gjithë kolegët që janë këtu i janë bashkuar edhe një pjesë e jashtëzako­nshme e komuniteti­t të qytetarëve të Tiranës. Sepse besoj që kjo nuk është një punë e atyre që merren me politikë dhe diplomaci. Kjo është puna dhe një detyrim moral e çdo qytetari evropian”. Veliaj bëri me dije se këtë javë Tirana do të mikpresë Presidenti­n e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. “Tirana do të përgatitet për të mikpritur Presidenti­n Volodymyr Zelensky, që do të jetë këtu për samitin javën tjetër. Kështu që jo vetëm një rrugë që quhet nga Bashkia e Tiranës ‘ Ukraina e Lirë’, por e gjithë Tirana do të ndihet si ky toponim, një Ukrainë e lirë”. Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov dhe diplomatët

e BE- së dhe SHBA- ve falënderua­n Shqipërinë që i ka qëndruar pranë Ukrainës. “Ne po mbrojmë popullin

ukrainas falë sistemit të mbrojtjes ajrore dhe ndihmës së dhënë nga partnerët tanë. Uroj dhe ukrainasit që jetojnë

në Shqipërinë. Jam mirënjohës për Qeverinë shqiptare, që ka zgjatur rezidencën e tyre dhe mbrojtjen për këta qytetarë, të

cilët ishin të detyruar ta linin atdheun e tyre. Falënderoj popullin shqiptar për ndihmën e madhe që kanë dhënë për popullin ukrainas”, - tha ambasadori i Ukrainës. “Vlerësoj Shqipërinë dhe popullin shqiptar për mbështetje­n e tij të jashtëzako­nshme ndaj popullit ukrainas në dy vitet e fundit”, - u shpreh i ngarkuari me Punë i SHBA, David Wisner. Që prej agresionit rus, mbi 2500 ukrainas

janë strehuar në vendin tonë. “Ukraina, një krim lufte”, ishte para pak ditësh ekspozita me dëshmi pamore e agresionit rus e çelur në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeminist­ri. Për kreun e qeverisë, kjo ekspozitë vjen në vigjilje të vizitës së Presidenti­t ukrainas në Tiranë, Volodymyr Zelensky, i cili do jetë pjesë e samitit të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor 28- 29 shkurt.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania