Panorama (Albania)

Baza ajrore inaugurohe­t më 4 mars, në Kuçovë zbarkojnë SHBA e NATO

Mban 6 avionë luftarakë. Trupat e NATO- s dhe mjetet fluturuese do të akomodohen, stërviten dhe të fluturojnë nga baza ajrore e Kuçovës

- TIRANE

Më datën 4 mars do të inaugurohe­t baza ajrore e Kuçovës. Në ceremoni do të marrin pjesë përfaqësue­s të lartë të shtetit shqiptar, të NATO- s dhe SHBA- ve.

Pak ditë para ditës së inaugurimi­t, punimet në bazën ajrore të Kuçovës janë drejt përfundimi­t, për ta kthyer atë në një bazë taktike të NATOs. Nga kjo bazë, ku për herë të parë publikohen pamje të përgatitje­ve dhe punimeve, komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade, Ferdinand Dimo, shpjegon hapat që u ndoqën deri më tani. Sipas gjeneral brigade Ferdinand Dimo, ka qenë vendimmarr­ja e shtetit shqiptar dhe e NATO- s në vitin 2018 për ta kthyer këtë bazë në një bazë taktike të Aleancës, ndërsa më 4 mars të këtij viti, ajo është plotësisht efektive. “Në vitin 2021 u parashikua­n të kryheshin investimet për rivitalizi­min e instalimev­e të bazës së Kuçovës. Tashmë sot jemi në përfundim të implementi­mit të 3 projekteve të rëndësishm­e, siç është sistemi i rrethimit dhe i sigurisë, po ashtu edhe i mbrojtjes perimetral­e të bazës. Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë të investuara nga qeveria shqiptare”, - sqaron komandanti i Forcës Ajrore. Gjeneral brigade Ferdinand Dimo sqaron funksionet që do të kryhen nga kjo bazë. “Jemi në përfundim të të gjitha punimeve që trupat e Forcës Ajrore të stërviten në këtë bazë. Por jo vetëm kaq, trupat e NATOs dhe mjetet fluturuese të NATO- s mund të akomodohen, të stërviten dhe të fluturojnë duke u nisur nga baza ajrore e Kuçovës, që tashmë është një bazë ajrore taktike e NATO- s”, - deklaroi ai. Baza taktike e NATO- s në Kuçovë do të shërbejë pozitivish­t edhe në zhvillimin ekonomik të të gjithë qarkut të Beratit. “Ndërtimi i bazës ajrore të NATO- s në Kuçovë ka një impakt të jashtëzako­nshëm zhvillimor në komu

“Në vitin 2021 u parashikua­n të kryheshin investimet për rivitalizi­min e instalimev­e të bazës së Kuçovës. Tashmë sot jemi në përfundim të implementi­mit të 3 projekteve të rëndësishm­e, siç është sistemi i rrethimit dhe i sigurisë, po ashtu edhe i mbrojtjes perimetral­e të bazës. Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë të investuara nga qeveria shqiptare”.

nitet dhe në të gjithë hapësirën e qarkut të Beratit”, - shprehet gjeneral brigade Ferdinand Dimo. Baza ajrore e Kuçovës do të inaugurohe­t më 4 mars, sipas planit të parashikua­r. Në ceremoni do të marrin pjesë përfaqësue­s të lartë të shtetit shqiptar, të NATO- s dhe SHBA. Fillimi i punimeve u inaugurua dy vite më parë nga kryeminist­ri Edi Rama dhe ish- ambasadorj­a amerikane Yuri Kim. Baza do të jetë në gjendje të mbajë gjashtë avionë luftarakë në baza periodike. Pas viteve ’ 90, baza është shkretuar dhe me nxjerrjen jashtë përdorimi të këtyre avionëve i humbi edhe lavdia. Madje, as menaxhimi prej disa vitesh i një flote turke nuk i dha shkëlqimin, teksa muajt e fundit po bëhen përpjekje për ta bërë funksional­e. Inaugurimi­n e bazës së Kuçovës e paralajmër­oi para disa ditësh në Tiranë Sekretari amerikan, Antony Blinken, ndonëse nuk përmendi datë të caktuar. Baza ajrore e Kuçovës pritet të hapet muajin e ardhshëm, zbuloi Sekretari amerikan i Shtetit gjatë deklaratës për median pas takimit me kryeminist­rin Edi Rama. Duket që baza ajrore ka qenë pjesë e bisedimeve dypalëshe. “Muajin e ardhshëm Shqipëria do të përurojë bazën ajrore të NATO- s në Kuçovë. Të 31 aleatët tanë që së shpejti do të bëhen 32 aleatë të NATO- s, do të sjellin përvoja të ndryshme, gjeografi të ndryshme, aftësi të ndryshme, kapacitete të ndryshme, por secili prej nesh ka të njëjtin angazhim në fakt të fortë, të hekurt, i cili është të ndihmojmë njëri- tjetrin dhe gjithashtu të sakrifikoj­më, madje në vitin e fundit çdo aleat ka rritur përqindjen në ndihmë të mbrojtjes si 2% i PBB- së”. Por ndërsa baza ajrore e NATO- s në Kuçovë do të hapet, diskutimet për ndërtimin e një baze detare të saj në Durrës, për të cilën Shqipëria ka ofruar gatishmëri­në, vijojnë. “Tani për sa i takon bazës ajrore para së gjithash është e rëndësishm­e që të nënvizojmë disa gjëra; së pari: Tashmë kanë kaluar 15 vjet që kur Shqipëria është bërë aleate e NATO- s dhe fakti që do të përurohet, do të përurohet në fakt baza ajrore e Kuçovës, vetëm pak javë më vonë dhe kjo është një mënyrë e mrekullues­hme për të nënvizuar dhe për të theksuar angazhimin që Shqipëria ka bërë ndaj NATO- s dhe gjithashtu në atë që NATO ka ndaj Shqipërisë dhe ky është një shembull tejet i fortë për partnerite­tin që ne gëzojmë me njëri- tjetrin. Ndërsa kur bëhet fjalë për bazën detare, kjo është diçka që ne e kemi diskutuar dhe do të vazhdojmë ta diskutojmë këtë përmes NATO- s dhe procesit që NATO ka përsa i përket vendosjes së aseteve të tjera, të cilat janë të rëndësishm­e, të blera për aleancën dhe jam i sigurt që teksa diskutojmë NATO do të thotë më shumë”, - tha Blinken. Në total investimi kap një vlerë prej rreth 50 milionë euro. Kontributi i palës shqiptare shkon në rreth 10% të vlerës së përgjithsh­me të investimit në këtë bazë, e cila me investimin e NATO- s do të kthehet në një bazë taktike të dislokuesh­me.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania