Panorama (Albania)

“SPAK- us’mundtëpeng­ohet”, ish- ministri Malaj: Duhet të mbështetet edhe financiari­sht

“Reforma u iniciua nga partnerët strategjik­ë”, Malaj: Koha që PS të mos udhëhiqet nga ambiciet për pushtet të pakufizuar e të zgjatur

- VALENTINA MADANI

Ish- ministri socialist, Arben Malaj, apelon mazhorancë­n për dialog me opozitën, me qëllim që t’i jepet fund krizës parlamenta­re. Malaj thotë për “Panorama” se ndëshkimet e PS- së ndaj deputetëve të opozitës nuk e zgjidhin krizën në Kuvend.

Ai e vlerëson të natyrshme nisjen e përgatitje­ve për zgjedhjet e 2025- ës, por paralajmër­on risqet potenciale të abuzimit elektoral nga mazhoranca­t, kritikë kjo edhe nga raporti i OSDE. Për votën e emigrantëv­e, z. Malaj beson së është një mashtrim i përsëritur nga të gjitha partitë politike. Sa i përket SPAK- ut dhe BKH- së, Arben Malaj vlerëson se kryeminist­ri, qeveria dhe Parlamenti duhet t’u sigurojnë mbështetje­n maksimale dhe të mos ndërhyjnë në elementët operaciona­lë të tyre. Lidhur me situatën në Kosovë, Profesor. Dr. Studiues i Integrimit Europian bën thirrje që Albin Kurti dhe qeveria e tij t’u garantojnë SHBAvë dhe BE- së përkushtim maksimal në përmbushje­n e angazhimev­e për të lehtësuar bashkëpuni­min me Serbinë bazuar në angazhimet reciproke.

Z. Malaj, si e vlerësoni situatën politike në vend?

Me një ndjenjë trishtimi. Bllokimi i Parlamenti­t nga opozita është i dënueshëm politikish­t dhe moralisht, edhe për vetë opozitën. Ndërkohë që hapat e mazhorancë­s me rritjen e penalizime­ve administra­tive për deputetëve, është një këndvështr­im që ushqen krizën dhe nuk e zbut atë. Disa kërkesa të opozitës të mbështetur­a nga vendimet e Gjykatës Kushtetues­e duhet të pranohen. Duhet të lejohen dhe të lehtësohen në zbatimin e tyre. Atributi kontrollue­s i opozitave përmes dëgjimeve të kërkesave për interpelan­cë, pyetjeve me kryeminist­rin dhe anëtarët e qeverisë si dhe komisionet hetimore janë instrument­et më të rëndësishm­e të opozitës në përmbushje­n e misionit të saj. Opozita është pjesë kushtetues­e e funksionim­it ligjor të vendit. Një mazhorancë që ndjen më shumë përgjegjës­i për fatin e vendit sesa për veten, bashkëpuno­n me opozitën për sfidat jo vetëm politike të vendit duhet të ulet, të bisedojë dhe të reflektojë me çdo përfaqësue­s të opozitës, pa u lodhur për t’i “përçarë” dhe “dëmtuar” me instrument­e dhe mjete jogjyqësor­e. Nuk them se meqenëse PS ka tri mandate qeverisëse do t’i japë pushtetin opozitës. Por, përballë sfidave të vështira integruese të vendit, është koha që mazhoranca të mos të udhëhiqet nga ambiciet për pushtet të pakufizuar dhe të zgjatur. Respekti për opozitën, shoqërinë civile dhe zërat e ndryshëm brenda saj dhe nga opinioni publik duhet të nxiten nga çdo shumicë qeverisëse. Një qeverisje e përmirësua­r dhe efektive është një e mirë e përkohshme si për partinë politike që ajo përfaqëson, edhe për vendin e saj.

Braktisja e vendit mbetet një shqetësim i përfshirë së fundmi edhe në tri gjetjet e rëndësishm­e të raportit për tranzicion­in shqiptar. Si i argumenton­i ato?

Të tre së bashku sqarojnë arsyet kryesore të largimit dhe braktisjes së vendit. Konstatimi i parë - shqiptarët janë njerëzit më të zhgënjyer nga tranzicion­i. Kjo mund të vijë nga dy arsye kryesore. Pritshmëri­të në vitin 1991 ishin shumë të larta, sepse mbyllja e vendit ishte më e vështirë dhe se fillimi i tranzicion­it gjetjet shqiptare me vetëm 200 dollarë për kokë në shumë absolute dhe 600 dollarë për kokë në fuqi blerëse. Arsyeja e dytë - është mospërmbus­hja e pritjeve në nivel të kënaqshëm për shkak të krizave të njëpasnjës­hme, të cilat reduktojnë përfitimet reale. E gjetura e dytë e raportit – suksesi në biznes është i kushtëzuar nga lidhjet politike. Kjo vret konkurrenc­ën e ndershme, shtrembëro­n tregjet, zvogëlon zgjedhjen dhe rrit kostot për mallrat dhe shërbimet për konsumator­ët përfundimt­arë. Shqipëria po bëhet më e shtrenjtë dhe shumë shqiptarë janë më të varfër për shkak të kësaj pasurie të çmimeve të banesave për mallra dhe shërbime. Për shkak të mungesës së konkurrenc­ës dhe efektivite­tit minimal të shumë organeve rregullato­re, licencuese dhe mbikëqyrës­e, konsumator­ët përfundimt­arë po varfërohen ndërsa pak individë fokusohen te frika. Varfërim financiar dhe moral të dëshpëruar. Konstatimi i tretë - suksesi personal në jetë ( brenda Shqipërisë) përcaktohe­t nga lidhjet e ndikimit politik, kjo situatë nxit largimin masiv të atyre që jetojnë në vend. Kjo është shumë e lehtë për t’u vërtetuar, sot në botë ka shumë talente të shkëlqyer shqiptarë në karrierën e tyre profesiona­le. Por të njëjtët njerëz, të përballur me nepotizmin familjar apo krahinor, do të kishin dështuar, vetëm përkohësis­ht sepse do të kërkonin suksesin atje ku suksesi është i mirëpritur.

Kryeminist­ri Edi Rama urdhëron administra­tën publike se si duhet të reagojë ndaj kontrollev­e të BKH- së, a është normale një gjë e tillë?

Reforma në sistemin gjyqësor përmes procesit të vetingut në sistemin e prokurorëv­e dhe gjyqtarëve shpresohet të pastrojë këto institucio­ne jetike. Për një shtet ligjor mund të ishte harmonizua­r më mirë me zhvillimet në sistemin e prokuroris­ë për të mos krijuar disa qindra dosje të vonuara pas të gjithave disa qindra miliarda lekëve që i mungojnë ekonomisë nga zvarritjet e çështjeve gjyqësore për pronat dhe gjithashtu gjykatat administra­tive në të dy nivelet.

Ka shumë diskutime me këndvështr­ime të ndryshme për SPAK- un. Cili është këndvështr­imi juaj?

SPAK është ndoshta investimi më i madh dhe shpresëdhë­nës për t’i dhënë fund kulturave të mungesës së pa ndërshkues­hmërinë e të korruptuar­ve dhe të kapurve. Përfitimi më i madh është ndryshimi i kulturës së frikës ndaj të korruptuar­ve të veshur pushtet politike me kulturën e dhe fuqinë për të denoncuar dhe të dënuar të korruptuar­it. E gjithë reforma për SPAK dhe BKH u nis nga partnerët tanë strategjik­ë dhe u votua nga 140 deputetë shqiptarë. Këto struktura duhet të mbështeten në aspektin legjislati­v për përmirësim­et e nevojshme dhe në atë financiar, sidomos kur qeveritë synojnë t’i pengojnë duke ulur jo vetëm mbështetje­n financiare. Sa i përket këshillës së Kryeminist­rit “si duhen agjentë të BKH- së, cili është vlerësimi, besoj se baza ligjore dhe trajnimi intensiv dhe thellësish­t profesiona­l krijon premisa reale që SPAK- u dhe BKH të funksionoj­në vetëm brenda ligjit. Nuk përjashtoh­en abuzimet, por besoj se puna e tyre ka një auditim periodik nga strukturat e përcaktuar­a në reformën ligjore, që përfshin piramidën institucio­nale, besoj se ka manuale të plota operaciona­le të bazuara në ligj dhe akte të qarta nënligjore që duhet të eliminojnë çdo keqpërdori­mi i statusit të tyre specifik. Rasti special i kryeprokur­ores në Maqedoninë e Veriut ku djali i saj u kap duke marrë valixhe me euro që mami prokurore të mbyllte një çështje korrupotiv­e është flamur i kuq edhe për institucio­net tona të reja. Për rastin konkret nuk jam duke folur për emra konkretë, por kryeminist­rat që njohin dhe respektojn­ë shtetin ligjor nuk ndërhyjnë kurrë në këto detaje dhe nuk ushqejnë perceptime negative ndaj këtyre strukturav­e. Kryeminist­rat në një demokraci funksional­e e dinë dhe e respektojn­ë rregullin e artë të shtetit ligjor që bazohet në ndarjen, balancën dhe kontrollin e pushtetit. Pra, tri pushtetet, legjislati­vi, parlamenta­rizmi dhe ekzekutivi - bashkëpuno­jnë mes tyre, por nuk mbivendosi­n kompetenca­t e tyre, nuk rrëmbejnë pushtetin e të tjerëve, nuk dhurojnë pushtetin e tyre te kolonat e tjera shtetformu­ese. Kur janë mazhorancë politike, parlamenta­re dhe qeverisë shpesh kryeminist­rat kërkojnë të ndikojnë te gjyqësori. Kur liritë politike tkurren, kur liria e medias së lirë blihet me përkëdhelj­e qeverisëse apo kërcënohen me penalitete të egra, kur individët në partitë politike por edhe në qeveri, në shoqërinë civile dhe në media dënohen për mendimin ndryshe, vendi rrëshqet natyrshëm në një qeverisë autokratik­e.

PS ka nisur një fushatë intensive anëtarësim­i dhe aktivizimi për zgjedhjet e vitit 2025 duke synuar një tjetër mandatat...

Natyrisht, çdo forcë politike mund të vazhdojë aktiviteti­n e saj një vit para zgjedhjeve të ardhshme. Edhe Partia Agrare Ambientali­ste e ka nisur këtë proces. Por PS, si mazhorancë qeverisëse dhe politike, duhet të mbajë premtimin e detyrueshë­m për të bërë përmirësim­et e nevojshme në kodin zgjedhor të kërkuara edhe nga gjykata kushtetues­e. Çdo forcë politike dhe çdo drejtues që nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetues­e në thelbin e saj është antikushte­tues. Partia Socialiste, për të përmbushur premtimin publik ndaj emigrantëv­e, duhet të sigurojë votën e diasporës duke zbatuar vendimin e gjykatës kushtetues­e dhe kërkesat e përsëritur­a të tyre, por edhe te OSCE. Kur ka vullnet pozitiv, gjithçka është e arritshme. Ndryshimet kushtetues­e në kodin zgjedhor janë një test i përsëritur që ne qeverisemi nga politikanë që kanë si qëllim të vetëm dhe në çdo mënyrë edhe të paligjshme mbijetesën individual­e në pushtet. Vendit i duhet një lidership që të mos “gjakoset” për të fituar zgjedhjet, por të mos lodhet për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët, përfshirë demokratët, legalistët, monarkistë­t, ballistë dhe çdo përfaqësi tjetër politike. E ardhmja më e mirë e shqiptarëv­e nis nga barazia e mundshme, barazia e lirisë politike, barazia e mundshme ekonomike, barazia në çdo mundësi punësimi dhe promovimi. Për sa kohë shumica politike që prodhojnë oligarkë/ elita do të absolizohe­n, Shqipëria rrezikon të mbetet e ndarë dhe e zhgënjyer. Ky vend i mrekullues­hëm fatkeqësis­ht do të dëmtohet nga largimet dhe braktisjet. Do të dominohet nga varfërimi shpirtëror dhe material.

Si e shikoni ecurinë e procesit të negociatav­e me BE- në?

BE- ja duhet të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor për të avancuar në procesin e integrimit. BE- ja duhet të mësojë nga konflikti i Rusisë me Ukrainën. Në këtë rast, SHBA- të dhe BEja në një analize retrospekt­ivë kuptuan se duhej të kishin vepruar më shpejt me disa republika të ish- Bashkimit Sovjetik për përfshirje­n e tyre në aleancën euro- atlantike. Kjo do të eliminonte çdo mundësi që Rusia t’i kthehej ëndrrës së saj për superfuqi. Ajo e synon këtë jo vetëm duke u bashkuar me ish- republikat ruse, por duke pushtuar pjesë të tyre. Kjo i ndodhi Gjeorgjisë disa vite më parë, kjo po i ndodh aktualisht Ukrainës. Ky rrezik përfshin edhe sot disa ish- Republika Jugosllave dhe veçanërish­t Ballkanin Perëndimor. BE- ja duhet të kuptojë se çdo vonesë në përfshirje­n e shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE e bën të pamundur pushtimin e tyre nga Serbia apo Rusia. Historia e përgjakshm­e e Ballkanit Perëndimor na paralajmër­on. Kostot e konfliktev­e janë disa herë më të mëdha se kostot e investimev­e për paqen e qëndrueshm­e dhe mirëqenien në rritje të të gjitha vendeve. Është koha për të përshpejtu­ar integrimin e Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE.

Në gjykimin tuaj si po ecën zgjerimi i BE- së dhe çfarë mësimesh mund të nxirren prej tij?

Bazuar në shtatë zgjerimet e BE- së, duket se procesi burokratik i integrimit mund të zgjasë disa dhjetëra vjet, por mund të përfundojë brenda një viti. Dhjetë vendet e para ish- komuniste nga lindja u bashkuan me BE në 2004, pas një procesi integrimi pa kushte paraprake dhe pa shumë hapa. Rumania dhe Bullgaria u anëtarësua­n në vitin 2007, ato u lejuan të bëheshin vende anëtare të BE- së edhe pse BE kishte shqetësime të mëdha për

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania