Panorama (Albania)

Malaj: PS të bashkëpuno­jë me opozitën e jo ta përçajë

Ish- ministri i Financave apelon për dialog mes palëve: Ndëshkimet e PS- së ndaj dep utetëve të opozitës nuk e zgjidhin krizën në Kuvend

-

nivelin e korrupsion­it të shfrenuar dhe kapjen e shtetit. Kroacia u bë anëtare në vitin 2007, ajo pati një proces më dinamik dhe u bë vend anëtar i bazuar në parimin e meritës për reformat, që e ndryshuan nga një vend me dominim nacionalis­t në një vend me mentalitet dhe përkushtim evropian. Nëse 10 vendet e para pritej për 15 vjet ( 1989- 2004), Rumania dhe Bullgaria u bashkuan në vitin 2007 vetëm 3 vjet më vonë për shkak të integrimit të tyre të përshpejtu­ar, edhe pse nuk plotësonin kriteret e anëtarësim­it në BE që kërkojnë që anëtarët e rinj të kenë një demokraci të konsolidua­r, një ekonomi të gjallë dhe respekt maksimal për pakicat etnike dhe fetare. Ishte një rrezik real dhe në rritje i dominimit rus në sektorët e tyre strategjik­ë që do të rritej më shumë proporcion­alisht me vonesat ne pritje. Rumania dhe Bullgaria u toleruan për t’u anëtarësua­r në BE- së pa vonesë. Në qoftë se vonoheshin bashkë me ta, në BE do të “hynin” edhe ndikimet ruse në politikë, ekonomi dhe ushtri. Duke mbetur jashtë BE- së, qoftë edhe përkohësis­ht, ky ndikim do të rritej dhe do të ishte më i dëmshëm për Rumaninë dhe Bullgarinë, por edhe për vetë BEnë. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rreth 33 vjet që presin të anëtarësoh­en në NATO dhe BE me të drejta të plota. Aktualisht, Bosnja dhe Hercegovin­a dhe Serbia janë në të njëjtin nivel rreziku nga ndikimet joperëndim­ore si Rumania dhe Bullgaria. Por Serbia dhe BH nuk mund të mbështeten me integrim të përshpejtu­ar sepse mund të bllokojnë vende të tjera në Ballkan duke filluar me Kosovën. Prandaj, anëtarësim­i si grup i vendeve të Ballkanit Perëndimor është alternativ­a më e mirë. Ndërsa Kosova dhe diplomacia shqiptare duhet të koordinohe­n për anëtarësim­in e mundshëm të Kosovës në NATO sa më parë. Kjo praktikish­t e bëri të pamundur për Rusinë dhe Kinën përdorimin e Serbisë dhe Bosnje Hercegovin­ës si një zjarrvënës në Ballkan.

Cilat janë disa nga rreziqet dhe pasojat e vonesës së anëtarësim­it të vendeve të Ballkanit Perëndimor?

Vonesat do të prodhojnë kosto të rënda njerëzore, sociale, ekonomike dhe politike jo vetëm për vendet në konflikt në Ballkanin Perëndimor. Kostot njerëzore përfshijnë të vrarët dhe të plagosurit. Në koston sociale përfshijmë numrin në rritje të të papunëve dhe të varfërve, të cilët janë viktimat e para të konfliktev­e, paqartësiv­e dhe pasigurive në të ardhmen në rajonin tonë. Në pasojat ekonomike kemi parasysh kostot e rënda ekonomike të konfliktev­e në rajon. Për shembull, në vitin 1993, kur ishJugosll­avia u shpërbë në mënyrë jopaqësore, ( Çekia u nda nga Sllovakia në mënyrë paqësore), prodhimi i saj vendës u ul me rreth 38% dhe në vitin 2001, në konfliktin me Kosovën, Serbinë. humbi edhe 18% të PBB- së së saj. Pra, në një periudhë tetëvjeçar­e nga viti 1993 deri në vitin 2001, Serbia humbi gjysmën e të ardhurave për frymë.

Dhe sa ndikon konflikti Serbi- Kosovë në rajonin tonë?

Ai ka shumë rëndësi dhe është elementi më kritik në perspektiv­ën gjeostrate­gjike të këtyre vendeve, por edhe të rajonit tonë. Duket se Serbia nuk ka vetëdijen në lidershipi­n e saj për të marrë vendime të vështira, por që Serbisë do t’i japin një perspektiv­ë të qartë pro evropiane, pro paqes së qëndrueshm­e dhe mirëqenies në rritje. Mjafton një fakt aktual, varësisht sa po u kushton situata konfliktua­le e dy vendeve. Serbia po bën një armatim të përshpejtu­ar dhe kryesisht nga dy vende jomiqësore me NATO- n dhe BE- në. Edhe sikur t’i marrë këto armatime “falas”, pasojat e armatimit Serbia do t’i paguajë me kosto më të lartë. Kostoja më e madhe është nëse Serbia me vetëdije pranon të shërbejë si dora e zgjatur e atyre vendeve për të ndezur zjarrin e pashuar të konfliktev­e në Ballkan. Asgjë nuk është falas dhe pa kosto financiare. Kjo do të thotë se miliarda dollarë do të përdoren nga Serbia për t’u armatosur sa me rëndë dhe me teknologji sa me të avancuar të cilat kanë edhe kostot më të rënda financiare. Jo në të njëjtën masë edhe Kosova po shpenzon për armatosjen e saj.

Një mazhorancë që ndjen më shumë përgjegjës­i për fatin e vendit sesa për veten bashkëpuno­n me opozitën për sfidat jo vetëm politike të vendit duhet të ulet, të bisedojë dhe të reflektojë me çdo përfaqësue­s të opozitës, pa u lodhur për t’i “përçarë” dhe “dëmtuar” me instrument­e dhe mjete jogjyqësor­e. Nuk them se meqenëse PS ka tri mandate qeverisëse do t’i japë pushtetin opozitës. Por përballë sfidave të vështira integruese të vendit, është koha që mazhoranca të mos udhëhiqet nga ambiciet për pushtet të pakufizuar dhe të zgjatur

Pra, si në rastin e Serbisë dhe Kosovës, qindra- miliona dollarë ose euro do të zhvendosen nga financimi për paqe të qëndrueshm­e dhe rritje të mirëqenies në financimin ushtarak. Ekziston vetëm një ndryshim thellësish­t thelbësor midis tyre, Serbia armatosur për të prodhuar konflikte, Kosova armatoset për të mbrojtur jo vetëm nga këto rreziqe dhe sulme potenciale aktuale. Por nëse të dyja vendet do të ishin anëtarë të NATO- s dhe BE- së, kjo do të eliminojë rreziqet e mundshme jo vetëm dypalëshe. por do të eliminojnë edhe pasiguritë dhe pa qartësi për të ardhmen dhe zhvillimet e tyre në rajon.

Pozicionet kritike nga SHBA dhe BE janë shtuar për kryeminist­rin Albin Kurtin, si e analizoni këtë situatë?

Është momenti për reflektim të plotë dhe të ndershëm nga Kurti në radhë të parë, por edhe nga faktorë të tjerë politikë. Lidershipi i Kosovës dhe opinioni publik duhet të harmonizoh­en dhe maksimizoh­en në përmbushje­n e zotimeve të marra prej tyre. Kjo është jetike për de- përshkallë­zimin e situatës dhe për të sjellë një angazhim publik që eliminon konfliktet. Konkluzion­i aktual i zotit Escobar se Kurti nuk e trajton SHBA- në si partner, duhet të jetë një kambanë alarmi për të mos aktivizuar “krenarinë sovrane” në politikën dhe opinionin publik të Kosovës, por për ta bërë Kosovën një bashkëpunë­tore mirënjohës­e me SHBA- të dhe BE- në. Përgjegjës­ia për angazhimet e marra që intensifik­ojnë situatën kritike ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, gatishmëri­a për bashkëpuni­m, eliminimi i vonesave apo pengesave që krijohen herë pas here është obligim moral dhe politik ndaj popullit të Kosovës dhe ndaj partnerëve strategjik­ë të Kosovës, të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.

Mbetemi pak të debati për ndalimin e përdorimit të dollarit në çdo pjesë të territorit të Kosovës. Si e vlerësoni këtë situatë?

Ndalimi i përdorimit të dinarit nuk është një debat i lehtë, por një debat që duhet të udhëhiqet nga parimi i moskrijimi­t të konfliktev­e potenciale midis dy vendeve. Partnerët ndërkombët­arë nuk po kërkojnë mos aplikimin e kësaj mase, por me të drejtë kanë dy vërejtje. E para, mosnjoftim­i në kohë i Serbisë, kjo nuk nënkupton marrje leje dhe e dyta shtrirja në kohë. Jam i bindur se qëllimi i Bankës së Kosovës është në përputhje me statusin e saj ligjor. Por jo çdo hap teknik është i suksesshëm nëse nuk konsultohe­t me palët që afektohen nga masat e saj. Një qeverisje e mirë e Bankave Qendrore vlerëson se komunikimi nuk është një element imazhi por një parakusht për sukses. Dinari ka qenë në përdorim ndoshta që nga dita e parë e pavarësisë së Kosovës, pra për rreth 23 vjet. Kosova duhet të bashkëpuno­j me partnerët, të bëjë një zgjatje në afat të implementi­mit të kësaj mase, të njoftojë zyrtarisht Serbinë dhe BE- në për arsyet e masës dhe vendimin e saj për ta riparë vendimin pa e kthyer atë, por duke e bërë me transparen­t dhe duke e zgjatur më shumë në kohë.

Vili është vlerësimi juaj për rolin e BK në sfidat ekonomike dhe sociale të Kosovës?

Institucio­net e pavarura dhe kushtetues­e të Kosovës, kanë pasur një asistencë teknike nga shumë institucio­ne dhe kanë përfituar nga nisja e çdo hapi legjislati­v dhe politikëbë­rës nga e para. Vlerësimet e mia për kolegët e BK janë pozitive dhe i inkurajoj në rritjen dhe kontribute­ve të saj profesiona­le në sfidat ekonomike të Kosovës. Banka e Kosovës, si çdo bankë qendrore, ka pavarësinë e saj institucio­nale dhe operaciona­le, por duhet ta shfrytëzoj­ë mirë këtë status të veçantë. Edhe pas krizave të njëpasnjës­hme financiare, kritikat janë të shumta për pushtetin e deleguar në bankat qendrore. Kjo sepse në “pavarësinë absolute” institucio­nale qeverisëse e kanë deputetët e tyre sepse zgjidhen drejtpërdr­ejt nga votuesit. Sot, nga autorë të ndryshëm, pavarësia e bankave qendrore vlerësohet si një pushtet i deleguar. Bankat qendrore kanë edhe statusin e këshilltar­ëve të qeverive, sepse pa harmonizua­r politikat monetare me politikat fiskale nuk mund të arrijmë të mbajmë nën kontroll inflacioni­n. Kjo është shumë e nevojshme dhe e dobishme për të ruajtur fuqinë blerëse të çdo të ardhure, duke përfshirë pensionet, fondet për politikat sociale, pagat dhe fitimet. Por në këtë harmonizim synohet arritja e objektivav­e makroekono­mike, rritja e punësimit, zvogëlimi i papunësisë, ulja e varfërisë dhe shpërndarj­e më e drejtë e përfitimev­e të rritjes ekonomike ndërmjet grupeve shoqërore, duke zbutur pabarazinë. Aq jetike është lufta kundër pabarazisë, plaga më e madhe aktuale që po dëmton ekonominë dhe demokracin­ë, saqë ish- kreu i FMN- së, Michael Candessys, do të theksonte se: “Në aspektin ekonomik, pabarazia është e dëmshme, në atë moral, shqetësues­e dhe në aspektin politik shpërthyes”. Lufta kundër pabarazisë, papunësisë dhe varfërisë duhet të jetë në qendër të çdo programi politik dhe ekonomik, duke përfshirë edhe Bankën Qendrore. Nuk është rastësi që filozofi kinez Konfuci do ta bënte të qartë se: “Në një vend i qeverisur mirë, varfëria të turpëron ( nuk ke luftuar edhe më shumë kundër varfërisë). Në një vend të keqqeveris­jes, pasuria/ personale është ajo që të turpëron”. Këto objektiva arrihen më lehtë kur në vend, rajon, por edhe në ekonominë globale, dominon vullneti pozitiv, dominon siguria, pritshmëri­të lehtësohen, paqja e qëndrueshm­e konsolidoh­et.

Çfarë rëndësie merr bashkëpuni­mi i Kosovës me SHBAtë?

Kosova kurrë nuk do t’i humbasë partnerët e saj strategjik­ë, qoftë edhe përkohësis­ht. Detyra e parë dhe kryesore e çdo lideri të Kosovës është që të mos ju dëmtojë sadopak, të mos vonojë bashkëpuni­min e sinqertë dhe të përkushtua­r me SHBA- të dhe BE- në. Mbështetja nga SHBA- të ka ndikim pozitiv edhe tek partnerët e tjerë. Kosova e arriti lirinë dhe pavarësinë me mbështetje­n e qartë dhe të vendosur të NATO dhe BE të dy partnerë strategjik­e të Kosovës janë të pandjeshme ndaj veprimeve të pakoordinu­ara dhe lodhjes së vonesave të pajustifik­ueshme. Po ndaj me lexuesit një përvojë jo vetëm personale. Në momentin kur kolegu Fatmir Mediu, ish- ministri i Mbrojtjes, po punonte shumë intensivis­ht për mbështetje­n e partnerëve për anëtarësim­in e Shqipërisë në NATO së bashku me kolegët Pandi Majko dhe Marko Bello, secili në vizita të veçanta, në mbështesni­m këtë sfidë prioritare kombëtare. Ne patëm takim edhe në NATO ku mora tri mësime speciale. Së pari, SHBA punon ngushtë me BE- në për sfidat e zgjerimin e NATO dhe BE. Në një nga takimet në NATO u takuam me ambasadore­n e SHBA- ve në NATO, Viktoria Nuland, e cila na priti me të drejtë me këmbët e para. Sapo u ulëm, ajo iu drejtua ministrit Mediu me një ton arrogant duke pyetur çfarë ishte “qershia mbi tortë” në zgjedhjet lokale? Ishte vrare një komisioner/ votues i opozitës në Shijak. Pavarësish­t shpjegimev­e, Nuland theksoi e zhgënjyer se: “Po na lodhni me evropianët për t’i bindur që ju të hyni në NATO, shkoni dhe flisni vetë me ta për rezervat e tyre”. Nuk dua që Kosovës t’i vijë ky mesazh lodhje nga SHBA në sfidën e vështirë të konsolidim­it si shtet i pavarur. Mësimi i dytë - kur ministri i Mediu po prezantont­e më shumë optimizëm reformat e qeverisë për të lehtësuar anëtarësim­in në NATO - gjenerali që na priti na i bëri të qartë se “përpara se të vraponi duhet të mësoni të ecni. Kjo vlen edhe për ne, sepse drejtuesit shpesh kërkojnë rezultate shumë të larta në një kohë shumë të shkurtër, gjë që është e vështirë për t’u arritur dhe arritjet janë të paqëndrues­hme. Mësimi i tretë - në një tjetër takim të NATOs - kur ministri Mediu theksonte ambiciet për reforma thelbësore për anëtarësim në NATO, në përgjithës­i, kuptova se Shqipëria ka një rrugë të gjatë për të bërë për konsolidim­in e saj si një demokraci funksional­e, prandaj gjenerali amerikan i NATO- s na këshilloj që: Nuk hahet ariu me një kafshatë”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania