Panorama (Albania)

Kompleksi me xhiro 600 mln lekë iu shit vëllait të Klosit për 25 mijë lekë

Emisioni “Vetting” zbulon transaksio­nin e dyshimtë dhe dy biznese luksoze Ortaku në biznes i Genti Klosit, vëllait të kryetatimo­rit, Mikel Lesaj emërohet këshilltar personal i drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi

- TIRANË

Emisioni “Vetting” zbuloi të tjera shkelje të kryetatimo­rit Ceno Klosi, i cili punësoi si këshilltar njeriun që rezulton se i ka dhuruar vëllait të tij një restorant luksoz te Kodrat e Liqenit.

Konkretish­t, sipas dokumentev­e, rezulton se Mikel Lesaj i dhuroi Gent Klosit kompaninë që xhiron 600 mijë euro në vit. Në bazë të dokumentac­ionit, Ceno Klosi dhe vëllai i tij kanë dy biznese, lokalin “Tom Tom” në ish- Bllok dhe një restorant luksoz, “Vila Feliz” të Kodrat e Liqenit. Për vitin 2021 dhe 2022, restoranti pati xhiro 800 milionë lekë. Nga investigim­i i emisionit “Vetting” në “News 24”, rezulton se në vitin 2019, dy aksionerët V. M. dhe O. T. themelojnë kompaninë “T. O. V. 2019”. Në vitin 2019, V. M. ia shet aksionet Mikel Lesajt dhe E. A. Ky i fundit ia shet aksionet Genti Klosit për 25 mijë lekë. Ndërkohë, Mikel Lesaj dhe O. T. ia dhurojnë aksionet Genti Klosit. Kjo zemërgjerë­si e gradon Mikel Lesajn këshilltar të Ceno Klosit, vëllait të Genti Klosit. KLSH- ja ka kërkuar shkarkimin e Ceno Klosit kur ishte në krye të Agjencisë së Ujësjellës Kanalizime­ve dhe të OSHEE- së, por në vend që të shkarkohej sipas rekomandim­eve të KLSH- së, qeveria aktuale e ka ngritur në detyrë.

KOMPANITË NË LONDËR

Më janar 2019, bankieri nga Fieri do të bëhej aksioner në parajsat “offshore” të Londrës te kompania “First Bar Limited”, e cila ka si qëllim menaxhimin e restorante­ve në Londër. I sigurt nga anonimati që ruajnë “offshore”- t e Londrës, Klosi ka deklaruar se zotëron 33% të kompanisë “First Bar Limited”, në kohën që ishte drejtor i përgjithsh­ëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës­Kanalizime­ve dhe Mbetjeve të Ngurta, por nuk ka deklaruar detaje të tjera.

Gazetarët investigat­ivë kanë zbuluar transaksio­ne masive nga kompania “First Bar Limited” e Klosit, e cila ka marrë kredi dhe ka krijuar fond likuiditet­i, duke ia mbajtur të fshehura shtetit shqiptar. Përpara se të emërohej drejtor i përgjithsh­ëm i Tatimeve, si çdo zyrtar i lartë, Klosi duhej të bënte deklarimin e të dhënave me vetëpërgje­gjësi, bazuar në ligjin nr. 138/ 2015 për Garantimin e Integritet­it të Personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë Funksione Publike. Ky formular dorëzohet pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë e më pas ILDKPKI, duhej ta kishte pasur pjesë të verifikimi­t. Megjithatë, nga ajo çfarë ka mundur të sigurojë “Vetting”, rezulton se në vetëdeklar­imin e kryetatimo­rit ka fakte të fshehura. Nga dokumentet zyrtare rezulton se më 5 maj 2020 “First Bar Limited” ka marrë 50 mijë paund kredi si mbështetje e siguruar nga qeveria britanike për shkak të pandemisë. Në deklaratën fillestare të deklarimit të pasurisë së Ceno Klosit në ILDKPKI më 2021, nuk gjenden të dhëna për kredinë e marrë nga kompania. Por kjo është veç maja e ajsbergut, sepse kompania ka me qindra mijëra paund kredi dhe hua të padeklarua­ra. Në dokumente evidentohe­t se për vitin 202O, “First Bar Limited” ka pasur 157 mijë paund borxhe ndaj subjekteve të panjohura, të cilat kanë shkuar në 200 mijë paund në 2021, pas kredisë nga bankat. Situata me mosdeklari­min e të ardhurave pasohet me faktin se Ceno Klosi nuk e ka shënuar në formular fondin e përbashkët të aksionerëv­e me vlerë 120 mijë paund.

KONFLIKTI I INTERESIT

Shkeljet nuk ndalen me kaq, sepse drejtori i përgjithsh­ëm i Tatimeve nuk mund të kryejë kontrollin e biznesit të vet në Londër, të cilin e ka deklaruar për herë të fundit në ILDKPKI kur ishte tek AKUM- i. Në këtë rast , fusha e tij e veprimit bie ndesh me fushën e biznesit. Sipas ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008 për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë, neni 26, pika 2 për shmangien e konfliktit të interesit, “nëpunësit e administra­tës tatimore nuk mund të kontrolloj­në apo vlerësojnë tatimet e veta apo të personave të lidhur me ta, me përjashtim të rasteve të vetëvlerës­imit”

Ajo që faktohet në bazë të dokumentev­e të siguruara nga “Vetting”, është se Ceno Klosi ka qenë dhe vazhdon të jetë aksioner i kompanisë “First Bar Limited” në Britani. Pra, Klosi nuk ka dhënë dorëheqje nga të qenit aksioner tek kompania, ç’ka bie ndesh me pikën 3 të ligjit për “Procedurat Tatimore”. Gjithashtu në momentin e propozimit të detyrës, kryetatimo­ri nuk duhej të kishte pranuar postin, pasi ligji për “Parandalim­in e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksionev­e Publike” e ndalon në mënyrë kategorike të marrë këtë post. Ky ligj jo vetëm që evidenton shkeljen ligjore nga Klosi në momentin e pranimit të postit publik, por zbulon se konflikti i interesit është në vazhdim, pasi ai nuk ka hequr dorë nga aksionet e kompanisë. Ky fakt zbulon shkelje të tjera të ligjit për : Parandalim­in e Konfliktit të Interesit” s i p a s n e n i t 2 2 t ë k ë t i j ligji, i cili i ndalon zyrtarët të kenë aksione në mënyrë aktive nga shoqëritë tregtare dhe kur kanë kompetenca thelbësore në trajtimin e këtyre kompanive. “Vetting” ka arritur të zbulojë një tjetër kompani fantazmë, “Rcr Bars Limited”, ku Klosi ka qenë administra­tor ( Drejtor) dhe aksioner me të njëjtët ortakë si te kompania “First Bar Limited”. Më prill 2019, katër muaj pas krijimit “Rcr Bars Limited” është mbyllur pa pasur asnjë bilanc të deklaruar. Kjo kompani ka adresën fillestare të kompanisë aktuale, adresë e cila është ndryshuar nga të dhënat historike t ë k o m p a n i s ë . N g e l e t për t’u verifikuar nëse Klosi e deklaruar këtë kompani te Tatimet në 2019, kur ishte drejtor te OSHEE- ja.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania