Panorama (Albania)

Legalizime, lista me 708 emrat e qytetarëve që kanë gati tapitë

Kadastra: Qytetarët mund të paraqiten në zyrat e Agjencisë për të tërhequr lejen. Procedurat e regjistrim­it, pas 30 ditësh

- TIRANE

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka përfunduar shqyrtimin e 102 dosjeve të qytetarëve që kanë ndërtuar pa leje dhe tashmë duhet të tërheqin lejen e legalizimi­t bashkë me faturat përkatëse, pagesa e të cilave i bën pronarë legjitimë.

Bëhet fjalë për një listë voluminoze me 708 përfitues që i përkasin 12 qyteteve, si dhe dhjetëra në të ashtuquajt­urat Zona të Simuluara. Më konkretish­t, qytetarët që pajisen me lejen e legalizimi­t janë në Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Krujë, Kuçovë, Lushnje, Pogradec dhe Tiranë. "Drejtoria Vendore e ASHK bën afishimin publik për qytetarët, në zbatim të ligjit nr. 20/ 2020 ' Përcaktimi­n e Proceseve Kalimtare të Pronësisë në Republikën e Shqipërisë' dhe VKM nr. 1040 date 25.11.2020 ' Për përcaktimi­n e rregullave në zbatim të kritereve të legalizimi­t dhe miratimin e modelit të aktit të legalizimi­t për ndërtimet pa leje', Drejtoria Vendore ASHK- së ka bërë të mundur përfundimi­n e procedurav­e të legalizimi­t për subjektet e mëposhtëm", citohet në njoftimin e zyrave vendore ASHK- së, në të cilat bashkëngji­tet lista me emrat e përfituesv­e. Kadastra fton ata që gjejnë emrin aty të tërheqin pranë zyrave rajonale përkatëse faturën e taksave që duhen paguar. Sjellim në vëmendje se nëse nuk bëhet kjo pagesë zyrat e Kadastrës nuk emëtojnë dot lejen e legalizimi­t dhe as nisin procedurën për regjistrim­in në hipotekë, e cila gjithashtu kërkon shlyerjen e pagesës për parcelën ndërtimore. Për pagesa të menjëhersh­me, qytetarët përfitojnë 20% zbritje, si dhe

10% zbritje për pagesën e rregullt të energjisë elektrike. Për familjet që kanë në përbërje të tyre persona me statusin paraplegji­k, tetraplegj­ik apo të verbër përfitojnë blerjen e truallit me gjysmën e vlerës së përllogari­tur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania