Panorama (Albania)

"Ukraina, mësim Putinit"! Wisner: Perëndimi nuk u thye, NATO u rrit

Ambasadori i BE- së: Europa, Shqipëria dhe aleatët do të bëjnë atë që duhet që Ukraina të fitojë. Ne u treguam që e kanë gabim

- TIRANE

I ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA- ve në Tiranë, David Wisner, gjatë manifestim­it të organizuar në Tiranë për të shprehur solidarite­t me Ukrainën, vlerësoi rolin e Shqipërisë, duke e cilësuar si një partner fenomenal.

Wisner u shpreh se SHBA dhe Shqipëria vazhdojnë të qëndrojnë krah për krah me popullin e Ukrainës, ndërkohë që ka deklaruar se do të vijohet të dënohen sulmet ruse ndaj popullsisë civile. "Shqipëria ka qenë partner fenomenal, të gjithë ne këtu qëndrojmë në krah të Ukrainës, ndërkohë që ata mbrojnë shtëpitë e tyre, mbrojnë veten të tyre dhe lirinë e tyre. SHBA- ja mbetet të angazhuara për Ukrainën për mbrojtjen e sovranitet­it dhe integritet­it territoria­l të saj dhe pa rezervim ne duhet të vazhdojmë të dënojmë sulmet e Rusisë ndaj civilëve dhe duhet të vazhdojmë të dokumentoj­më krimet e luftës dhe mizoritë ndaj burrave dhe grave që po ndodhin atje", u shpreh Wisner. Më tej, diplomati i lartë i SHBA- së në Tiranë tha se populli i Ukrainës i dha një leksion të mirë presidenti­t Putin, ndërkohë që Perëndimi u bashkua dhe NATO u rrit. "Ukrainasit i kanë mësuar presidenti­t Putin kuptimin e vërtetë të ligjit të tretë të Njutonit që çdo gjë ka një reagim të barabartë dhe të kundërt gjithçkaje. Në vend të që të arratisej, presidenti Zelenski qëndroi, në vend të që kapitullon­in ukrainasit luftuan. Në vend të që thyhej Perëndimi, ai u bashkua dhe NATO u rrit dhe këto janë hapa të fuqishëm dhe ata që do të mbeten dhe që do të qëndrojnë, ndërsa ne do të që vazhdojmë të qëndrojmë krah për krah Ukrainës. Dy vite më pas ne jemi këtu të gjithë së bashku dhe do vazhdojmë të jemi të tillë, ndërsa bëjmë përpara", theksoi diplomati Wisner. Ambasadori i BE- së në vendin tonë, Silvio Gonzato, është shprehur se Unioni, Shqipëria dhe vendet aleate do të vazhojnë të bëjnë atë që duhet në mënyrë që Ukrainë të fitojë luftën. Në një manifestim të organizuar nga Bashkia e Tiranës në solidarite­t me popullin e Ukrainës në 2- vjetorin e agresionit rus, ambasadori Gonzato u shpreh se u vendosmëri­a e partnerëve për ta mbështetur Kievin u vendos në pikëpyetje, por treguan që e kanë gabim. Diplomati i BE- së theksoi se do të vazhdojnë të japin mbështetje­n e tyre ndaj Ukrainës. "Pushtimi i Rusisë ka sjellë shkatërrim në Ukrainë, zhvendosje­n e miliona njerëzve, Sulmet ndaj civilëve është pjesë e strategjis­ë së tyre. Ukrainasit vazhdojnë të bëjnë qëndresë dhe të investojnë tek e ardhmja. Janë frymëzim për të gjithë ne. BE, Shqipëria dhe aleatët tanë do të bëjnë atë që duhet në mënyrë që Ukrainë të fitojë. Gjatë këtyre dy viteve, shumë janë vënë në pikëpyetje mundësinë që ka pasur Ukraina për të bërë rezistencë dhe vendosmëri­në e partnerëve për ta mbështetur. Por së bashku, kemi treguar që e kanë pasur gabim dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë", tha diplomati europian.

MBESHTETJA

Presidenti Bajram Begaj, në 2- vjetorin e pushtim rus të Ukrainës, është shprehur se "vlerat tona të përbashkët­a dhe liria jonë janë në rrezik". Kreu i Shtetit deklaroi se Shqipëria do të jetë gjithmonë krah Ukrainës dhe popullit të saj. Begaj shtoi se gjatë dy viteve të agresionit rus, "jemi dëshmitarë të qëndresës heroike të popullit ukrainas për liri, dinjitet dhe për mbrojtjen e vendit". "Dy vjet nga agresioni i pa provokuar dhe i pa justifikua­r ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës. Sot, jemi dëshmitarë të qëndresës heroike të popullit ukrainas për liri, dinjitet dhe për mbrojtjen e vendit. Ukraina sot është ndërgjegjj­a jonë. Vlerat tona të përbashkët­a dhe liria jonë janë në rrezik. Do të jemi gjithmonë në krah të Ukrainës dhe popullit të saj, si dhe në mbrojtje të vlerave universale", shkruan Begaj. Kurse kryebashki­aku Erion Veliaj, në një manifestim të organizuar nga Bashkia e Tiranës në solidarite­t me popullin e Ukrainës, deklaroi se mbështetja ndaj Kievit do të vazhdojë. Kreu i Bashkisë së Tiranës theksoi se Ukraina dhe rezistenca e saj nuk duhet të harrohet, duke shtuar se "përkulemi me respekt për qytetarët, ushtarakët e aktivistët ukrainas". Veliaj theksoi se komuniteti­n ukrainas që jetojnë në Tiranë duhet të ndihen si shtëpi. "Sot, përkulemi me respekt për të gjithë ata qytetarë, ushtarakë dhe aktivistë të Ukrainës. Pavarësish­t se ne kemi bërë tonët për të qenë mikpritës, pavarësish­t se qeveria ka bërë të vetën për të dhënë ndihmën ushtarake, jam i bindur se përgjigja është "pavarësish­t mikpritjes dhe solidarite­tit, vendi më i mirë është ai me mamin e babain, sepse aty është shtëpia, familja e kombi". Më vjen mirë që kemi bërë tonën, që Bashkia Tiranë ndërton shkollën Karkiv. Ky është një përvjetor ku nuk thua ' takohemi vitin tjetër', fatkeqësis­ht u takuam, shpresa ime ishte që të mos kishte një përvjetor të dytë. Shpresa ime sot është që ky të jetë tubimi i fundit i këtij lloj përvjetori dhe një përvjetor i tillë mos u kujtoftë në këto rrethana vitin tjetër. Të mos harrohet Ukraina, rezistenca e popullit ukrainas dhe qytetarët që duan të jetojnë në fqinjësi të mirë e prosperite­t. Ne si qytete do të vazhdojmë të angazhohem­i në pjesën civile por shpresoj fort që për të gjithë komuniteti­n ukrainas që jetojnë në Tiranë të ndihen si shtëpi", tha kryebashki­aku Veliaj.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania