Panorama (Albania)

Ministri Hasani: Krenar për rolin e Shqipërisë në mbështetje të Kievit

-

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, në përvjetori­n e dytë të pushtimit rus, shprehet krenar për rolin që Shqipëria ka luajtur në mbështetje të Ukrainës. Në një videomesaz­h u shpreh se Shqipëria ka bërë maksimumin për të mbështetur Ukrainën dhe popullin e saj, duke shtuar se e meritojnë të gjithë solidarite­tin e mbështetje­n në luftën e tyre të drejtë. "Jam krenar për rolin që Shqipëria ka luajtur në mbështetje të Ukrainës, përkrah aleatëve dhe partnerëve tanë. Jam, veçanërish­t, krenar për rolin që Shqipëria ka luajtur në Këshillin e Sigurimit të OKBsë për të fituar mbështetje diplomatik­e për Ukrainën dhe për të izoluar dhe dënuar Rusinë në luftën e saj të paligjshme", tha ministri i Jashtëm. Ilgi Hasani u shpreh se më 28 shkurt, në Tiranë, do të organizohe­t Samitin Ukrainë- Ballkani Perëndimor. "Për ne, në Ballkanin Perëndimor, lufta në Ukrainë ka ringjallur kujtime dhe emocione të dhimbshme nga vitet 1990, kur rajoni ynë ishte shtëpia e luftës së fundit në Evropë. Por, lufta në Ukrainë ka ndikuar seriozisht edhe në sigurinë dhe stabilitet­in e rajonit tonë. Prandaj, më 28 shkurt, në Tiranë, ne do të organizojm­ë Samitin Ukrainë - Ballkani Perëndimor. Ky Samiti do të ofrojë një mundësi për liderët nga Ballkani Perëndimor dhe Evropa Juglindore për të diskutuar, se si ne mund të punojmë së bashku dhe si mund të ofrojmë të gjithë mbështetje­n që mundemi për Ukrainën, të vetëdijshë­m se duke ndihmuar Ukrainën ne po kontribuoj­më gjithashtu në sigurinë dhe stabilitet­in e rajonin tonë dhe Evropës", tha ai.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania