Panorama (Albania)

Nobelisti më i ri i globit, Jon Fosse dhe romani "Trilogjia", që flet shqip

Arsyeja që Komiteti i Nobelit i akordoi çmimin e lartë është se Fosse, me prozën dhe dramaturgj­inë e tij i jep zë të pathënës dhe misterioze­s

- SEJDO HARKA ÇMIMI "NOBEL" "Kam shkruar për atë që nuk thuhet me fjalë…" ( Fosse)

Jon Fosse, ky koloz i letrave norvegjeze, s'ka më shumë se dy- tre muaj, që nga Akademia Suedeze e Shkencave, shpallet laureati më i ri i çmimit "Nobel', i vitit 2023, për letërsinë. Ky çmim, edhe pse për autorin ishte një suprizë, për lexuesit nuk mund të konsideroh­ej i papritur, pasi kritika letrare e globit, ka vite që atë e thërret me emrin e madh '' Samuel Beketti i shekullit XI''. Krijimtari­a e tij shquhet për unikalitet­in dhe karakterin shumëplanë­sh. Arsyeja kryesore që Komiteti i Nobelit i akordoi këtë çmim të lartë, është, se Fosse, me prozën dhe dramaturgj­inë e tij, i jep zë të pathënës dhe misterioze­s. Poetika e tij dramatike gjurmon atë, që nuk thuhet, por mendohet, dhe si e tillë bëhet e pranishme në jetën e përditshme të njerëzimit.

Disa nga librat e tij më të njohura janë: "Melankolia", "Trilogjia", "Mëngjes dhe mbrëmje", "Septologji­a", etj. Krijimtari­a e J. Fosse- s, thekson Olsson, ndërthur elementet gjeografik­e me gjuhën dhe teknikat artistike. Përmes reduktimit të gjuhës, shenjave të pikësimit dhe veprimit dramatik, ai shpreh emocionet dhe ankthin e pafuqinë për të ndryshuar realitetin e hidhur. Romani i tij i parë, që e inkurajoi për t'u ngjitur më lart në udhën e gjatë të shkrimtari­së, ishte ai me titullin "Raund svart", ku trajton temën e vetvrasjes.

PO, KUSH ËSHTË NË TË VËRTETË, JON FOSSE DHE KRIJIMTARI­A E TIJ:

Ai u lind në Bregun Perëndimor të Norvegjisë, në vitin 1959. Në adoleshenc­ën e tij të herëshme, ai aspironte të bëhej rock- kitarist, por pasioni i tij më i zjarrtë ishte të bëhej shkrimtar. Masterin për letërsi krahasuese, ai e kreu në Universite­tin e Bergasit, në vitin 1979, viti kur u bë baba për herë të parë. Pas këtyre studimeve, ai do të jepte mësim në Akademinë e Shkrimit në Hardaklong. Fosse ka shkruar mbi 30 libra. Krijimtari­a e tij është përkthyer në 40 gjuhë të botës. Disa nga librat e tij më të njohura janë: "Melankolia", "Trilogjia", "Mëngjes dhe mbrëmje", "Septologji­a", etj. Krijimtari­a e J. Fosses, thekson Olsson, ndërthur elementet gjeografik­e me gjuhën dhe teknikat artistike. Përmes reduktimit të gjuhës, shenjave të pikësimit dhe veprimit dramatik, ai shpreh emocionet dhe ankthin e pafuqinë për të ndryshuar realitetin e hidhur. Romani i tij i parë, që e inkurajoi për t'u ngjitur më lart në udhën e gjatë të shkrimtari­së, ishte ai me titullin "Raund svart", ku trajton temën e vetvrasjes. Te romani i dytë, me titullin "Kitarë e mbyllur", Fosse trajton temën e frikës ndaj pamundësis­ë për të zgjidhur problemet dhe zbuluar enigmat. Në qendër të këtij romani qëndron historia e një nëne, që braktis fëmijën nga pamundësia për ta ushqyer dhe mbajtur atë. Ndaj shpesh është quajtur dhe shkrimtari i së pamundurës. Fosse njihet edhe si dramaturg i madh. Ai ka shkruar 28 drama, njera prej të cilave, me titullin kuptimplot­ë "Nëna dhe fëmija", e cila trajton temën e braktisjes së fëmijës nga pamundësia për ta mbajtur, është vënë në skenë edhe nga aktorët shqiptarë në Kosovë. I fymëzuar nga çmimi "Ibsen", ai u përkushtua për ta ngjitur më lart dramaturgj­inë e pararendës­it të tij. Dramat e tij do të pushtonin skenat e teatrit europian dhe atij amerikan. Në fillim të viteve nëntëdhjet­ë, Fosse do të merrte vlerësimin e parë për tregimtari­në e tij cilësore për fëmijë. Në vitin 1996, ai fitoi çmimin e parë prestigjoz "Henrik Ibsen". Më pas, në vitin 2005, u emërua komandant i Urdhrit Mbretëror Norvegjez. Në vitin 2007, Franca i dha "Urdhrin Kombëtar të Meritës". Në vitin 2015, Universite­ti i Bergasit i dha atij njëkohësis­ht, edhe doktoratur­ën, edhe çmimin e "Letërsisë së Këshillit Nordik" për veprën madhore "Trilogjia". Në vitin 2016 ai u nderua me çmimin "Brandt". Ndërsa në dhjetor të vitit 2023, ai do të merrte çmimin "Nobel" për letërsinë.

- Ç'THA FOSSE, DITËN E MARRJES SË ÇMIMIT TË MADH PARA KOMITETIT TË NOBELIT, NË STOKHOLM

Lajmin e çmimit, Fosse e mori kur ishte duke shëtitur përmes mjediseve piktoreske të Norvegjisë. Qetësinë ia prishi zilja e telefonatë­s së sekretarit të Përgjithsh­ëm të Akademisë Suedeze, Mats Malm, nëpërmjet së cilës ai i dha lajmin, se ishte bërë laureat i çmimit "Nobel" i vitit 2023, për letërsinë. Në konfirmimi­n e këtij lajmi, Fosse thekson, se ishte befasuar nga ky lajm tepër i gëzueshëm për të. Jon Fosse, pati theksuar në njoftimin e tij nga kryetari i Komitetit të Nobelit, Andrea Olsson, se është norvegjezi i katërt që merr këtë çmim prestigjoz.

Në cermoninë e dorëzimit të këtij çmimi me dimensione botërore, që u zhvillua në Stokholm, më 8 dhjetor 2023, Jon Fosse, mes të tjerash tha:

Kur isha në shkollën e mesme, mësuesi më kërkoi të lexoja me zë të lartë një fragment. Në këto çaste më pushtoi një frikë e beftë, e cila më mposhti. Kjo frikë më ndoqi pas për një kohë të gjatë. Frika më kishte marrë gjuhën. Për ta mposhtur, nisa të shkruaja tregime. Ata, dalëngadal­ë, po më bënin të gjeja një vend brenda vetes. Ky vend ishte vetmia. Shpejt e kuptova se vetëm nga ai vend mund të shkruaja atë që do të ishte vetëm imja. Nga frika e leximit me zë, thekson Fosse, kisha kaluar në zonën e vetmisë. Kam shkruar edhe poezi, edhe drama, ku vendin kryesor e zë ligjërimi, dialogu, biseda, monologu, i cili është një univers imagjinar që nuk informon, por përjeton qenien e vetë, ekzistencë­n. Bakhtin thoshte se, arti i të treguarit ka dy zëra: Zëri i personit që flet dhe zëri i personit për të cilin flitet. Një gjë është e sigurt, thotë Fosse. Unë nuk kam shkruar për veten, por për t'u larguar nga vetja. Kam shkruar për atë që zakonisht nuk thuhet me fjalë, sepse kam dashur të them të pathënën. Gjërat më të rëndësishm­e të jetës nuk mud të thuhen. Ato vetëm shkruhen. Jam i sigurt se, ato që flasin më qart janë pauzat dhe heshtja. Nëse në prozën e Fosse- s funksionin shprehës e marrin përsëritje­t, në dramat e tij, këtë funksion e kryejnë pauzat. Për të, një vepër letrare është e mirë, kur brenda saj dëgjon dhe ndjen heshtjen. Kjo, sepse vetëm heshtja të bën të dëgjosh zërin e Zotit. Për mua, thekson Fosse, të shkruarit është profesioni i të vetmuarit. Ndërsa teatri dhe drama është arti i vërtetë i të dëgjuarit. Kur shkruaj, nuk përgatitem kurrë, nuk planifikoj asgjë, filloj me të dëgjuarit, sepse të shkruarit më kujton muzikën. Kur mbaroj së shkruari, e ndjej se, ajo që kisha brenda meje, tashmë ndodhet jashtë meje e materializ­uar në veprat artistike. Unë, thekson Fose, që në fillim nuk doja të shkruaja drama. Më vonë kësaj gjinie i kushtova 15 vitet e mia më të vrullshme, të cilat janë vënë në skenat teatrale më prestigjoz­e të botës, deri në shtetin më të ri të saj, në Kosovë. Për mua, përfundon Fosse, të shkruarit është një sëmundje, që po të zuri nuk

 ?? ?? Jon Fosse
Jon Fosse
 ?? ?? Jon Fosse
Jon Fosse

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania