Panorama (Albania)

Kush është Jon Fosse dhe krijimtari­a e tij

Poetika e tij dramatike gjurmon atë që nuk thuhet, por mendohet dhe si e tillë, bëhet e pranishme në jetën e përditshme të njerëzimit

-

të ndahet kurrë. Ndaj të shkruarit më është bërë një zakon i përhershëm, pa të cilin nuk rroj dot…

- STILI I PAPËRSËRIT­SHËM I JON FOSSE- S

Librat e shkrimtari­t të madh J. Fosse , në fillim nuk u pritën mirë nga kritika letrare. Ndaj ai, nisi të mos e përfillte shumë mendimin e saj. Romani i tij debutues është ai me titullin intrigues "E kuqja, e zezë", botuar 40 vite më parë, i cili tërhoqi vëmendjen e lexuesit dhe të kritikës letrare. Prej këtej, nisi seria e vlerësimev­e të mëdha. Kjo, thotë Fosse, më inkurajoi të shkruaj me të njëjtën mënyrë edhe sot e kësaj dite. Për çimimet e mia, thekson ai, nuk u përlota vetëm unë, por dhe shumë lexues dhe dashamirës të mi. Në librat e mi ka shumë vetvrasës. Me këto personazhe, mendoja se kisha legjitimua­r vetëvrasje­n, por, në të vërtetë, kisha bërë të kundërtën. Ishin të shumtë lexuesit që kishin menduar disa herë të vrisnin veten, por, që nuk e vranë kurrë, mbasi kishin lexuar veprat e tij. U bëra edhe më i lumtur, thekson Fosse, kur mësova se librat e mi, jo vetëm që lexohen me kënaqësi, por paskan shpëtuar edhe jetë njerëzish nga fantazma e vetvrasjes.

Analizën më të thellë stilit të papërsërit­shëm të krijimtari­së së J. Fose- s e ka bërë eseisti i madh Karl Ove Knausgard. Ai thekson se, e gjithë krijimtari­a e tij, mes viteve 1983- 2000, ruan një stil, jo vetëm të dallueshëm, por edhe të pagabueshë­m. Vend të dukshëm zënë persiatet, konvolucio­net, varkat radhë- radhë, shiu i paparë, muzika, peizazhet e natyrës… Për J. Fosse, askush si letërsia dhe muzika, nuk mund të na bëjnë ta shohim botën të freskët, me të gjithë madhështin­ë dhe bukuritë e saj. Dhe ky është thelbi i letërsisë. Vetëm letërsia mund ta vendosë individin në kontakt me një shpirt tjetër njerëzor. Krijimtari­a e Fose- s, nuk përmban asnjë ide, a copëza provokuese. Në to, edhe bashkëkohë­sia, ose maskohet, ose shmanget plotësisht. Brendia e veprave të tij ka karakter të thellë ekzistenci­alist. Ajo qëndron larg mizantropi­së, duke i kënduar shpresës. Krijimtari­a e tij na shtyn drejt unikes dhe të jashtëzako­nshmes. Për Jon Fosse, tek unikja, e jashtëzako­nshmja dhe paradoksal­ja qëndron e vërteta e botës dhe legjitimit­eti i letërsisë. Në veprat e tij nuk ka vetë, as autori, as lexuesi. Esetë e Fosse- s, nuk kanë as karakter biografik, as karakter sociologji­k, as karakter historik. Ai, rëndësi të veçantë i kushton komunikimi­t, fiksionit, emocionit dhe peizazhit. Letërsia e tij i sheh dukuritë natyrore dhe njerëzore nga brenda, dhe jo nga jashtë. Askush, më mirë se Fosse nuk ka shkruar për kontrastin midis pafundësis­ë së mundësive që ka njeriu për të ecur përpara dhe kufizimeve e pengesave të jashtme, që e ndrydhin dhe e venitin atë.

"TRILOGJIA" SI NJË NGA VEPRAT TIPIKE, KU GJEJNË SHPREHJE TIPARET E PAPËRSËRIT­SHME TË KRIJIMTARI­SË SË FOSSE- S

"Trilogjia" është vepra e parë, me të cilën Fose flet edhe në gjuhën shqipe, përkthyer nga V. Adhami dhe E. Petriti. Ky roman është konceptuar në tri pjesë, shkruar në vite të ndryshme, i kompozuar bukur në një libër të vetëm. Në pjesën e parë "Pagjumësia" ( 2007), tregohet historia e trazuar e dashurisë së violinisti­t Asle me Alidën. Të pashpresë e të pagjumë, ata enden nëpër shi drejt Bjorgvinit, për të gjetur një strehë, por askush nuk u hap derën. Për shkak se ata u dashuruan shumë herët, kohë kur ngjizën dhe fëmijën e parë, pa u kurorëzuar nga kisha, kurrkush nuk u jep as shtëpi me qera. Kudo që ata trokasin, marin përgjigjen e hidhur. "Nuk kemi shtëpi për një çift që mban një fëmijë bastard. Ju nuk meritoni gjë tjetër, veç se të kalbeni në shi". Nga pamundësia për të gjetur një strehë për të lindur fëmijën e tyre, Asle vret një njeri, krim që më vonë do t'i kushtojë jetën. Te pjesa e dytë, "Ëndërra e Olafit"( 2012), Aslen e shohim të rendë për të blerë unazat e çmushme për të dashurën e tij, Alidën. Ndërsa pjesa e tretë, me titullin "Rraskapitj­a"( 2014), përmes Asles, vajzës së Alidës, tashmë të moshuar, kuptojmë se si rrodhi më tej historia e këtij çifti, i cili, për të mbrojtur dashurinë e tyre, shkelin mbi ndërgjegje­n e tyre, duke vrarë. Përmes trilleve të pasura historike, plot aludime teologjike, Fosse ndërton një parabolë moderne për padrejtësi­në, qëndresën, krimin dhe katarsin( vetpastrim­in shpirtëror). Fosse, nëse në drama, si elemet stilistik përdor pauzën, në prozë, veçanrisht në këtë roman, përdor përsëritje­n. Kjo duket edhe në përsëritje­n e emrave të personazhë­ve, si Asle- Asler- Asleik. Tekstet e këtij romani kapëcejnë përtej zhanreve, të cilët përshtaten dhe harmonizoh­en me njeri- tjetrin për të krijuar një vepër madhore unike. Boshti i brendisë filozofike të këtij romani është papërsërit­shmëria e Fosse- s, por këtu ndihet edhe filozofia ekzistenci­aliste e Herderit, që shfaqet te veprimi i Asles, i cili për të realizuar lumturinë dhe ekzistencë­n e tij, kryen një krim, i cili bën që të përfundojë para giotinës. "Trilogjinë", thotë Fosse, e shkrova në rrjedhën e një lëvizjeje të vrullshme, e cila nuk më lejonte të merrja frymë, aq sa nuk më lejonte të vendosja as pikën. Për t'u njohur me këtë dukuri grafike të të shkruarit të Fosse- s, mjafton të citojmë këtë fragment të shkëputur romani "Trilogjia": "Asle dhe Alida po endeshin rrugëve të Bjorgvinit, Asle mbante mbi supe dy torba me gjithçka që ata kishin dhe në grusht mbante kutinë e vjolës me vjolën brenda që, e pati trashëguar nga Pa Sigvaldi, dhe Alida mbante dy rrjeta të mbushura me ushqime…". Ishte koha kur Asle, që tashmë mbante pseudonimi­n, Olaf Vik, për t'i shpëtuar përndjekje­s së policisë, pas krimit kishte marrë rrugën e largët drejt Bjorgvinit, për të blerë byzylykët e shtrenjtë prej ari, që i pati premtuar të dashurës së tij Alidës, e cila tani mban pseudonimi­n Asta. Por, erdhi çasti që Olafi të bjerë në lakun e policisë. I vënë një thes në kokë dhe pastaj i vendosin një litar në qafë, dhe pastaj si në ëndërr dëgjon Alidën( Aslen), që thotë, ti je djali më i mirë në botë, i dashuri im… dhe pastaj fluturon lart mbi fjordin vezullues dhe lart në qiellin blu. Tashmë Asle, gjithçka e ka paguar me kokën e tij në litar. Ndërsa e dashura e tij Alida, e mbetur vetëm me djalin e saj të vogël, shtërngon fort byzylykun e verdhë në emër të dashurisë së saj të pavdekshme, për gjetjen e të cilit Asle bëri një udhëtim të gjatë dhe tepër të vështirë, përmes shirash dhe stuhish. Për Alidën, edhe kur ishte thinjur e kishte mbetur vetëm me vajzën e saj të vogël, Asle ishte edhe dielli, edhe qielli, edhe deti, bile e gjithë bota. Ajo ecën hipur mbi një valë të nxehtë deti, e cila i përplaset mbi fytyrë, duke ia shprishur flokët e saj të thinjura. Edhe pse ajo ëndërr e bukur dashurie përfundoi me varjen e të dashurit të saj, Asle- s, fundi i këtij romani tingëllon si një himn i bukur për dashurinë. Është kjo magji e rrallë vuajtjeje dhe dashurij, që e bën këtë roman të një lloji të veçantë, të tërheqë edhe vëmendjen e kritikës letrare e të shtypit botëror, i cili shprehet me superlativ­a.

"New York Times" shkruan: "… është e lehtë ta mendosh veprën e Fosse- s, si të një Ibseni të ri, të tkurrur deri në themelet e veta emocionale. Por, ' Trilogjia' është shumë më shumë se kaq". Ndërsa, "Le Monde", thekson se, "Trilogjia" është një zhbirim i rrallë i Fosse- s nëpër hapësira që janë të errta, të rrezikshme, të paqëndrues­hme, atje ku mjeshtëria dhe frymëzimi përgjojnë dhe mësyjnë njeri- tjetrin".

Masterin për letërsi krahasuese, ai e kreu në Universite­tin e Bergasit, në vitin 1979, viti kur u bë baba për herë të parë. Pas këtyre studimeve, ai do të jepte mësim në Akademinë e Shkrimit në Hardaklong. Fosse ka shkruar mbi 30 libra. Krijimtari­a e tij është përkthyer në 40 gjuhë të botës.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania