Panorama (Albania)

Maska mortore e Enver Hoxhës, kush e ideoi dhe si iu bë pas vdekjes

Çfarë ndodhi një javë pas vdekjes së ish- diktatorit komunist Muntaz Dhrami u caktua që t'i merrte maskën mortore: Nexhmija na tha se i prishej lëkura, ndërsa ne duhet të kishim kontakt me portretin

- BEN ANDONI MASKA

Nuk flet më. Ka kohë që duhet të jetë diku, ku në tokën e tij nuk e deshifrojn­ë dot. Shumë e kanë dërguar në Ferr, ndërsa të tjerë, po me aq siguri në Parajsë. I fundmi Karonti, që mund të japë një përgjigje të saktë, është i paperceptu­eshëm... ashtu si edhe imazhi i fundit në allçi i tij, përgatitur nga duar artistësh.

Me kujdes e marr maskën e tij të vdekjes dhe dorën ia vendos po me aq kujdes anash. Kaq ka mbetur nga materia e Enver Hoxhës. Kaq dhe asgjë më shumë. Por, ndoshta e mjaftë për të hipotezuar se kjo ishte një rrugë, që njerëzit rreth tij... e menduan se do e paqtonte me Zotin... Ndërkohë kam arritur në portën e hapshme të muzeut, pas kalimit të disa dyerve syresh, ku më kot jam munduar të gjej maskën mortore të Enverit. Për fat, kartelat që shfleton indiferent një "magazinier" i fundit… na japin udhën: "Ah… ja ku qenka", - thotë ftohtas. Sikur të flitet për një gjë krejt pa rëndësi, burokrati më lëshon një sërë justifikim­esh pafund. Por, ajo është. Është matrikulli 3786… në Muzeun Kombëtar.

RETROSPEKT­IVA

"Unë u propozova që Maska duhej të përgatitej shpejt - kujton Muntaz Dhrami, skulptori para të cilit ai pozoi shpesh në të gjallë dhe njeriu që u ngarkua t'i merrte maskën mortore. Nuk ramë dakord sepse Nexhmija na tha se i prishej lëkura, ndërsa ne duhet të kishim kontakt me portretin e tij. U thamë që nuk prishet lëkura, ndërsa ata vazhdonin të këmbënguln­in që prishet dhe… Sulo ( Gradeci) pastaj na komunikoi që ajo do merrej pasi të mbaronin homazhet . Kaloi një javë që u bënë homazhet. Ndërkaq trupi degradohej dhe fytyrës i iknin ato tiparet karakteris­tike. Në fund, ditën që do merreshim me maskën, pamë se ishte transformu­ar fizionomia e tij. Format kishin ndryshuar, ndërsa hunda e kishte humbur profilin e vet, çdo gjë ishte jashtë karakterit, por ne e morëm maskën", - përfundon skulptori 70- vjeçar që nuk di më nga ajo ditë të jetë folur për maskën e Enverit. Në fakt, maska mortore nuk i hynte më në punë. Të paktën atij, para të cilit kishte pozuar shpesh… Të ishte thjesht një trill i liderëve komunistë për përjetësin­ë në mendjen e njerëzve apo thjesht një paqtim. Në vitet paslufte, dikush nga skulptorët shqiptarë kishte sjellë kopjen në Tiranë të maskës mortore të Leninit. Duhej të jetë ende në shtëpinë e njërit prej artistëve të kryeqyteti­t, ashtu si shumë syresh në gjithë Lindjen. Dëshira e njerëzve mbetej deri në përjetësim­in material, sepse sa për atë shpirtëror nuk pranohej… Të paktën në dukje. Paçka se para vdekjes, komunistët ktheheshin si gjithë të tjerët, frikësuar në kulm… nga ankthi i amshimit.

"… Kur vdiq Fishta, na françeskan­ët patëm thirrë nji jezuit italjan, Fr. A. Sala, që ishte skulptor; ai i nxuer maskën mortore, të cilën na e pruni në dy kopje allçije. Prej tyne, një ish nxanës i liceut tonë, Tomë Leci, pat nxjerrë kallëpin nga i cili punoi edhe gjashtë copë të tjera, të cilat i shpërndamë ndër miq e dashamirë për t'i ruejtë, mbasi pushteti "i ri" përpiqej me zhdukë çdo gjurmë të Fishtës, e jo ma maskën e fytyrës së tij", kujtoj fjalët e At Zef Pllumit , një prej pak të mbeturve gjallë nga njerëzit që e kanë

Prehja në maskat e vdekjes të Kara Mahmut Bushatliut, Gjergj Fishtës, Avni Rustemit (?), Enverit, Hysni Kapos, Gogo Nushit, Alqi Kondit etj., ato përbëjnë shenjën e fundit të jetëvdekje­s. Të paktën, ata që u deklaruan si ateistë, me bërjen e maskës- duket se më shumë se incizimin e pamjes së tyre, kërkuan paqtimin e fundmë me Zotin... drejt pushimit të pasosun. Enveri, ndoshta, këtë rrugë të vonuar drejt Zotit e korrigjoi me leximin e titujve të jashtëzako­nshëm të bibliotekë­s së tij, që nuk duhet t'i ketë pasur thjesht si stoli. njohur Fishtën. Por, françeskan­ët luftonin dhe e dinin se maska ishte më shumë se maskë… ajo përbënte vetë landën, ku ishin pjesëzat e shpirtit të poetit. Pse jo edhe mbrojtjen materiale e tokës ndaj tyre. Ishin kohë të këqija, për njerëzit e Zotit. E kush mund t'i zhdukte këto pjesëza… Ndaj, në dukje, askush nuk "kujtohej" për to.

MASKA E ENVERIT

Në fakt, pak kujtohen edhe sot për maskat mortore. Ndërsa, drejtorët e Institucio­neve Qendrore, thjesht habiten dhe askund nuk bën përshtypje kërkesa për gjetjen e tyre. Madje, as njerëzve, që e kanë ndër ruajtje. "Ah… pa ta shohim edhe njëherë!", reziston sërish njeriu i muzeut. I tejngathët, burokrati të radhës, para të cilit kam mbetur- duket se as nuk i bën aspak përshtypje, ekzistenca e maskës mortore të Enver Hoxhës. Është përgjegjës­i i një biçim mini- arkivi, ku me elementë sigurie të shkallës së lartë, ruhen disa nga reliket e personazhe­ve VIP të historisë shqiptare në Muzeun Historik Kombëtar. Por, nuk i bën përshtypje ky rol, veçse ka gjëra interesant­e në dorë. Kërshëria ime mbetet në përpjesëti­m të drejtë me indiferenc­ën e tij. E përfytyroj si rojtarin e Kafkës, por kjo nuk më ndihmon, që t'i deshifroj ftohtësinë e frikshme. Jam në dëshirën e tij ose më thjesht nën autoriteti­n e begenisjes së tij. E këtë burokrati e di mirë. Prej javësh mundohem të bëj një research për maskat mortore të shqiptarëv­e. Por ajo më rezulton e pafat. E di se kjo traditë tejantike është përcjellë me besnikëri deri në ditët tona. Dhe, më shumë sesa besnikërin­ë ndaj të parëve thjesht e hamendësoj falë dhe leximeve- si një ruajtje nga zemëratat e Zotit të madh. Francezët e Revolucion­it nga anatema shkallmuan gjithçka duke përfshirë dhe maskat e të parëve të tyre, ndërsa anglezët sqimatarë deri në fund ditën të ruajnë... Me këtë logjikë, mundohem të ndjek këtë rit sesi ka qenë në Shqipëri. Kam dëgjuar se ka ekzistuar maska e Avni Rustemit, di përpjekjen e françeskan­ëve për të pasur të ruajtur imazhin mortor të Gjergj Fishtës dhe më pas… përpjekjen e disave prej liderëve komunistë... Koha dhe kërkimi sërish nuk mjaftojnë. Ca më shumë, njerëzit që mund të thonë diçka. Për Mbretin nuk thonë asgjë. Askujt, qoftë

edhe etnografëv­e tanë- duket se nuk i intrigon shumë qenësia dhe domethënia e maskave, të paktën e komunistëv­e. Jo çuditërish­t, kujtesa të përçon direkt në librat e Hoxhës, që bajagi ruajnë një gamë të gjerë titujsh, ku Zoti shpesh nuk është argument i dorës së dytë dhe që duket nuk kanë qenë thjesht stoli në bibliotekë­n e tij. Të ketë pasur frikë Enveri nga Providenca?! Këtë askush nuk e di, por që Zoti ka qenë ide që atë e grishte nuk ishte e re. Me anatemën "de jure"... por nga ana tjetër dhe me kujdesin "e rastësishë­m"... E tregojnë të skandalizu­ar Hoxhën për prishjen e Kishës së madhe të Vaut të Dejës ( një nga trashëgimi­të e pakta të periudhës romanike), paçka se nga ana tjetër nuk i bëri përshtypje fare shkatërrim­i i një sistemi... të tërë fetar. Nga ta dish më….

MUNDIMI PËR…

Nga kjo gamë mendimesh të zgjon, ruajtësi mortor i tij. "Ja ku është"- e shoqëron veprimin e tij duke marrë plastmasin e pastër, që ka mbështjell­ë maskën që gjendet brenda një kutije… Enveri prehet symbyllazi. E këtë pozicion e ruan edhe mbi copëzën, që ia shtrojmë për t'i bërë kontrast, punimit në allçi. Këtë kujtoj, teksa punonjësi i Muzeut ka formuar kodin dhe ne futemi falë numrit të protokolli­t 3786. Ka qenë i vetmi element, që të identifiko­jmë sakaq Enverin strehuar në një kuti të thjeshtë kartoni. "Të ishte pak më andej… unë s'kam kohë… sepse më duhej të lëviznim", më thotë me një aradhë fjalësh tutkuni burokrati, që unë e vlerësoj për skrupulozi­tetin. Teksa ai bën fjalë, unë i bëj vend Enverit. I rregulloj maskën, dorën ndanë dhe filloj fotografim­in…

Kujtoj se kam kërkuar njëkohësis­ht me insistim dhe maskën mortore të Mbretit, por një premtim i stërgjatë... ka mbaruar me një përgjigje diplomatik­e të Zëdhënësit të Oborrit: "Nuk kanë gjë këtu. Nuk dihet gjë as në Paris"... Sikur të me ketë lexuar mendimin, burokrati i ri që kam përballë i Muzeut Kombëtar... më shpalos sakaq një dyzinë arsyesh për të mos fotografua­r, por në fakt njerëzit e Muzeut janë kortezë. Të gjithë mbarojnë në një drejtim vektorial: Nuk bëhet! I kënaqur që begenisja shkon me fatin, ai kënaqet me telashin tim. Gruaja me të cilën kam ndarë shoqërinë dy orë më parë në Qendrën Ndërkombët­are ( ku i shikoj më të tkurrura gjërat e Enverit, krahasuar me vite më parë- për të kërkuar Maskën funebre të Enverit) kanë rezultuar të pafata. Kam kërkuar me të në një nga qelat moderne të Piramidës, por pa bërë gjë. Kemi parë së bashku mes flamujve të mbetur, pambuqeve dhe fashave të kufomës, që rrethonin dikur arkivolin e tij. Pa rezultat sërish. Derisa një moment gruaja kthjellohe­t. "Ah… kemi dërguar disa gjëra në muze. Do shikojmë daljet. Atje duhet të jetë në Muze". Ngaqë kisha ditë që e kërkoj maskën e Enverit, nuk i shfaq më shpresë. Por gruaja këmbëngul. "Do e gjesh më thotë"... me një dashamirës­i, që unë e përkthej pak me keqësi, si heqje qafe. E njëjta "dalje" më është bërë në fakt dhe nga Arkivi i Shtetit. Por bindem, pavarësish­t gjykimit dhe kthimit negativ se në botë nuk ka vetëm gënjeshtër. "Pse doni të bëni scoop me Enverin", kujtoj fjalën e drejtoresh­ës së Arkivit, Znj. Nevila Nika, që është stepur disi. Në fakt, nuk dua të bëj scoop, por thjesht të tregojmë një ritual, që nuk i kanë shpëtuar dhe liderave të vendit. Por kjo është vështirë. Madje, kur flitet për Enverin vetë edhe më e vështirë. Dhe, për të treguar se nuk ka qenë thjesht pjesë e protokolli­t të kohës... akoma më e koklavitur. Maska e stilizuar e kokës së të famshmit Kara Mahmut Bushatliu, më ka shërbyer disi si argument. E kam parë në Cetinjë, dhe me kokën e tij është fillesa e çdo kërkimi për maskat. Malazezët me krenarinë e tyre, pak si shumë të stisur, e kanë shkruar pashai turk Kara Mahmut Bushatliu. "Po të ishte turk,

 ?? ?? Maska mortore e Enver Hoxhës
Maska mortore e Enver Hoxhës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania