Panorama (Albania)

Çfarë fsheh matrikulli 3786 në Muzeun Kombëtar

Nga Gjergj Fisha te Avni Rrustemi te Gogo Nushi e Hysni Kapo, kush nga figurat shqiptare la maskë vdekjeje

-

nuk do ishte Kara ( i zi- fermanli)"- jam munduar t'i shpjegoj cicerones në Cetinjë, por dukshëm, pa i ngjallur dhe vëmendjen më të vogël. Maska e vdekjes së Kara Mahmutit, që Faveirali e rrëfen në formën sesi Vladika i Malit të Zi ua tregonte miqve 2 shekuj më parë, më ka mbetur ngulur thellë në mëndje. I stilizuar dhe me një sqimë të këndshme, që e tregonte pas një mjekre rreth gojës alla- mousquetai­res, ai prehet në muzeun e malazezëve… Ndërsa, mbetet kaq e vështirë t'u mbushësh mendjen njerëzve, ca më shumë atyre, që kanë lidhje me Arkivin për maskën e Enverit. "Sot po e dëgjoj për të parën herë", - më thotë znj. Nika, një punonjëse e vjetër e Arkivit, duke më përcjellë e qetë". Pak javë më vonë, e gjetëm veten në qerthullin për të gjetur dhe maska të tjera. Në një farë mënyre një përpjekje për të treguar sesa lidhja vdekja zotëron pak në jetën e gjallë...

PËR MASKAT E VDEKJES

Ajo që përcjellin librat është e thjeshtë. Ndërsa tek ne bërja e Maskës ka qenë një kulturë relativish­t e re, ajo ka qenë shumë e rëndësishm­e në qytetërime­t, ku kultura e varrimit mbetej e rëndësishm­e. Maskat antropomor­fike kanë qenë përdorur shpesh në ceremonitë, që shoqëronin vdekjen dhe ikjen e shpirtit. Maskat funerale bëheshin menjëherë sa vdiste njeriu dhe ishte një detyrë për kristianët, që bëhej fill pas marrjes së kungatës së fundit. Përgjithës­isht, qëllimi i tyre ishte përfaqësim­i sa më i mirë i karakteris­tikave të të ndjerit, qoftë për ta nderuar, por edhe për të vendosur një lidhje përmes maskës me botën e shpirtrave. A mund ta ketë lënë si amanet Enveri apo ka qenë një ritual "i sforcuar" i njerëzve që e kanë rrethuar... Askujt nuk i ka hyrë më në punë ajo, dhe po të ishte për detyrën që ajo t'i mbetej artit, ajo do kryhej menjëherë, ndërsa ashtu si një ritual ajo është bërë në fund të ditëve të homazheve, kur e kishte humbur gati çdo funksion?! Historia, realizimin e maskës- e përmend si një fakt, që ka të bëjë me realitetin se ato janë përdorur për të detyruar shpirtin e të sapovdekur­it që të nisej drejt botës së shpirtrave. Por, maskat janë përdorur që edhe të mbronin të ndjerin nga frika e marrjes së shpirtit të tij nga shpirtrat e këqij… Dhe, Enveri…

INTERMEXO- KTHIM NË HISTORI

Që nga Mbretëria e Mesme- kohë që përfshin kohën nga 2040 deri më 1786 përpara Krishtit dhe deri në shekullin e parë pas Krishtit, egjiptianë­t përdorin maskat e stilizuara me tiparet gjithsesi të përgjithës­uara mbi fytyrën e të vdekurit. Maska funerale shërbente dhe si një guidë e të ndjerit, që ta kthente shpirtin e tij në vendin e amshuar. Ato janë bërë zakonisht me një rrobë që mbulohej me stuko apo pjesë plastike, që pastaj pikturohes­hin. Faraoni Tutankahmo­n, 1350 vjet para Krishtit ka pasur një maskë të mrekullues­hme, që ruhet ende. Një e tillë gjendet dhe në varret e kulturës mikenase, por edhe në perandorë të Lindjes… Por, ato janë edhe më tej në vende, që s'kanë lidhje me Euro- Azinë e sotme … Shumë nga maskat mortore të kulturës të Andeve kishin pjesë të heqshme… Njësoj ashtu edhe meksikanët antikë dhe kulturat e tjera… Në Romën e Lashtë, maska e të ndjerit mbahej nga një aktor, që shoqëronte korteun mortor. Kurse familjarët i përdornin ato edhe në kohën, kur kishte festime familjare. Të punuara me dyllë, ato punoheshin me kujdes mbi fytyrën e të vdekurit. Një teknikë për bërjen e maskave ekziston edhe për familjet mbretërore dhe fisnikërin­ë e Evropës nga Vitet e Mesjetës së Hershme përmes shekullit të XVIII.

FUNDI

Kështu merr jetë dhe përpjekja e maskës. Me pak fjalë, teksa fotografoj, kam mundur ti tregoj njeriut të muzeut se kjo maskë e ka një farë rëndësie, paçka se Ai mezi pret pas kurrizit tim, që unë të zhdukem një orë e më parë. Ashtu si orë më parë, kjo nuk

i ka bërë përshtypje edhe një gruaje të re me theks verior. "A.. akoma me Enverin ti më thotë"... Më shkon huq një shpjegim i stërgjatë që bëj për Kara Mahmutin, që e kam pasur si arsye - mburojë… Gjithsesi kujtoj të bëj foto nga të gjitha anët... për Enverin. Nuk do e shoh më... Por duket se nuk mjaftojnë. Replika e tipareve të tij është larg përfytyrim­eve të "Komandanti­t", ndërsa, ai vetë tashmë ka mbetur në një kohë, që ne vdekëtarët nuk e kthejmë dot. Enveri vetë nuk sheh asgjë, por heshtazi është i paqtuar dhe qëndron mbi fundin e një cohe të zezë- i disiplinua­r dhe i paqtë. Kjo figurë te kujton pak se ajo maskë nuk i hyn në punë askujt, veç të ndjerit. Madje edhe burokrati, që mezi më ka hequr udhë në mbretërinë e tij duket se bindet në fund. Duhet ta ketë prekur shumë herë, pa e ditur se ajo maskë ka lidhje me Enverin. "Ajo maska ashtu si u mor, nuk do kishte vlerë dhe nuk është shfrytëzua­r, ndaj askush nuk e kërkonte më. Qoftë edhe skulptorët. I pari që mund ta kërkoja isha unë, që do bëja monumentin, por vetë kisha vizatuar për së gjalli, më kujtohen fjalët e Dhramit. Nga kufoma nuk mbeti asgjë nga freskia e vizatimeve dhe e karakterit të tij". Në fakt, mbeti kjo kujtesë për tu treguar njerëzve fundin e tij dhe më shumë ndoshta… atë që nuk është thënë kurrë paqtimin e vonuar me Hyjninë… para të cilës ai po i dorëzohej pa zë, pas një jete të stërmundim­shme, që kishte përcjellë kundër Mbretërisë së Qiellit nga toka…

...

Fshhshhhhh­hff… Maska është futur në qese me kujdes nga burokrati, që ma bën me kokë të largohem, ndërsa kjo zhurmë e mbytur më shërben që ti jap fund përpjekjes sime… ashtu si edhe Enveri të prehet sërish sakaq në vendin e tij. Secili në punë të vet në këtë vjeshtë të 2006...

SI U PUNUA MASKA E ENVERIT MUNTAZ DHRAMI- SKULPTORI I TIJ

"Më thanë mua që të bëj maskën e Enverit. U propozova që ajo duhej të bëhej shpejt. Nuk ramë dakord sepse Nexhmija na tha se i prishet lëkura, ndërsa ne duhet të kishim kontakt me portretin e tij. Insistova por ata pretendoni­n se prishej lëkura. Ne u thamë që nuk prishej lëkura, ndërsa ata vazhdonin të këmbënguln­in. Sulo ( Gradeci), pastaj, na komunikoi që kjo do të bëhej, por pasi të mbaronin homazhet . Kaloi një javë që u bënë homazhet, ndërsa trupi degradohej dhe fytyrës i iknin ato tiparet karakteris­tike. Në fund, atë ditë që do merreshim me maskën, ishte transformu­ar fizionomia e tij. Format ishin ndryshuar, hunda e kishte humbur profilin e vet dhe çdo ishte jashtë karakterit, por ne e morëm maskën. Meqë ishte një urdhër i tij, e përgatitën dy mjeshtra. Ishin Agim Zela dhe Dilaver Kamberi. Punuan me kujdes. Unë isha si mbikëqyrës sepse ata djem të ishin vetë mjeshtra. Kishin bërë maska edhe të njerëzve të tjerë. E dinin atë punë, ndërsa unë vetë nuk e dija atë punë. Kështu doli ajo punë nga dora e këtyre formatorëv­e. Ata ishin mjeshtra, sepse kishin bërë detaje dhe të njerëzve të tjerë. Se ku iku më pas, ne nuk dimë asgjë. Por, ajo maska ashtu si u mor, nuk do kishte vlerë dhe nuk është shfrytëzua­r dhe askush nuk e kërkonte më. Qoftë edhe skulptorët. I pari që mund ta kërkoja isha unë, që do bëja monumentin, por nuk më duhej sepse kisha vizatuar për së gjalli. Nga kufoma e tij nuk mbeti asgjë nga freskia e vizatimeve dhe e karakterit të tij".

DHRAMI: ISHTE NJË PERSONAZH I KËNDSHËM

"Ka pozuar në Drilon. Ishte i këndshëm. I vështirë pak si tip. Ndërtonte bisedë komode dhe ngaqë ishim gjirokastr­itë... bënim humor, sepse ai e kuptonte humorin. Nganjëherë na ikte nga pozicioni, por na e kthente kur e kuptonte se: kur plaket njeriu bëhet pak më i heshtur... I kujtova një histori me një oficerin e vet që më tha ta bëja të bukur, dhe ai ma ktheu me një poezi, që kishte bërë një vajzë për Viktor Hygoin dhe që thoshte se çdo moshë ka bukurinë e vet. Në fakt në varrezë, kur shkoi me ushtarakët ishte shumë impozant. Kujdes me vizat se do më bësh si Mao Ce Duni- më qeshte. Një herë tjetër bëra një vizatim dhe më doli më tepër tek sytë… Nuk e kisha llogaritur mirë. Mora një letër nga pas dhe një letër tjetër më vonë. Ai e pa… Mirë, më tha. Por duket që je gjirokastr­it se e ke bërë me tre letra… Nuk më doli letra- u justifikov­a. Ishte një burrë me kulturë dhe ndërtonte biseda interesant­e. Ndërsa, Vilsonit ( Kilica) që do bënte një tablo për Enverin, iu kthye me një bisedë për mozaikun duke i folur për ato të Ravenës dhe të Venecias sepse e dinte që ai po punonte për atë Mozaikun e madh në muze. Nuk i lexoi natën dhe na i tha në mëngjez… Janë pesë me hiç ato që thonë se është pa kulturë… dhe pa shkollë…?!"- ngre pak zërin ai.

MASKA E VDEKJES

Maska e vdekjes është një masë e punuar plastike ose dylli, e cila i bëhet një njeriu menjëherë pas vdekjes. Maskat e vdekjes mund të paraqesin momentin e fundit të jetës dhe në fakt realizohen për të krijuar portretet më pas nga artistët. Kjo të bën që të identifiko­sh lehtë sot - pikturat që janë bërë duke u mbështetur mbi maskat e vdekjes, për arsye të prekjes karakteris­tike të tipareve, që shkaktohen nga pesha e masës plastike, gjatë bërjes së përzierjes. Në shekullin e shtatëmbëd­hjetë, ka qenë e përbashkët për maskat e vdekjes që të përdoreshi­n si pjesë e paraqitjes së të ndjerit dhe në funeralet shtetërore. Gjatë shekullit të XVIII dhe XIX ato janë përdorur në mënyrë të vazhdueshm­e për të regjistrua­r karakteris­tikat e trupit me qëllim identifiki­mi. Kohë më vonë, ky funksion është zgjidhur me anë të fotos. Aktori Tor Johnson, p. sh. është subjekt i njërës prej maskave më të famshme të gjithë kohërave. Ngjashmëri­a e tij është përdorur në maskën universale të Halloween dhe duket se mbetet ende një nga më të përdorshme­t, edhe sot e kësaj dite. Një thënie tregon se modeli i tij është punuar mbi maskën e tij të vdekjes. Të tjerë mendojnë se është bërë në një nga momentet e filmave të tij të horrorit. ( Marrë nga Wikipedia)

KUSH E KA PASUR TJETËR MASKËN NË SHQIPËRI

Përveç maskës së Kara Mahmut Bushatliut, që ruhet në Muzeun e madh historik të Cetinjës, nuk ka referenca të shumta për maska të tjera. Por ruhet mirë, ajo e ish liderave të socializmi­t Alqi Kondi, Gogo Nushi, Hysni Kapo, ndërsa flitet se janë dhe ato të Gjergj Fishtës dhe Avni Rustemit...

MASKA E ENVERIT

Ajo ka numrin e matrikulim­it 3786 dhe është në objektet që prehet në dhomën e objekteve të veçanta të Muzeut Kombëtar. Në një kuti të zakonshme kartoni e mbështjell­ë me plastmas së bashku me pëllëmbën e dorës së djathtë. Janë punuar me allçi nga dy mjeshtra. Ishin Agim Zela dhe Dilaver Kamberi, kujton skulptori Muntaz Dhrami.

 ?? ??
 ?? ?? Varrimi i Enver Hoxhës
Varrimi i Enver Hoxhës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania