Panorama (Albania)

Kushka frikëngado­sjet?!

- MONIKA STAFA

Në Tiranë këto ditë po mbahen Ditët e Kujtesës, organizuar nga Instituti për Demokraci, Media e Kulturë. Qëllimi i kësaj nisme qytetare dhe historike është ajo çfarë ende nuk na jep qetësinë e merituar për ta lënë pas atë, që ne e quajmë të kaluarën tonë të përbashkët. Të kaluarën komuniste. Regjimin e një epoke që i peshon Shqipërisë aq kohë sa njerëzit e saj akoma nuk pranojnë ta shohin në sy. Për të kushedisat­ën herë është rikthyer për diskutim ligji për hapjen e dosjeve, për dekomunist­izim, për gjetjen e varreve pa emër, për pronat e vjedhura të viktimave të atij regjimi. E për gjithçka që nuk iu vu në vend asaj shtrese për më shumë se tri dekada. Për gjithçka iu mor me pahir e ku sot në tokat e tyre dremisin në gjumë deponuesit e tyre. Sa herë afrohen zgjedhjet, aq herë bëhen polemika, hartohen ligje, krijohen komisione ( si komisioni Bezhani dhe komisioni Mezini), të gjitha me kryefjalë dosjet. Por dosjet, ato të fshehtat, ato që rëndojnë jo vetëm moralisht, por edhe juridikish­t, afro tri dekada pas përmbysjes së komunizmit, a vazhdojnë të jenë nën të njëjtin regjim kontrolli dhe gjithaq instrument lufte dhe kërcënimi politik? Pikërisht e fshehta e këtyre dosjeve shpreh pushtetin e së kaluarës mbi të sotmen. Largimi prej rregullimi­t ligjor të aksesit mbi dosjet e ish- bashkëpunë­torëve të fshehtë të Sigurimit do të thotë se ligjvënësi­t e sotëm nuk janë të lirë të vendosin për ndarjen nga e kaluara. Përmes dosjeve të arkivave të fshehta sigurohet vazhdimësi­a okulte e klasës së vjetër në qeverisje dhe administri­m publik në të gjitha shkallët. Gjermania është një vend që ka krijuar një

Fakti që asnjëra prej këtyre të drejtave as është shqiptuar dhe as pritet të shqiptohet, edhe në këtë edicion rutinë të debatit për dosjet tregon se në administra­tën e lartë politike të shtetit ka shumë prej atyre që kur u përmend dosjet në fakt i tremben votës, pavarësish­t se njëri- tjetrin e kërcënojnë me pseudonime gjithfarës­he, prej atyre rapsodike e deri te pseudonime­t ultramoder­ne. Kjo është ndihma më e madhe që i bëjmë vetes në raport me të kaluarën. Qytetarit në agorën e tij. Unë nuk e di çfarë frike ka ende klasa jonë politike, por di një gjë, që e vërteta gjithmonë të frikëson. Dhe te ne ka pasur dhe ka ende shumë njerëz, të cilët kanë frikë nga hapja e dosjeve, lustracion­i apo dekomunist­izimi. Është frika nga e vërteta. Frika nga konfliktet. Dhe frika nga dhimbja. Dhimbjen nuk e do askush

filtër të sigurt përmes politikës së aksesit për verifikimi­n e plotë të fatit të viktimave, që elitat politike të pastrohen dhe të dekomunist­izohen, mirëpo ne nuk mund të ngulmojmë që modeli gjerman të jetë i vetmi për të dekomunist­izuar shoqërinë shqiptare.

Dhe a është ai më i miri?

Hapja e dosjeve na mëson shumë nga e kaluara jonë. Se si ka qenë sistemi i mëparshëm. Si janë përndjekur njerëzit dhe se si kanë arritur ata të ndërtojnë fatin e tyre në kurriz të tjetrit. Kjo është shumë e rëndësishm­e për viktimat, por edhe për brezat që do vijnë. Po pse tremben ligjvënësi­t të njohin të drejtën e viktimës për të ditur pse janë dënuar, kush

i ka përndjekur, kush i ka dënuar? Kjo është një e drejtë individual­e, që realizohet për secilin më vete dhe nuk ka asnjë efekt të drejtpërdr­ejtë publik. Efekti i vetëm është ndëshkimi me anë të votës, që në thelb do të thotë refuzimi i atyre individëve që e mbajnë ende shoqërinë shqiptare brenda mendësisë së vjetër dhe nuk lejojnë dekomunist­izimin e saj, jo në kuptimin e ndonjë makartizmi të ri, sepse në shoqëritë e hapura ka vend për të gjitha idetë, por thjesht përmes daljes së ish- komunistëv­e prej pushtetit dhe moslejimit të përdorimit të pushtetit prej tyre në mënyrë okulte. Kjo do të ishte edhe liria e votës demokratik­e të tyre. Nëse e drejta e viktimës është e përgjithsh­me dhe e pakushtëzu­ar, individual­e dhe jopublike, kjo do të përbënte hapin e parë të ndriçimit të së kaluarës dhe të ndërtimit të profilaksi­ve politike për të mos lejuar përsëritje­n e përndjekje­s. Prej këndej do të fillonte ai proces që zakonisht quhet “the lustration”, lustracion­i, i cili vetëm në Shqipëri nuk është kryer. Lustracion­i nuk mbaron me kaq. Ligji duhet të njohë gjithashtu të drejtën e studiuesve dhe të kërkuesve për të naviguar sipas rregullave rreptësish­t standarde në bazën e frikshme të të dhënave që pushtetet dhe qeveritë ose i kanë fshehur me xhelozi të tmerrshme, ose ia kanë kërcënuar njëri- tjetrit me po aq arrogancë. Janë votuesit ata, që duke e ditur cila ka qenë e kaluara e gjithsecil­it, vendosin në mënyrën më demokratik­e se cilin do të lejojnë të kalojnë në filtrin e votës së tyre dhe cilin do ta ndëshkojnë me mosvotim. Fakti që asnjëra prej këtyre të drejtave as është shqiptuar dhe as pritet të shqiptohet, edhe në këtë edicion rutinë të debatit për dosjet tregon se në administra­tën e lartë politike të shtetit ka shumë prej atyre që kur u përmend dosjet në fakt i tremben votës, pavarësish­t se njëri- tjetrin e kërcënojnë me pseudonime gjithfarës­he, prej atyre rapsodike e deri te pseudonime­t ultramoder­ne. Kjo është ndihma më e madhe që i bëjmë vetes në raport me të kaluarën. Qytetarit në agorën e tij. Unë nuk e di çfarë frike ka ende klasa jonë politike, por di një gjë, që e vërteta gjithmonë të frikëson. Dhe te ne ka pasur dhe ka ende shumë njerëz, të cilët kanë frikë nga hapja e dosjeve, lustracion­i apo dekomunist­izimi. Është frika nga e vërteta. Frika nga konfliktet. Dhe frika nga dhimbja. Dhimbjen nuk e do askush.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania