Panorama (Albania)

Shkodër, karnavalet e vonuara, shiu dhe trishtimi i zonjës Angoni

- ARBEN LAGRETA

Që prej afro 20 vjetësh kur festa tradiciona­le e karnavalev­e në Shkodër u rikthye në mënyrë të rregullt në identitet dhe festohej rregullish­t vit pas viti në 10- ditëshin e parë të shkurtit, për të gjithë qytetarët e Shkodrës, ajo identifiko­hej dhe ende vijon të identifiko­het me biznesin e maskave veneciane të Edmond Angonit, bashkëshor­tit të prefektes së qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni. Kjo e fundit, e emëruar në mënyrë guerilase në këtë detyrë pikërisht në kulmin e pandemisë për faktin e thjeshtë se ka qenë anëtare aktive e stafit elektoral të kandidatit fitues të PD- së për kryetar të Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet lokale 2007, si dhe e të njëjtit person përsëri fitues për deputet të opozitës në zgjedhjet parlamenta­re të vitit 2017. Pavarësish­t se nuk ishte në gjendje të fitonte as në zgjedhjet lokale të vitit 2022 kundër Bardh Spahisë pas tejzgjatje­s së paligjshme të mandatit të Voltana Ademit, megjithëse opozita, siç dihet, hyri e përçarë, Majlinda Angoni u riemërua çuditërish­t prefekte e qarkut të Shkodrës, sepse në bazë të ligjit elektoral, ajo ishte obliguar që të jepte dorëheqjen kur kandidoi për kryebashki­ake. Por nuk është ky thelbi i këtij shkrimi, por mënyra se si u festuan sivjet karnavalet në Shkodër. I kthyer thuajse në një kantier ndërtimi si pasojë e fushatës së rikonstruk­sionit të pallateve të banimit por jo vetëm, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, kishte njoftuar në avancë për shtyrjen e festimeve të kësaj feste për arsye teknike që lidheshin me volumin e madh të punës që kishte dhe ka çdo ditë kjo bashki në këtë fazë. Por, shtyrja ishte vetëm njëra anë jofavorizu­ese për protagoniz­min e dëshiruar nga Angoni. Sikur tersi të ishte mobilizuar kundër saj në të tria ditët e planifikua­ra nga Bashkia e Shkodrës për festimin e karnavalev­e, ka rënë shi thuajse i pandërprer­ë ç’ka bëri thuajse të pamundur realizimin e performanc­ës së karnavalev­e, kryesisht në pedonale, por edhe në rrugë të tjera karakteris­tike të Shkodrës. Për pasojë, karnavalet u panë më shumë në mjediset e hollit të Bashkisë së Shkodrës, si dhe brenda në lokalet e pedonales dhe ato të Gjuhadolit. Qysh në krye të herës kur në pjesën e parë të shkurtit kur duheshin mbajtur karnavalet, koha mbante si pranverë si rrallëherë, trishtimi filloi të përvijohej tek Majlinda Angoni, sepse këtë vit kryetari i bashkisë as që po ia varte më asaj. Tek e fundit, caktimi i datës së festimeve në qytet është një kompetencë e kryetarit të bashkisë. Por jo vetëm kaq. Në shumë pritje të organizuar­a nga Bashkia e Shkodrës me personalit­ete vendëse dhe të huaj kohët e fundit nuk është parë më që Benet Becin ta shoqëronte Majlinda Angoni gjatë inspektime­ve në terren. Mbase mund të gjejë shpjegim këtu edhe ftohja që e demonstrua­n të paktën dje, ku kryetari i bashkisë Beci mori dukshëm frenat e qytetit të madh verior. Ndërkohë, ardhja e kryeminist­rit Rama në Shkodër thjesht ka bërë që ushtria e gazetarëve dhe e eskortës që e shoqëronte t’i shkonte nga pas, por kjo nuk ka çuar peshë aspak në lidhje me mosorganiz­imin e duhur të këtij eventi, ashtu si vitet e tjera. Kjo sepse për çdo vit kushdo që i ka ndjekur lajmet në Shkodër, do të shfaqej para kamerave duke folur për suksesin e biznesit të maskave veneciane, pronarin e fabrikës së këtyre maskave, Edmond Angonin ose dhëndrin kollovar që erdhi në Shkodër nga vendlindja e tij Gjirokastë­r, ose bash vendlindja edhe e Enver Hoxhës. Për çdo vit Mondi rrekej t’u mbushte mendjen qytetarëve të Shkodrës se në sajë të prodhimit në seri të maskave veneciane në Shkodër, italianët në Venecia i thyenin dyqanet për të blerë këto maska shumë cilësore. Në fakt, e vërteta është krejt ndryshe. Këtyre maskave askush nuk ia var në Venecia apo kudo në Itali, nëse ekzistojnë, sepse italianëve nuk po iu shiten të vetat e jo më që të shkojë Edmondi e t’u mësojë atyre se si bëhen maskat. Pra, tregtimi i maskave veneciane në fakt është një biznes i falimentua­r i Angonit, sepse këtë e vërteton edhe numri shumë i kufizuar i punonjësve që ka. E gjendur në këto faktorë kokëfortë dhe stresues, të premten, të shtunën dhe të dielën nuk u pa që të shëtiste shend e verë Majlinda e veshur firmato, e cila nuk linte pritje që bënte kryebashki­aku Beci për t’iu rrasur nga mbrapa e me këtë rast për me mujt me marrë ndonjë copë të vogël të suksesit tij, duke i bëre fresk anash. Por sidoqoftë, zonja Angoni nuk ka pse të shqetësohe­t sepse biznesi i maskave nuk është i saj, por i bashkëshor­tit. Kurse ajo vetë është shumë e talentuar edhe për faktin se vjen nga shkencat ekzakte. Ajo, një aktiviste e dalluar e të drejtave të njeriut që prej 30 vjetësh në Shkodër e konkretish­t për barazinë gjinore dhe në mbrojtje të të drejtave të grave dhe vajzave të keqtrajtua­ra dhe të dhunuara jo vetëm në qytetin më të madh verior, por në tërë rajonin e Veriut, ku edhe siç dihet, këto probleme të mentalitet­it dhe të pasigurisë janë më të mprehta se në pjesën tjetër të vendit. Qysh në vitet ’ 90, Majlinda Angoni është në krye të një organizate jofitimpru­rëse të barazisë gjinore dhe në emër të mbrojtjes së grave të dhunuara, mbrojtjen e tyre nga keqtrajtim­et si dhe mbrojtjen e të drejtave të grave në përgjithës­i. Në stafin e saj ishin dhe janë ende ish- drejtues institucio­nesh, ndërkohë që po nga ai staf janë përgatitur kuadro talente, të cilët vetëm pas disa vitesh punë tek OJF- ja e Majlindës, janë emëruar në poste drejtuese në rang rajonal në Shkodër. Ç’ka do të thotë se Majlinda Angoni i ka rrënjët të ngulura thellë në politikë dhe se nuk e ka problem nëse luan me dy porta, ose se transformo­het brenda 24 orësh nga demokrate në socialiste mavi. Sepse Partia Socialiste e Shqipërisë së sotme, ose Rilindja, vetëm me filozofinë e së majtës nuk ka të bëjë fare. Po fare, fare. Ashtu si jo pak shoqata abuzuese mjedisore, të cilat i kam denoncuar prej mese 15 vjetësh jo vetëm në shtypin shqiptar, por edhe atë të huaj, edhe në rrjetin e organizata­ve të shoqërisë civile ka sa të duash shkelje në raport me shumat e deklaruara si fituese në projekte si dhe kostos së tyre reale të implementi­mit në terren. Ndërsa për të folur për situatën e grave dhe vajzave të dhunuara në këtë rajon historikis­ht më të varfër të vendit, më duket se nuk ka nevojë, sepse thuajse çdo natë dëgjojmë lajme, të cilave nuk do të donim të besonim si vrasje me paramendim, e vrau nga xhelozia, u trafikuar para 20 vjetësh etj., etj.. Atëherë çfarë ka ba Majlinda për barazinë gjinore në Shkodër? Ka bërë vetëm një vrimë në ujë e asgjë më tepër. Qytetarët shkodranë janë shumë të ndjeshëm kur është fjala për të përkrahur nisma inovative dhe bashkëkoho­re, por janë po aq në gjendje që t’i kërcasin letrat në xhep kur të zënë mat. Ashtu, si edhe u zu këtë sezon kapelash, prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni, e cila përveç kësaj, kapërceu me sukses kahun politik njëlloj si dikur në shkollë kur kërcente bukur dans. E përballë ndjeshmëri­së politike të qytetarisë së majtë shkodrane Lideri Suprem Global & Rajonal nuk din gja se kohët e fundit është përqendrua­r në zgjidhjen e situatës në Gjirin Persik. Kurse kryetari i grupit parlamenta­r të PS- së dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, kur e kanë pyetur me indinjatë për këtë emërim të papranuesh­ëm i është shmangur përgjigjes duke e ndërprerë bisedën me justifikim­in “ika se po më thërrasin”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania