Panorama (Albania)

Sara dhe Bardhi sërish pranë ndarjes, një tjetër ish- partner i modeles futet në "Big Brother"

-

"E vërteta është që nga një ndarje gjithmonë dikush del i lënduar. Unë mbaj mend të tjera gjëra dhe ajo të tjera gjëra dhe besoj që diçka që është mbyllur para 10 vitesh, ndonjëherë dhe harrohet se si ka ndodhur e vërteta. Unë shpjegimin tim ia kam dhënë asaj dhe ajo e ka kuptuar, ka qenë momenti te filxhanët dhe jam e sigurt që e ka kuptuar vetëm ajo dhe kaq",

Silvi

Forte, konkurrent­i më i ri i "Big Brother Vip 3", para se të futej në shtëpinë vip ka dhënë një intervistë për "Fan Club" ku ka zbuluar se me tre nga banorët njihej. "Sarën, Erjolën, Rozën", është shprehur ai se njeh, ndërsa tjetër se a ka flirtuar me ndonjërën prej tyre, Silvi tha: "Po me Sarën, do dalin fotot". Kujtojmë se jo vetëm Silvi, por dhe dy konkurrent­ë të tjerë janë futur në shtëpi, bëhet fjalë për Sara Karajn dhe Julia Ilirjanin. Ndërkohë, presim që ditët në vijim të zbulohet më shumë se çfarë lloj raporti kanë pasur Silvi dhe Sara. Sara aktualisht është në një lidhje me këngëtarin e njohur Bardhi, brenda shtëpisë. Ndërkohë, edhe ish- i dashuri i saj Endrik Beba u bë pjesë e formatit, por u eliminua nga gara. Ajo është përfolur dhe për një lidhje të lënë pezull jashtë, me një boksier. Ndërkohë që pak ditë më parë, një tjetër ish- i dashur i Sara Gjordenit, këngëtari Endrik Beba u bë pjesë e shtëpisë së "Big Brother Vip", gjë e cila nuk është pritur mirë nga modelja. "Me një nga banoret kam pasur histori", tha këngëtari në klipin prezantues, para se të bëhej pjesë e garës. Gjatë një bashkëbise­dimi me partnerin e saj në BBV, Sara u shpreh se problemi i saj nuk është romanca që kanë pasur 9 vite më parë, por te "lloji i personit" që Endriku është. Ndërsa Bardhi i kërkoi të mos ndërhynte nëse Endriku do ta provokonte gjatë lojës. "Nuk është te gjëra para 9 vitesh, por te personi dhe lloji i personit që është, flet shumë. Nuk shqetësohe­m. Nuk do më shikosh në asnjë moment që të fus xixa, kurrë", u shpreh Sara. Megjithatë, gjatë qëndrimit të shkurtër që Endriku kishte në shtëpi, ai dhe Sara nuk patën asnjë konfrontim, përkundraz­i patën mundësi të flisnin dhe të sqaronin pozicionet e tyre, pasi historisë së mbyllur 9 vite më parë. Ishbanori i shtëpisë së "Big Brother VIP", Endrik Beba, ka komentuar ndarjen e tij me Sara Gjordenin rreth 9 vite më parë, dhe deklaratat e modeles se ai e ka tradhtuar. Pas hyrjes së tij në BBV, Sara është shprehur se ndarja e tyre erdhi pasi Endriku e kishte tradhtuar, dhe se kishte qenë vet ajo që e kishte parë, duke thënë "nuk e dija që ai mbante kontakte me ishin e tij. I kam gjetur në një situatë të pakëndshme". Lidhur me këtë deklaratë të Sarës, Endriku shprehet se kanë kaluar 10 vite nga ndarja e tyre dhe mund të harrohet se si ka ndodhur e vërteta dhe sipas tij, ai mban mend gjëra të tjera, ndërsa Sara gjëra të tjera. "E vërteta është që nga një ndarje gjithmonë dikush del i lënduar. Unë mbaj mend të tjera gjëra dhe ajo të tjera gjëra dhe besoj që diçka që është mbyllur para 10 vitesh, ndonjëherë dhe harrohet se si ka ndodhur e vërteta. Unë shpjegimin tim ia kam dhënë asaj dhe ajo e ka kuptuar, ka qenë momenti te filxhanët dhe jam e sigurt që e ka kuptuar vetëm ajo dhe kaq", tha ai në "Shqipëria Live". "Unë dhe Endriku kemi pasur një marrëdhëni­e shumë të mirë. Ai ka ardhur te nëna ime në Greqi. Gjërat kanë qenë familjare. Unë kam shkuar në shtëpinë e tij, si nusja e tij. Respekti ka qenë maksimal. Ai më ka dedikuar dhe një këngë. Ka qenë zhgënjimi im i parë kur unë kam qenë 19vjeç, sepse ka qenë një ndihmesë e madhe për mua kur isha në Tiranë, por nuk e dija që mbante kontakte me ishin e tij. I kam gjetur në një situatë të pakëndshme. Dhe shumë e shumë situata të tjera të pakëndshme gjatë kohës kur Endriku vazhdonte të ishte i pavendosur midis meje dhe saj. Mua kjo gjë më ka afektuar shumë. Kam qenë 12 ditë në krevat me temperatur­ë 40 gradë. Nuk e kemi përjetuar mirë, as unë as familja ime. Endriku eventualis­ht e bëri zgjedhjen e tij. Mund të ketë akuzuar për mua, por pa fakte. Nuk e fajësoj, sepse ka qenë goxha i papjekur. E kam kaluar atë situatë". Nga ana tjetër, çifti Sara- Bardhi duket se nuk po gjejnë qetësi! Pas "prime"- t të kaluar, ata janë përfshirë në një debat me njëri- tjetrin dhe shkak është bërë nominimi i Sarës. Modelja i është drejtuar partnerit të saj se në këtë lojë është naiv, por kjo e ka irrituar këngëtarin, i cili gjatë bisedës i ka fishkëllye­r, duke i thënë "nuk je duke folur me Ilnisën". Sara i tha se "në këtë lojë je naiv, ngrite Eglën, ngrite Gazin, ngrite Julin", të tre këta banorë që janë në televotim së bashku me Sarën. Pas debateve Bardhi u largua, ndërsa Sara i tha "jam mësuar me ty që ikën, uroj mos ta bësh jashtë".

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania