Panorama (Albania)

Humbet Junajtid, habit Ten Hag: Jemi në drejtimin e duhur

-

Erik ten Hag këmbëngul se Mançester Junajtid po lëviz në drejtimin e duhur dhe e ardhmja duket shumë e mirë, pavarësish­t humbjes 2- 1 në shtëpi me Fulhamin. Skuadra e Marko Silvës i shkaktoi "djajve" humbjen e tetë të merituar në shtëpi në të gjitha kompeticio­net këtë sezon, me golin dramatik të Aleks Iuobiit në minutën e 97- të, që përcaktoi tre pikët. Junajtid ishte inekzisten­t në sulm për periudha të gjata të ndeshjes në "Old Trafford", me Rasmus Hojlundin e dëmtuar dhe Omari Forsonin, i cili e nisi ndeshjen e parë si titullar, preferuar në vend të Antonit. Por vendësit pësuan humbjen e parë që kur bashkëpron­ari i ri, Sër Xhim Retklif, mori zyrtarisht letrat e pronësisë. Rezultati dhe paraqitja ngrenë sërish dyshime në lidhje me të ardhmen e Ten Hagut, skuadra e të cilit renditet e gjashta në Premier Ligë, tetë pikë prapa Aston Vilës së vendit të katërt. Por trajneri ishte pozitiv në konferencë­n e tij për shtyp pas ndeshjes, duke thënë: "Duhet të shohësh tablonë më të gjerë dhe ajo duket shumë mirë". Përveç Hojlund, Junajtid humbi edhe shërbimet e Kasemiros pas një përplasje në kokë, ndërsa Maunt, Lisandro dhe

Shou mbeten të dëmtuar dhe Ten Hag beson se këto dëmtime janë një faktor në performanc­ën e tyre të dobët këtë sezon. "Ne duhet ta ngremë nivelin në shumë pozicione. Duhet të rikuperojm­ë dëmtimet, atëherë do të jemi më të ekuilibrua­r. Ne duhet të forcojmë skuadrën gjithashtu edhe në merkato. Patjetër që jemi në drejtimin e duhur. Kur kemi lojtarë në dispozicio­n, ne kemi një ekip shumë të mirë. Kemi bërë shumë mirë kohët e fundit. Duhet ta kishim fituar këtë ndeshje, sepse skuadra tregoi karakter të shkëlqyer. Ne bëmë nisje të ngadalta në të dyja pjesët dhe Kasemiro ishte një humbje e madhe. Humbëm pak qendrueshm­ëri në ekip. Goli ishte shumë i shmangshëm, por ne luftuam në rrugën tonë për t'u kthyer në lojë, kështu që unë duhet të vlerësoj ekipin për shfaqjen e karakterit të madh".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania