Panorama (Albania)

Kupa Karabao është e Liverpulit

Vendosi goli i kapitenit në 118', Çelsi duhet të presë për të fituar trofeun e parë

-

Një gol me kokë i Virxhil van Dajkut në minutën e 118të i siguroi Liverpulit trofeun e parë sezonal, Kupën Karabao, në finalen ndaj Çelsit.

Është trofeu i parë i lamtumirës së Jyrgen Klopit në fund të sezonit, i cili mund ta mbyllë ciklin e tij pas 9 vitesh edhe me Premier Ligën, Ligën e Europës dhe Kupën FA. Kupa e Ligës bëhet trofeu i parë i fituar dy herë nga gjermani nga 7 trofetë që ai ka fituar deri tani në "Anfield". 120 minuta spektakël në "Uembli", ndërsa secila nga skuadrat goditi shtyllën, VAR anuloi nga një gol për të dyja ekipet dhe u regjistrua­n raste të panumërta. Por kur po u afroheshim penalltive, Van Dajk e përcaktoi ndeshjen, duke kërcyer mbi të tjerët pas këndore së ekzekutuar në mënyrë magjike nga Kostas Cimikas. Çelsi mbetet i zhgënjyer, ndërsa Mauricio Poçetino duhet të presë ende për trofeun e tij të parë në Angli. Të dy portierët u testuan menjëherë. Fillimisht ishte Petroviç, i cili u thërrit dy herë në aksion nga Mek Alister dhe Diaz. Pastaj Kelleher prodhoi një pritje të pabesueshm­e ndaj Palmerit. Shanset vazhduan ndërsa Sterling e dërgoi topin në rrjetë, por goli i anulua për një pozicion jashtë loje të Xheksonit gjatë aksionit. Gakpo goditi shtyllën me kokë. VAR ndërhyri sërish pas një ore, kur Van Dajk mendoi se shënoi me kokë pas një goditje dënimi, por Endo rezultoi në pozicion jashtë loje gjatë aksionit. Pastaj ishte radha e Gallagerit për të goditur shtyllën. Ndeshja i drejtohet kohës shtesë. Ndërsa Liverpuli goditi një tjetër shtyllë me Harvi Eliotin, por Petroviçit i erdhi sërish në ndihmë fati. Dhe në fund, kur kishte ngelur edhe një minutë nga koha shtesë, Liverpuli, i cili humbi edhe Gravenberk­un në pjesën e parë të dëmtuar, feston me një skuadër plot të rinj në fushë: Van Dajk kërcen përsëri, këtë herë nga një goditje kënde dhe dërgon tifozët e kuq në "Uembli" në festë. Kupa Karabao është e Liverpulit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania