Panorama (Albania)

Bajern rikthehet te fitorja, Nojer bën avokatin e "djallit"

Kapiteni: Tuhel ndër më të mirët, e shkarkuam ne

- TIRANE

Bajern Mynih e kalojë me sukses provën kundër Lajpcig, e cila kishte marrë nota jetike pas 3 disfatash të njëpasnjës­hme.

Përtej rezultatit kundër "demave", aty ku Herri Kejn veshi "kostumin e heroit" me dopjet, deklarata e kapitenit Manuel Nojer rezultojë "tërmet" për grupin e tij. Edhe pse fillmisht u mendua se trajneri Tomas Tuhel ishte "delja e zezë" e problemeve në Mynih nga marrdhënie­t e tensionuar­a me lojtarë specifik e deri te rendiment i ulët në ndeshje, dueli me Lajpcig vërtetoi të kundërtën, duke i hedhur poshtë këto qëndrime.

Ndeshja - Ashtu siç u parashikua nga "Kicker", inkuadrimi i Joshua Kimish në krahun e djathtë të prapavijës qëlloi i saktë. Rafael Guerreiro mori korinë e majtë, ndërsa Daier e De Ligt u gjendën para gardianit Nojer. Dëshira e vendasve në takimin e 1000- të si pritës për ta finalizuar me fitore u pa që në fillim, por fraksioni i parë i lojës nuk dha asnjë gol. Herri Kejn zhbllokoi shifrat në minutën e 56', i ardhur nga kombinimi me talentin gjermanë Xhamal Musiala. Lajpcig fillojë të rriste dozat ofensive, ku në shumë raste Manuel Nojer e bllokoi mjeshtëris­ht. Rezistenca e 37vjeçarit u thye nga Sheshko në minutën e 70'. Ateherë kur u duke se gjithçka do të mbyllej në barazim dhe ecuria negative e bavarezëve do vijonte, Herri Kejn në in- extrem i dha fitoren e vuajtur kampionëve.

Nojer - "Nuk jam aspak dakord që mësuesi ( Tuhel) duhet të fajësohet për notat e dobët të nxënësve ( grupit). E pranoj me bindje se Tomas Tuhel është një nga trajnerët më të mirë në botë. Nëse do ishim treguar më të përgjegjsh­ëm në fushë, rrjedha mund të mos kishte marrë kaq ekstreme. Ai është sjell në mënyrë brilante me ne, si në stërvitje, marrdhënie­t individual­e e deri tek mbështetja në dhomat e zhveshjes, pavarësish­t performanc­ës. Duket sikur grupi nuk e ndjen peshën e fanellës. Sigurisht që duhet të punojmë në rikthimin e besimit. Taktikat e Tuhelit janë vërtetë mbreslënës­e, e dashuron futbollin. Secili ka peshën e fajit në 3 humbjet radhazi. Situatë e vështirë kur u ndodha përballë Sheshkos, fatmirësis­ht nuk shënoj dot më shumë se 1 gol. E kisha frikën e devijimit nga Daier, ama nuk bëri dëme. Skuadra demonstroj karakter dhe qëndrueshm­ëri përballë Lajpcig, element që na ka munguar në duelet pararendës­e. Ne luajtëm më mirë se kundërshta­ri, prandaj fituam. Loja foli vetë. Pjesën e parë patëm raste të pastra shënim, megjithëse mbetën në tentativë", përfundoj Nojer. Aktualisht diferenca mes Leverkusen kryesues dhe Bajernit është 8 pikë, ku kanë mbetur edhe 11 javë Bundesligë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania