Panorama (Albania)

Hasani në Gjenevë: Samiti në Tiranë, tregues se Shqipëria lufton për të drejtat e njeriut

-

Teksa Shqipëria do të organizojë Samitin për Ukrainën, ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, në sesionin e 55 të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, bëri thirrje të merren masa për të dënuar krimet e luftës nga Rusia. “Autorët e këtyre krimeve duhet të mbajnë përgjegjës­i. Ne mbështesim plotësisht mandatin e komisionit hetimor dhe si anëtar i Këshillit të të Drejtave të Njeriut do të punojmë fort, së bashku me partnerët, aleatët dhe vendet të njëmendta drejt arritjes së objektivit për të vënë para drejtësisë autorët”, - deklaroi Hasani. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mbajti fjalën e tij gjatë takimit të Nivelit të Lartë të Sesionit të 55- të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut ( KDNJ) në Gjenevë. Hasani vuri në dukje se të drejtat e njeriut dhe sistemi i bazuar në rregulla janë nën presion si kurrë më parë. “Shqipëria vjen në KDNJ pas përfundimi­t me sukses të mandatit në Këshillin e Sigurimit. Të drejtat e njeriut dhe sistemi i bazuar në rregulla, nën presion si kurrë më parë”, - tha ai.

Ministri Hasani e quan samitin e 28 shkurtit për Ukrainën në Tiranë, tregues se Shqipëria lufton për të drejtat e njeriut. “Samiti i 28 shkurtit në Tiranë, tregues se Shqipëria lufton për të drejtat e njeriut”, - deklaroi ministri Hasani. Për situatën në Gaza, ministri Hasani ka thënë se duhet të gjenden mënyra për të parandalua­r luftimet dhe për të siguruar ndihma humanitare. “Situata dramatike në Gaza, KDNJ të punojë për zgjidhjet. Të gjenden mënyra për të ndaluar luftimet dhe të sigurohet ndihmë humanitare”, - u shpreh ai. Ministri Hasani e mbylli fjalën e tij me thirrjen që të punohet që secili të jetojë me dinjitet dhe me respekt. “Pjesëmarrj­a e aktorëve të shoqërisë civile në KDNJ, prioritet i mandatit tone. Do të bëjmë gjithçka kemi në dorë për të promovuar mekanizmin e Rishqyrtim­it Periodik Universal ( UPR). Mbështesim pavarësinë dhe rolin e Zyrës së Komisioner­it të Lartë për të Drejtat e Njeriut. Të punojmë që çdo njeri në botë të jetojë me dinjitet dhe respekt”, - deklaroi Igli Hasani. Shqipëria merr pjesë në këtë takim të Nivelit të Lartë si vend anëtar i KDNJsë për periudhën 2024- 2026. Si anëtare e këtij Këshilli, Shqipëria u zotua të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës dhe për t’i rikthyer të drejtat popullit të saj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania