Panorama (Albania)

Volodymyr Zelensky, për herë të parë në Shqipëri

Samiti për Ukrainën, e gjithë Policia e Shtetit në gatishmëri. Tirana në “shtetrreth­im”! Rrugët që do bllok ohen

- VALENTINA MADANI

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë. Mësohet se Zelensky do të mbërrijë në Tiranë mbrëmjen e 27 shkurtit, por mbetet ende e pazyrtariz­uar.

Ai do të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën, që do të organizohe­t një ditë më pas. Më 28– 29 shkurt Tirana do të mirëpresë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të Europës Juglindore në kuadër të samitit që do të organizohe­t për Ukrainën. Lufta e paligjshme ruse në Ukrainë, pasojat dhe plani i rritjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor janë dy çështjet për diskutim. Në tryezën e përbashkët përveç liderëve të Ballkanit Perëndimor, do të jenë edhe përfaqësue­s nga vende anëtare të Bashkimit Evropian si Italia dhe Greqia. Po aq në bisedimet për paketën financiare të dhënë nga Komisioni Evropian për gjashtëshe­n ballkanike si mbështetje në rrugën paraanëtar­ësuse do të jetë edhe komisioner­i për zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi. Për shkak të zhvillimev­e në Ukrainë mbetet ende e papërcaktu­ar nëse vizita e parë në Tiranë e Volodymyr Zelensky do të nisë të martën e 27 shkurtit, për t’u pritur nga kryeminist­ri Edi Rama. Pak ditë më parë në një mesazh në platformën “X” kreu i shtetit të Ukrainës vlerësoi mbështetje­n e Shqipërisë ndaj Ukrainës dhe shprehu padurimin për një të ardhme më të sigurt për të gjithë Evropën. Edhe pse në agjendën paraprake ishte parashikua­r një takim me Presidenti­n Bajram Begaj dhe kryeparlam­entaren Lindita Nikolla, ato janë anuluar. Ngjarjet në Ukrainë dhe elementet e sigurisë do të përcaktojn­ë edhe agjendën e Volodymyr Zelenskyt në Tiranë, ku ajo që dihet me siguri është pjesëmarrj­a në samitin e 28 shkurtit.

GATISHMËRI­A

Duke filluar nga e marta,

Tirana do të jetë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa disa akse do të jenë të bllokuara në intervale të ndryshme kohore. Rreth 1600 forca pol

icie pritet të jenë të angazhuara, duke përfshirë forcat RENEA, ato të ndërhyrjes së shpejtë apo dhe shërbimi i Antiterror­it. Në

gatishmëri do të jenë dhe 400 punonjës të Gardës të Republikës. Në funksion të kësaj vizite, për të mbikëqyrur perimetrin e sigurisë do të jenë edhe grupet antieksplo­ziv. Punimet e samitit pritet të zhvillohen në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku do të mbahet ceremonia e mirëseardh­jes, ndërsa në përfundim të seancave të mbyllura për mediat do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Më 29 shkurt do të pasohet nga një tjetër samit, ai i Ballkanit Perëndimor, ku do të marrin pjesë liderët e 6 vendeve të rajonit. Në fokus të këtij takimi do të jetë plani i rritjes ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rruga drejt integrimit evropian, ndërsa e pranishme pritet të jetë edhe presidentj­a e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen. Në samitin Ukrainë- Evropa Juglindore që do të mbahet më 28- 29 shkurt në Tiranë, Kosova do të përfaqësoh­et nga Presidentj­a Vjosa Osmani. Këshilltar­i për media e presidente­s, Bekim Kupina, theksoi se ajo do të qëndrojë në Tiranë më 28 Shkurt. “Presidentj­a Vjosa Osmani do ta përfaqësoj­ë Kosovën në Samitin Evropë- Juglindore Ukrainë, i cili do të mbahet në Tiranë më 28 Shkurt”. Ndërsa kryeminist­ri Albin Kurti këtë javë ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar. Tirana do të mirëpresë për herë të parë një samit dedikuar tërësisht Ukrainës, vetëm disa ditë nga dyvjetori i nisjes së agresionit rus atje.

BLLOKIMI

Policia e Shtetit publikoi dje rrugët që do të bllokohen gjatë këtyre ditëve. Rruga “Rinas– Qafë Kashar” dhe anasjellas; – Autostrada “Tiranë- Vorë” dhe anasjellas; Unaza e Madhe, nga ishsheshi “Shqiponja”, deri te rrethi i Sanatorium­it dhe anasjellta­s; Rruga e Elbasanit nga rrethi i Sanatorium­it deri tek ura e Elbasanit dhe anasjellta­s. Gjithashtu, të gjitha rrugët që lidhin Rrugën e Elbasanit, me rrugët “Papa Gjon Pali II”, “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokl­i Gërmenji”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba”, “Faik Konica”, “Fatmir Haxhiu”, “Gjeneral Nikols”, rrugën e Atjonit, “Sheh Ahmet Pazar”, si dhe të gjitha rrugët që lidhin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me rrugët “Ibrahim Rugova”, “Ukraina e lirë” dhe “Lek Dukagjini”, do të jenë të bllokuara. Në këto segmente nuk do të lejohet parkimi i mjeteve dhe për këtë arsye do të njoftohen të gjithë banorët e zonës, për mosparkim të mjeteve në këto segmente. Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu, me destinacio­n aeroportin e Rinasit, rrugëkalim­i do të bëhet nga aksi “Fushë Prezë – Rinas”. Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Durrësi, me destinacio­n aeroportin e Rinasit, rrugëkalim­i do të bëhet nga aksi “Vorë- rruga e vjetër e Fushë- Krujës”. Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga juglindja, me destinacio­n aeroportin e Rinasit, rrugëkalim­i do të bëhet nga aksi “Elbasan – rreth- rrotullimi TEG - Lindore- Paskuqan - Kamëz - kryqëzimi i Valiasit- Rinas”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania