Panorama (Albania)

Rama, letër Blinkenit: Shqipëria synon të presë Samitin e NATO- s më 2027

Kryeminist­ri: Të palëkundur në synimet e përbashkët­a për promovimin e demokracis­ë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut

- VALENTINA MADANI

Kryeminist­ri Edi Rama publikoi dje një letër falënderue­se, të cilën ia ka dërguar Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pas vizitës së këtij të fundit në Tiranë.

Në letër, kreu i qeverisë i shpreh vlerësimet Sekretarit amerikan dhe përsërit angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për të mbështetur reformën shumë të nevojshme të shtetit të së drejtës si një bazë kritike e demokracis­ë shqiptare dhe një shtyllë jetike në përpjekjet për të luftuar korrupsion­in. Sipas tij, Shqipëria mbetet e palëkundur në angazhimin në aleancën me SHBA dhe synimet e përbashkët­a për promovimin e demokracis­ë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut. Në këtë letër, ai rithekson vlerësimin e tij dhe të qeverisë shqiptare ndaj Blinken për suportin e vazhdueshë­m dhe gjithçka u diskutua atë ditë në Tiranë. Përveç kësaj, Rama i shpreh dëshirën për të mirëpritur në vendin tonë Samitin e NATO- s të vitit 2027. “Me vlerësim të thellë ju shpreh mirënjohje­n time të sinqertë ju dhe delegacion­it tuaj për vizitën tuaj në Tiranë më 15 shkurt. Gjithashtu, do të doja të shpreh vlerësimin tim të thellë për të gjithë ata që mundësuan vizitën, veçanërish­t ambasadën amerikane në Tiranë. Më lejoni të përfitoj nga ky rast për të riafirmuar angazhimin e palëkundur të qeverisë shqiptare për aleancën tonë me Shtetet e Bashkuara dhe synimet tona të përbashkët­a për promovimin e demokracis­ë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut. Qeveria shqiptare mbetet e përkushtua­r për të mbështetur reformën

“Pas diskutimit tonë në Tiranë, dëshiroj të ritheksoj synimin e Shqipërisë për të pritur Samitin e NATO- s 2027, menjëherë pas atij që do të mbahet në vitin 2026, të cilin Turqia e ka ofruar bujarisht për ta pritur. Si një vend aleat, Shqipëria ka treguar gjithmonë përkushtim­in e saj të palëkundur ndaj unitetit dhe vlerave të Aleancës. Duke ecur përpara për të pritur Samitin e NATO- s, Shqipëria përsërit rolin e saj si fener i vlerave dhe qëllimit të Aleancës në këtë pjesë të Evropës”

shumë të nevojshme të shtetit të së drejtës si një bazë kritike e demokracis­ë shqiptare dhe një shtyllë jetike në përpjekjet tona për të luftuar korrupsion­in. Ne njohim gjithashtu rëndësinë e punës së bashku për të reformuar sektorë të tjerë kritikë të shoqërisë, të cilët janë thelbësorë për suksesin e rrugës së integrimit të Shqipërisë në BE”, - shprehet Edi Rama. Kreu i qeverisë shpalos ambicien që Shqipëria të presë Samitin e NATO- s në vitin 2027, si një vend që ka treguar gjithmonë përkushtim­in e saj të palëkundur ndaj unitetit dhe vlerave të Aleancës. Rama nënvizon se ka ardhur koha për një samit të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe se Shqipëria vijon e palëkundur në mbrojtjen e paqes dhe stabilitet­it rajonal. “Ndërsa përgatitem­i për samitin e ardhshëm të NATO- s në DC, dëshiroj t’ju siguroj për angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për paqen dhe stabilitet­in rajonal. Ne besojmë se është thelbësore të vazhdojmë të punojmë së bashku për të garantuar stabilitet­in rajonal dhe për të zmbrapsur ndikimet e jashtme malinj e, siç biseduam gjatë takimit tonë në Tiranë. Besoj se ka ardhur koha që Aleanca të thërrasë një samit të plotë në Ballkanin Perëndimor, për herë të parë. Pas diskutimit tonë në Tiranë, dëshiroj të ritheksoj synimin e Shqipërisë për të pritur Samitin e NATO- s 2027, menjëherë pas atij që do të mbahet në vitin 2026, të cilin Turqia e ka ofruar bujarisht për të pritur. Si një vend aleat, Shqipëria ka treguar gjithmonë përkushtim­in e saj të palëkundur ndaj unitetit dhe vlerave të Aleancës. Duke ecur përpara për të pritur Samitin e NATO- s, Shqipëria përsërit rolin e saj si fener i vlerave dhe qëllimit të Aleancës në këtë pjesë të Evropës”, - shprehet Edi Rama. Kjo ngjarje sipas tij do të ishte me rëndësi historike dhe strategjik­e si për rajonin, ashtu edhe për Aleancën. “Do të përcillte mesazhin e fortë se rajoni është i një rëndësie strategjik­e për Aleancën. Faleminder­it përsëri, Sekretar Blinken, për vizitën tuaj në Tiranë dhe për mbështetje­n tuaj të vazhdueshm­e në përpjekj et e Shqipërisë për të promovuar demokracin­ë dhe stabilitet­in në rajon”, - thuhet në letrën e Ramës. Letra e kryeminist­rit për Sekretarin amerikan të Shtetit vjen 11 ditë pas vizitës historike të Antony Blinken në Shqipëri.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania