Panorama (Albania)

Berisha: BE dhe KIE të sjellin një mision faktmbledh­ës për reformën në drejtësi

-

Para mbështetës­ve të tij, ish- kryeminist­ri Sali Berisha deklaroi se një Shqipëri pa opozitë është synimi i Edi Ramës dhe i narkoregji­mit të tij. Berisha kërkoi që Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës të dërgojnë një mision faktmbledh­ës sa i përket zbatimit të reformës në drejtësisë. Sipas tij, drejtësia është sistemi më pengmarrës i ngritur në Europë dhe i kapur nga kryeminist­ri Edi Rama. Berisha në fjalën e tij përpara protestues­ve është shprehur kurse një muaj më parë, Vlora që e kuptoni vetë më mirë të quhej me çdo emër tjetër dhe jo Vlorë, e mori pasi e shkarkuar nga Shërbimi Informativ në Kosovë urdhëron drejtoritë të mos dërgojë asnjë informacio­n askund tjetër, por çdo informacio­n që të kërkojë policia, prokuroria apo institucio­ne të tjera, ta dërgojë njëherë të kryeminist­ria, të Engjëll Agaçi dhe pastaj ata ta kalojnë. Një muaj më parë, Edi Rama jep urdhër në kundërshti­m flagrant me ligjin e Shërbimit Informativ Kombëtar. Ligji detyron shërbimin, të dhënat që ai mbledh në punë e sipër për kriminalit­etin, për korrupsion­in, për vepra kërcënuese, për terrorizëm etj., me ligj ai ia kalon institucio­neve ligjzbatue­se. Kurse një muaj më parë, Vlora që e kuptoni vetë më mirë të quhej me çdo emër tjetër dhe jo Vlorë, e mori pasi e shkarkuar nga Shërbimi Informativ në Kosovë, urdhëron drejtoritë të mos dërgojë asnjë informacio­n askund tjetër, por çdo informacio­n që të kërkojë policia, prokuroria apo institucio­ne të tjera, ta dërgojë njëherë të kryeminist­ria, të Engjëll Agaçi dhe pastaj ata ta kalojnë. A nuk është ky një kontroll i tmerrshëm policesk? A nuk është ky një akt antiligjor? A nuk është kthimi i SHISH në një vegël të verbër të Edi Ramës? A nuk janë këto së bashku mekanizma të një diktature që bazohet në krimin dhe drogën? Miqtë e mi, sonte ishte një natë për rikujtuar martirët intelektua­lë, por edhe njëherë mesazhi i tyre është të ngrihemi në këmbë në betejën pa kthim, në mosbindjen civile, të përmbysim narkoregji­min, të përmbysim levat e tij, organizata­t e tij kriminale. Të rivendosim ligjin, të rivendosim Kushtetutë­n, të rivendosim të drejtat, të rikthejmë Shqipërinë në rrugën e demokracis­ë, pluralizmi­t dhe Europës”, - tha Berisha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania