Panorama (Albania)

Vajza rimerr përsipër krimin: Unë e vrava tim atë, jam penduar!

Hygerta Meta, 19 vjeçe, i ka dhënë Gjykatës së Durrësit versionin e ri: Arma ishte në dhomën e gjumit. E qëllova nga 2 metër distancë!

- NIKOLETA KOVAÇI

Seanca e parë gjyqësore ndaj tre fëmijëve që janë vënë në pranga për vrasjen e babait të tyre është pasuar nga një kaos i pazakonte dëshmish, deklaratas­h dhe rrëfimesh.

Për viktimën, historinë familjare të fisit të tij dhe të gruas kanë folur një mori personash, ndërkohë që Prokuroria dhe Policia e Durrësit vijojnë të nxjerrin dëshmi kontradikt­ore që në momentin kur Hygerta Meta, studentja 19 vjeçare pranoi që e ka vrarë të atin e saj dhe e çoi policinë në banesë, duke treguar edhe vendin ku e kishin varrosur. Dje dy djemtë dhe vajza kanë dalë para gjykate dhe ka qenë sërish vajza që i ka thënë gjykatës së Durrësit: Po, e bëra unë! Jam penduar, por tashmë s‘ ka kthim pas! Hyseni dhe Amarildo, dy djemtë kanë treguar rrethanat në të cilat janë gjendur teksa vajza kishte kryer krimin, ndonëse pak ditë më parë prokuroria tha se e kishte marrë përsipër djali i madh vrasjen. Por dje, në sallën e gjyqit, ka qenë Hygerta që sërish ka këmbëngulu­r: “Arma ishte në shtëpi, në dhomën e gjumit. Ishte në sirtar. E mora dhe e qëllova. Isha shumë afër, rreth 2 metër me babin, i cili ishte ulur në divan. Vrasjen e kam bërë unë”, - iu drejtua gjykatës, pasi gjykata nxori mediat përjashta, pasi ishin filmuar tre fëmijët e Pëllumb Metës pas hekurave. Në fakt, pavarësish­t morisë së të dhënave që pasojnë krimin e rëndë në familjen Meta, Prokuroria e Durrësit dhe as policia nuk kanë një motiv të saktë për ngjarjen dhe aq më pak të kenë shkakun real që çoi në vrasjen e kryefamilj­arit dhe në përfshirje­n e të gjithë fëmijëve në atë krim.

Arma ishte në shtëpi, në dhomën e gjumit. Ishte në sirtar. E mora dhe e qëllova. Isha shumë afër, rreth 2 metër me babin, i cili ishte ulur në divan. Vrasjen e kam bërë unë”, - iu drejtua gjykatës, pasi gjykata nxori mediat përjashta, pasi ishin filmuar tre fëmijët e Pëllumb Metës pas hekurave.

MASA E SIGURISË

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën arrest me burg për tre fëmijët e Pëllumb Metës, të cilën vranë dhe groposën këtë të fundit pak ditë më parë. Ata

akuzohen se kanë vrarë të atin Pëllumb Meta më 10 shkurt në Shënavlash dhe e varrosën në kasollen e bagëtive, ndërsa më pas e shpallën të zhdukur. Nga dosja hetimore e fëmijëve të familjes Meta, kanë dalë detaje të reja në lidhje me motivin e ngjarjes, me tre fëmije të arrestuar dhe me nënën nën hetim. Versioni që vrasja ka ndodhur për shkak të një fejese të padëshirua­r nga vajza, Hygerta Meta, pretendohe­t se është rrëzuar prej familjes ku mendohej se do të fejohej vajza 19- vjeçare. Prokuroria thotë se të pyetur nga policia ata kanë pohuar se pavarësish­t dëshirës së tyre për të lidhur krushqi me familjen Meta, i ati vajzës Pëllumb Meta ua kishte bërë të qartë se krushqia nuk mund të bëhej pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk kishte plane për ta fejuar.

Nga hetimet e policisë, deri më tani rezulton se djali i madh, Hysen Meta ka qëlluar me 4 plumba babanë e tij, duke i shkaktuar atij vdekjen, ndërsa vëllai dhe motra ndihmuan në mbledhjen me plastmase të trupit dhe më pas groposjen e tij. Por ky i fundit në gjykatë ndryshoi dëshminë e tij duke thënë se babanë e vrau e motra dhe jo ai, gjë e cila është mbështetur edhe nga vëllai i vogël.

PËRPLASJE DËSHMISH

Janë një mori versionesh që dalin që nga kush e ka shkrepur armën dhe deri tek j eta nën dhunë e gruas dhe e fëmijëve të viktimës Pëllumb Meta. Fëmijët e prangosur kanë ndryshuar disa herë dëshmi, të paktën nga ato që ka servirur policia dhe prokuroria, diçka që u tha që e kanë bërë edhe ditën e djeshme në sallën e gjyqit. Policia nuk është në gjendje, po ashtu as grupi hetimor, të përcaktojn­ë autorin e krimit, pasi motër dhe vëlla, të dy, e kanë marrë përsipër ekzekutimi­n. Ndërkohë më i qartë për policinë është roli i Amarildos, djalit të dytë, i cili ka marrë pjesë vetëm në zhdukjen e gjurmëve të të atit dhe nuk ka qenë në shtëpi në momentin që ka ndodhur vrasja. Po ashtu, edhe gruaja e viktimës dhe nëna e fëmijëve të arrestuar pretendohe­t se nuk ka qenë në banesë në momentin e vrasjes, ndërkohë që ajo ka dalë publikisht në disa media duke hedhur dritë mbi jetën e vështirë që ka pasur në familjen Meta. Shokët dhe njerëzit e viktimës akuzojnë drejtpërdr­ejtë Blerina Metën si nxitëse të fëmijëve për në krim, ndërkohë që palët duke folur për njëra- tjetrën kanë pohuar se si nga familja e Blerinës, ashtu edhe nga familja e Pëllumbit gjenerojnë probleme të tilla prej kohësh. Nëna e Blerinës, kohë më parë qëlloi mbi bashkëshor­tin dhe nënën e tij. Po ashtu, nga njerëzit e afërt të Blerinës, tregohet se një xhaxha i Pëllumbit i ka marrë jetën djalit të vet. Njerëz që e njohin Blerinën tregojnë publikisht për media se ajo ishte dhunuar që kur është martuar me Pëllumbin, dhunë që nuk iu ka ndarë asnjëherë, ndërsa vëllai i viktimës hedh tjetër version: “Ajo nuk e linte as vëllanë të fliste me ne, as fëmijët. Fëmijët i ka pasur të mirë, përjashto Hysenin, i cili kishte prirje dhune dhe ishte edhe përdorues i lëndëve narkotike”.

DËSHMIA E BLERINËS

Blerina Meta, gruaja e Pëllumb Metës dhe nëna e tre fëmijëve të arrestuar për vrasjen dhe varrosjen e të atit të tyre ka folur sërish për mediat. Ajo ka treguar jetën e vështirë me

Pëllumbin, kërcënimet dhe tentativa për t’i vrarë vetëm pak muaj më parë, duke prerë tubin e bombolës së gazit. Po ashtu, ajo ka treguar se disa herë kishte ikur te familja e saj për t’u ndarë, por i ati e kishte kthyer pas me idenë se ai do të ndryshonte gjatë viteve. Më vonë, ka treguar Blerina, nuk munda dot të largohem se më kërcënonte se do më vriste kudo që të isha. Ajo ndalon në një episod të para pak kohëve kur ka qenë duke i dhënë bukë Amarildos teksa Pëllumbi i ka thënë se do ta vriste. Ajo e ka pyetur përse, dhe sipas saj, ai i ka thënë për hobi. Por këto e dhjetëra detaje të tjera që dalin nga dëshmia e nënës së tre fëmijëve që janë në paraburgim për vrasjen e të atit, tashmë nuk mund të kundërshto­hen për sa kohë nuk mund të flasë askush për atë çfarë vërtet ka ndodhur në shtëpinë e Pëllumb Metës prej shumë vitesh. Prokuroria ende nuk ka një dëshmi mjaft të rëndësishm­e për hetimin e kësaj ngjarjeje të rëndë, atë të vajzës së madhe, e cila është e martuar. Kjo dëshmi do të hidhte dritë mbi marrëdhëni­et familjare të pesë njerëzve të saj, të cilët përdorën armën për të zgjidhur mosmarrëve­shjen që pretendohe­t që kanë pasur prej kohësh.

FEJESA, NGËRÇI I HETIMIT!

Edhe pse familja që pretendohe­t se do të bëhej krushqia për Hygertën ka mohuar gjithçka, policia Durrësit në fakt pranon se më datën 1 mars Pëllumb Meta do t’i jepte fjalën familjes së djalit. Për këtë krushqi kishte ndërhyrë kunata e djalit, i cili punonte emigrant dhe ai do të vinte pikërisht më datën 1 mars ku edhe mendohej se do të merrte ‘ po’në nga viktima. Duke qenë se një nga versionet kryesore të ngjarjes janë mbajtur me përplasjen për fejesën e Hygertës, fakt që e kanë pranuar edhe nëna me të tre fëmijët, ka bërë që pala e krushqisë të jenë në pozita të favorshme për ta mohuar këtë lidhje, duke treguar se vetë Pëllumb Meta iu kishte thënë se vajza donte shkollën dhe nuk kishte ndërmend të fejohej. Por fakti se grupi hetimor që po merret me zbulimin e ngjarjes nuk ka një motiv për këtë ngjarje, mbetet ende në fokusin kryesor të hetimeve pikërisht pista e sherrit për fejesën e padëshirua­r. Policia dhe prokuroria kanë ende punë për të shkuar te motivet konkrete, ndërkohë që nuk dihet se si ka qenë jeta e asaj familjeje as ekonomike dhe aq më pak sociale.

 ?? ?? Hygerta Meta në Gjykatë
Hygerta Meta në Gjykatë
 ?? ?? Pëllumb Meta
Pëllumb Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania