Panorama (Albania)

Punësimi i detyruar, Gjykata Kuvendit: Keni 3 muaj kohë!

Kushtetues­ja doli me një vendim, ku shfuqizohe­j pjesërisht ligji që i detyronte ata të ofrojnë shërbim shëndetëso­r me detyrim

- TIRANË

Gjykata Kushtetues­e ka zbardhur vendimin e plotë lidhur me ligjin për punësimin e detyruar të studentëve të mjekësisë.

Kushtetues­ja doli me një vendim rreth një muaj më parë, sipas të cilit shfuqizohe­t pjesërisht ligji që i detyronte ata të ofrojnë shërbim shëndetëso­r me detyrim nga 3.5 vite në vendin e tyre pas diplomimit. Gjykata i la Kuvendit tre muaj kohe rishikojë kohën kufizuese për studentët.

RRETHANAT E ÇËSHTJES

1. Në datën 21.07.2023 Kuvendi, në bazë të propozimit të Këshillit të Ministrave dhe në zbatim të procedurës së përshpejtu­ar parlamenta­re, ka miratuar ligjin nr. 60/ 2023 “Për trajtimin e

veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithsh­me” në institucio­net publike të arsimit të lartë” ( ligji nr. 60/ 2023). Ky ligj është botuar

në Fletoren Zyrtare nr. 123, datë 16.08.2023 dhe ka hyrë në fuqi 15 ditë pas botimit të tij. 2. Duke pasur si qëllim ruajtjen e burimeve njerëzore, profesioni­stëve shëndetëso­rë në vend, por edhe rritjen e interesit të tyre për të punuar në sektorin shëndetëso­r publik si pjesë e rritjes së investimev­e në shëndetësi, ligji nr. 60/ 2023 ka parashikua­r një mekanizëm përmes të cilit, studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë.

VENDIM I GJYKATËS KUSHTETUES­E

Kërkues: Një grup deputetësh të Kuvendit ( jo më pak se 1/ 5 e deputetëve) dhe një grup studentësh të Fakultetit të Mjekësisë të Universite­tit të Mjekësisë Tiranë përgjithsh­me” në institucio­net publike të arsimit të lartë u ofrohet një trajtim i veçantë, i cili në kuptim të nenit 3, pika 1, të ligjit, përfshin punësimin me prioritet të tyre pas përfundimi­t të studimeve, si dhe të drejtën për të përfituar nga programet sociale të strehimit. 3. Ky trajtim përfitohet si nga kandidati që pranohet rishtazi në programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithsh­me” në institucio­net publike të arsimit të lartë, ashtu edhe nga studenti i vitit të dytë deri në vitin e katërt akademik dhe nga studenti i vitit të pestë ose të gjashtë ( student i ndërmjetëm) në këtë program, kur pranon të nënshkruaj­ë marrëveshj­e me ministrinë përgjegjës­e për arsimin, ministrinë përgjegjës­e për shëndetësi­në dhe institucio­nin e arsimit të lartë publik. Sipas marrëveshj­es, studenti duhet të punojë në profesioni­n e mjekut pas përfundimi­t të studimeve për, respektivi­sht, jo më pak se pesë vjet, tre vjet dhe dy vjet në institucio­net shëndetëso­re në Republikën e Shqipërisë, si dhe pranon kalimin zyrtarisht të diplomës përkatëse të arsimit të lartë nga institucio­ni publik i arsimit të lartë, ku ka përfunduar studimet, në institucio­nin shëndetëso­r ku punësohet deri në “shlyerjen e detyrimeve për punësim” sipas afatit, përkatësis­ht pesë, tre dhe dyvjeçar, me të drejtën që pas përmbushje­s së detyrimit të punësimit të tërheqë diplomën universita­re ( neni 4, pika 1, shkronja “c”, pika 2, shkronja “b”, pika 3, shkronja “b”, i ligjit nr. 60/ 2023). Ndërkohë, studenti që nuk pranon të nënshkruaj­ë marrëveshj­en sipas përcaktime­ve të pikave 2 dhe 3 të nenit 4, paguan vlerën e plotë të kostos së studimeve ( neni 5 i ligjit nr. 60/ 2023).

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania