Panorama (Albania)

Vendimi i Kushtetues­es për pronat, ATP rinis procesin për njohjen e pronësisë

“Deri më datë 22 shkurt, ka përfunduar procesi i shqyrtimit administra­tiv dhe mbyllja me vendim për 27 kërkesa”

- TIRANË

Pak ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetues­e për të lënë në fuqi ligjin e kompensimi­t të pronave, duke rrëzuar ankimimin e Komuniteti­t Mysliman të Shqipërisë, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka rinisur procesin.

Përmes një njoftimi publik, ATP bën me dije këtë dhe një rezyme të punës së kryer me aplkiimet për njohje pronësie. “Agjencia e Trajtimit të Pronave ( ATP) njofton se, duke filluar nga data 16/ 2/ 2024 kur është njoftuar zyrtarisht se Gjykata Kushtetues­e e Republikës së Shqipërisë, në datën 13.2.2024, në përfundim të shqyrtimit të çështjes me kërkues Komuniteti Mysliman i Shqipërisë …, ka vendosur rrëzimin e kërkesë dhe heqjen e masës së pezullimit të zbatimit të neneve 1, pika 2 dhe 2, pikat 1 dhe 2, të ligjit nr. 77/ 2022, ka vijuar me trajtimin e kërkesave për njohje pronësie dhe deri më datë 22/ 02/ 2024, ka përfunduar procesin e shqyrtimit administra­tiv dhe mbylljen me vendim për 27 kërkesa ( dosje, praktika)”, njofton Agjencia duke zyrtarizua­r kështu rinisjen e procesit dhe ftuar pronarët të aplikojnë për njohjen e pronësisë.

Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetues­e vendosi pezullimin e ligjit deri në shqyrtimin e plotë të tij për metodologj­inë e caktimit të kompensimi­t financiar të pronave, pas ankimimit të komuniteti­t mysliman. Vendimi i fundit i hap rrugën zbatimit të ndryshimev­e ligjore pasi garanton një shpërblim më të lartë sesa pragu minimal prej 10%, duke e ruajtur 10%- shin si standard minimal të kompensimi­t të përcaktuar nga Gjykata Evropian për të Drejtat e Njeriut.

BETEJA LIGJORE

Një muaj pasi shqyrtoi ankesat e Komuniteti­t Mysliman për disa nene dhe pika të ligjit “Për trajtimin e pronave dhe përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë”, Gjykata Kushtetues­e ka vendosur lënien në fuqi të këtij ligji. Më pak se 30% e pronave të Komuniteti­t Mysliman janë kthyer apo kompensuar ndër vite, ndërsa nga ndryshimet e bëra në ligj u pretendua se preken edhe rreth 160 aplikime të tjera, që rrezikojnë të dalin me vlerë negative, apo të konsideroh­en të ezauruara. Ndër të tjera, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë kishte kundërshtu­ar edhe një nen të ligjit të miratuar në 2022 në të cilin përcaktohe­t se indeksimi i faturës së kompensimi­t do të bëhet deri në momentin e publikimit të vlerës së kompensimi­t dhe jo deri në momentin që bëhet ekzekutimi i saj, sikundër është rekomandua­r edhe nga Gjykata e Strasburgu­t.

Gjykata Kushtetues­e, pasi mori në shqyrtim kërkesën dhe pretendime­t e parashtrua­ra nga kërkuesi, si dhe prapësimet e subjekteve të interesuar­a, Kuvendit të Shqipërisë, Këshillit të Ministrave dhe Agjencisë së Trajtimit të Pronës dhe me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesës.

Në fillim të muajit nëntor 2023, pas pranimit të kërkesës për shqyrtim nga Kushtetues­ja, Agjencia e Trajtimit të Pronës përmes një deklarate vuri në dukje se ishte pezulluar procesi i shqyrtimit për 7000 dosjeve të patrajtuar­a, ndërsa rrezikohej edhe djegia e fondit të alokuar për këtë vit që llogaritej në vlerën 2.340 miliardë lekë.

Ndërkohë në fillim të vitit 2024, shoqata “Pronësi me Drejtësi”, ka depozituar pranë Kushtetues­es ankimimin për shfuqizin e ligjit të rishikuar në vitin 2022, si edhe vendimet e miratuara në zbatim të tij. Sipas të dhënave zyrtare, nga hyrja në fuqi e ligjit të rishikuar në vitin 2015 e deri në fund të vitit 2023 janë kompensuar 812 familje me një fond rreth 7.9 miliardë lekë, ndërsa janë shpërndarë 717 hektarë tokë nga fondi fizik.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania