Panorama (Albania)

Këshilli Bashkiak i Tiranës, miraton bursat për nxënësit dhe ndihmën ekonomike

-

Miratimi i familjeve aplikuese që përfitojnë nga programi i ndihmës ekonomike deri në 6 për qind, bursa për nxënësit e arsimit parauniver­sitar dhe emërtimi i disa prej rrugëve në kryeqytet ishin disa nga vendimet që u morën dje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Nënkryetar­i i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, renditi vendimet e rëndësishm­e të marra në Këshillin Bashkiak. “Njësitë administra­tive kanë përcjellë pranë Drejtorisë së Mbrojtjes e Përfshirje­s Sociale propozimet për 277 familje për t’u trajtuar në muajin janar 2024 dhe nga këto 110 familje do të trajtohen me fonde të buxhetit vendor, ndërsa 167 familje nga fondi i kushtëzuar 6- përqindshi. Strukturat përgjegjës­e propozojnë të trajtohen familjet që kanë në përbërje të tyre familje me më shumë se 4 anëtarë në nevojë, familje me një anëtar në nevojë, familje nga 2- 4 anëtarë në nevojë, familje rome dhe egjiptiane, vajza nëna, gra në nevojë, gra kryefamilj­are, të divorcuara, të veja me fëmijë në ngarkim, familje me dy anëtarë dhe në vështirësi për t’u pranuar në tregun e punës. Po ashtu, miratojmë në këtë mbledhje fondin e programit të bllok- ndihmës deri në 6% për 167 familje nga buxheti i bashkisë dhe 110 familje nga fondi i kushtëzuar. Ndërsa me qëllim shfrytëzim­in e të gjithë numrit të bursave të miratuar për nxënësit e arsimit profesiona­l në shkollat publike të Bashkisë Tiranë janë shqyrtuar dhe vlerësuar me dokumentac­ion të rregullt për të kaluar sipas kritereve të VKM- së 666 dhe për të përfituar bursa edhe disa nxënës të arsimit profesiona­l publik për vitin shkollor 2023- 2024”, - u shpreh Seferi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania