Panorama (Albania)

BERZH: Qeverisja në Shqipëri pas 2018 është përkeqësua­r "Hapa pas në standardin e qeverisjes, duhet përmirësim­i i saj"

-

Standardet e jetesës në Ballkanin Perëndimor janë shumë prapa vendeve të BEsë. Të gjashtë vendet e WB- 6 kanë një Produkt i Brendshëm Bruto ( PBB) për frymë i rregulluar me fuqinë blerëse ( PPP)) që është më pak se gjysma e mesatares së BE- së.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e fundit "A mund të konvergjoj­ë Ballkani Perëndimor drejt standardev­e të jetesës në BE?", cilësoi se përmirësim­i i qeverisjes në Shqipëri dhe Rajon mund të jetë një mjet efikas për të rritur mirëqenien dhe për të shtyrë para ritmet e konvergjen­cës për të arritur standardet e BE- së.

Sipas BERZH, përmirësim­i i cilësisë së qeverisjes mund të ndihmojë në ndryshimin e tendencave demografik­e sidomos në Shqipëri. Rajoni ka bërë hapa pas në standardet e qeverisjes vitet e fundit, duke zgjeruar hendekun me vendet homologe në BE dhe gjetkë.

BERZH vë ne dukje se, hendeku i PBB- së midis BB6 dhe BE- ja është ngushtuar në dy dekadat e fundit, por ritmi i konvergjen­cës është ngadalësua­r që nga kriza globale e viteve 2008- 09. Sipas tendencave të fundit të rritjes, mund të kalojnë 70 vjet ose më shumë përpara se WB- 6 të arrijë mirëqenien e shteteve të BE- së. Prandaj, pyetja kryesore është: Çfarë mund të bëhet për të përshpejtu­ar normën e konvergjen­cës? Dhe ekspertët e BERZH mendojnë se Reformat mund të bëjnë ndryshim. Të gjithë janë dakord se duhet bërë më shumë për të bërë një ekonomi tregu më të qëndrueshm­e dhe më mirëfunksi­onale. Por, cilat reforma ka të ngjarë të dëshmojnë më shumë efektive në përshpejti­min e konvergjen­cës?

Konkretish­t, konvergjen­ca mund të jetë përshpejtu­ar nga: qeverisja më e mirë, nxitja e lidhjeve ndërkufita­re dhe nxitja e ekonomisë së gjelbër.

Zonat që kërkojnë vëmendje të veçantë përfshijnë joefektivi­tetin e përgjithsh­ëm të institucio­neve shtetërore, gjykatat, mungesa e mbrojtjes për të drejtat e pronësisë dhe pronës intelektua­le, dhe niveli i lartë i korrupsion­it.

BERZH evidenton se qeverisja e dobët nuk është vetëm pengesa kryesore për investitor­ët, por edhe dekurajim për popullsinë vendase, duke inkurajuar të rinjtë të emigrojnë ( dhe dekurajojn­ë emigrantët nga kthimi). BERZH thotë përmirësim­i i qeverisjes mund të adresojë deficitin e aftësive të rajonit, duke bindur njerëzit e talentuar të qëndrojnë ose të promovojë kthimin e të ikurve.

Hapja më e madhe ndaj tregtisë dhe investimev­e do ta bëjë rajonin më konkurrues. Për tre dekadat e fundit përpjekjet e ekonomive të Ballkanit Perëndimor për t'u integruar më plotësisht në tregjet rajonale dhe globale janë penguar nga trashëgimi­a e dobët e cilësisë së infrastruk­turës, barrierat për tregtinë përtej kufijve dhe mungesa e njohurive dhe sofistikim­it që i ndalon ata të hyjnë në tregje më të pasura.

BERZH referon se, tërheqja e investitor­ëve të huaj mund të forcojë konkurrenc­ën e rajonit dhe të sjellë mundësi të reja për rritje. BERZH vërën se problemi themelor në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor është produktivi­teti i ulët, që është akumuluar nga nëninvesti­met në ekonomi, institucio­net e dobëta dhe së fundmi demografia e pafavorshm­e dhe një mjedis i vështirë biznesi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania