Panorama (Albania)

Presidenti i KE: Për të ecur përpara, zgjidhni problemet e së kaluarës

- Charles Michel

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, theksoi se, një pikë e rëndësishm­e për të ecur përpara është zgjidhja e problemeve të së kaluarës. "Ky Samit vjen në një momet jetik për Ballkanin, në një moment që shtetet përgatiten për anëtarësim pasi vendi i tyre është brenda Bashkimit Europian. Mbështetja e BE- së për projektet e së ardhmes është një sinjal i qartë për integrimin gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësim­it. Samiti aktual është një shembull shumë i mirë për rolin e BE - së në shtyrjen përpara të vendeve të Ballkanit dhe për të treguar se kur bashkojmë forcat mund të ndërtojmë një të ardhme të suksesshme dhe të qëndrueshm­e europiane për fëmijët tanë". Ndërsa komisioner­i i BE për zgjerim Oliver Varhellyi theksoi se: "Në nëntor u miratua nga këshilli europian një projekt mbështetës për Ballkanin Perëndimor, ku tre pikat më të rëndësishm­e kanë të bëjnë me afrimin sa më të shpejë të rajonit me tregun e përbashkët. Gjithashtu, është dhe thellimi i integrimit ekonomik dhe rritja e fondeve. Momentalis­ht janë planifikua­r 6 miliard euro për reforma në mbështetje të këtyre tre pikave. Puna tashmë ka filluar pasi partnerët tanë ballkanikë kanë hartuar axhendat e tyre. Objektivi kryesor është lehtësimi i integrimit të vendeve në tregun e përbashkët duke bërë më të thjeshtë itenerarin tregtar. Ndërkohë që do të shpërndahe­n dhe 13 miliard euro për investime në të ardhmen. I bëj apel partnerëve që të përfitojnë dhe të identifiko­jnë pikat e tyre lidhëse me këto projekte". Qëllimi i Samitit është nxjerrja në pah e mundësive të mundshme për investime dhe biznes në rajonin e Ballkanit Perëndimor ku përfshihen Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovin­a, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, si dhe promovimi i projekteve rajonale dhe ndërkufita­re. Ballkani Perëndimor është një rajon prioritar për BERZH- in, i cili ka investuar mbi 18 miliardë euro deri më sot.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania