Panorama (Albania)

Mesazhi i Ramës: Jemi vend i mirë për të shtuar investimet

"Shqipëria ka ndryshuar shumë. Prej një vendi me stigmën e një vendi të pasigurt, në një vend që pret 10 milionë turistë"

- TIRANE

Përballë dhjetëra investitor­ëve të huaj dhe homologëve të tij të rajonit, gjatë Samitit të BERZH në Londër, kreu i qeverisë foli online nga Tirana dhe e prezantoi Shqipërinë si një vend serioz për investime, duke u kërkuar që të vlerësojnë progresin që Shqipëria ka bërë në dekadën e fundit.

Gjatë fjalimit të tij Rama ndau sugjerimet e tij për nxitjen e investimev­e të reja dhe bashkëpuni­min në projektet rajonale dhe ndërkufita­re. Duke folur online, Rama shprehu se Shqipëria ka përjetuar ndryshime të konsiderue­shme, duke përmendur arritjen e 10 milionë turistëve vitin e kaluar si shembull të suksesit. Ai vuri në dukje se borxhi publik në vend ka rënë për herë të parë nën 60%.

"Unë jam veteran i këtyre lloj formateve, sepse kam qenë i pranishëm qysh prej kur ka lindur ky format, para 10 vjetësh. Për 10 vjet kanë ndryshuar shumë gjëra, përveç sasisë dhe ngjyrës së flokëve të mi tani. Rajoni po shkon mirë dhe derisa bota po ashtu po ndryshon, Shqipëria ka ndryshuar shumë. Prej një vendi me stigmën e një vendi të pasigurt, në një vend i cili vitin e kaluar ka mbërri në një shifër prej 10 milionë turistësh, më shumë se trefishi i popullatës që kemi. Dallimi para 10 vitesh është se resurset tona po diversifik­ohen me energji solare dhe energji të erës.

Sistemi ynë, i cili ishte gati për tu shkatërrua­r për shkak se shumica e popullatës nuk paguante faturën, sot ka një pamje tjetër. Çmimi i energjisë elektrike nuk ka ndryshuar edhe në kohën e krizës, ndërsa borxhi publik ka shkuar në një nivel historik, nën 60%", deklaroi Rama.

Ai po ashtu theksoi se Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të rajonit, është një destinacio­n i favorshëm për investime serioze. Në përgjigje të pyetjes pse investitor­ët duhet të investojnë në Shqipëri, Rama tha: "Bashkë me vendet tjera të rajonit, jemi një vend i mirë për t'i shtuar investimet serioze. Një përgjigje e thjeshtë është: Duhet sepse nëse nuk e bëjnë ata, dikush tjetër do ta bëjë". Rama tha se borxhi publik i Shqipërisë shënoi rënie historike nën 60% në fund të vitit të kaluar, "pasi që kishte mbërritur majën, gati 80% për shkak të tërmetit tragjik, e po ashtu edhe pandemisë e cila erdhi menjëherë pas tërmetit".

BALLKANI I HAPUR

Synimi për të thithur më shumë investime në rajon, shkon paralelish­t me nevojën e investitor­ëve për një rajon të integruar në një treg të vetëm, për të cilin kryeminist­ri Rama tha se po punohej përmes "Ballkanit të Hapur" dhe Procesit të Berlinit.

"Në fund ne duhet të kemi parasysh që jemi shumë të vogjel që të konkurrojm­ë në Evropën e madhe globale, lë më pastaj në botë, vetëm duke hapur kufijtë tanë ne mund të kemi rëndësi vetëm si një treg", vijoi kryeminist­ri. Duke mos e kursyer një mesazh për homologët e rajonit, Rama tha se projekti jo pak herë është dëmtuar nga interesat e politikës të brendshme.

"Më pas ne krijuam Ballkanin e Hapur, pikërisht sepse pamë që Procesi i Berlinit kishte disa gjëra që nuk i bënte. Bëmë një progres të mirë, por fatkeqësis­ht iniciativa u sulmua dhe u la totalisht për arsye të këqija, sepse në fund të fundit ishte si një projekt implementi­mi. Politika është politikë, dhe kur politika përdoret për të bërë vota kundër këtyre projekteve strategjik­e atëherë projektet strategjik­e duhet të presin. Pra, në mund të bënim shumë më shumë, por mbetemi të burgosur të disa mureve që janë vendosur që në të kaluarën", tha Rama.

Ky është Samiti i gjashtë i këtij lloji që BERZH- i zhvillon, dhe Ballkani Perëndimor mbetet një rajon prioritar për BERZH- in. Organizata e financimit ndërkombët­ar është një ndër investitor­ët më të mëdhenj në vendet e rajonit, me më shumë se 18 miliardë euro të financuara deri më sot.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania