Panorama (Albania)

Banorja e re mes Ilnisës dhe Meritonit, vajzat nisin ta këshillojn­ë

-

Sara Gjordeni në një bisedë me Françeskën dhe Sara Karajn ka paralajmër­uar këtë të fundit se është, duke u përdorur nga Ilnisa. Sipas Sarës, është taktikë e Ilnisës që personazhe­t e reja vajza që vijnë, i afron dhe në momentin që e sheh se janë naive për lojën, i mban afër për t'i përdorur. "Në këtu, nëse ka ndonjë gjë që po kuptojmë nga ky muhabet dhe që ndoshta nuk dihet nga palët e treta është se ju të dyja po përdoreni. Një gjë që do të kuptosh këtu në këtë shtëpi është se Ilnisa ka të njëjtën taktikë me vajzat. Të afron dhe në momentin që sheh se ti je naive për lojën, të mban afër", u shpreh Sara. Nga ana tjetër, Françeska ka këshilluar Sara Karajn që të mos revoltohet në debatet me Ilnisën, pasi i jep asaj kënaqësinë që ajo kërkon. Sipas Françeskës, në një përballje me Ilnisën është më mirë që të tërhiqesh sesa të revoltohes­h sepse ajo ka tendencën të të nxjerrë keq. "Nëse revoltohes­h, ti do t'i japësh Ilnisës kënaqësinë që ajo kërkon. Nëse revoltohes­h, më beso se ajo femër ka tendencën të të nxjerrë shumë keq. Në bashkëbise­dimin me vajzat, Sara Karaj është shprehur se Ilnisa po kërkon me ngulm t'i prish imazhin duke e nxjerrë atë si femrën që hyn mes çifteve për të faktorizua­r veten. Megjithëse e hapur për një lidhje brenda shtëpisë, blogerja thekson se akuzat e Ilnisës janë të pabaza pasi s'mund të lindin ndjenjat për dy ditë. "Është vënë re që pasi kam hyrë këtu, ajo është përpjekur të krijojë diçka që nuk ekziston midis meje dhe Meritonit. Po e bën kastile që… Isha duke folur pak edhe me Erjolën dhe kurrë nuk do të thosha jo për një lidhje brenda shtëpisë nëse e ndjej realisht, por më trego mua se ku erdhën ato ndjenjat për Meritonin pas një dite? Ne thjesht kemi shprehur simpati si shokë për njeri- tjetrin. Ajo do të më nxjerrë mua keq tani, do të më bëjë atë femrën që ' uou, shiko se kjo vjen dhe hyn në mes të çifteve'", u shpreh banorja e re.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania