Panorama (Albania)

"Çiftet po bëjnë lojë"/ Neda komenton lojën e "Big Brother": Kush janë lojtarët e rrezikuar

-

Neda Balluku ishte e ftuar në "Top Albania Radio", për të komentuar lojën e konkurrent­ëve të "Big Brother". Si një ish- lojtare, por edhe një komentator­e, Neda vuri në "skaner" banorët e shtëpisë.

Mbrëmjen e së shtunës, u largua Albi Nako dhe Arta Kabashi nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Si e komenton Neda daljen e tyre?

E prisja, shpresoja mos të ndodhte, doja të kishte më shumë hapësirë Albi për t'u zbërthyer. Te nominimi i dytë e prisja Artën të rrezikuar, unë vetë jam larguar nga një televotim i dytë dhe më vjen keq për konkurrent­ët që largohen kështu.

Hyrja e banorëve të rinj parë nga sytë e Ballukut?

E kanë më të vështirë, sepse është e sigurt që strategjia që ti ke krijuar në mendjen tënde të shkatërroh­et për punë ditësh. Është më kollaj kur futesh pa përllogari­tje. Kjo vërtetohet edhe nga sjelljet e hyrjeve të reja. Djali i ri ka hyrë me qasjen për t'u bërë faktor. Julia mendoj se do të jetë një personazh që do të lëvizë disa ekuilibra, njerëzve iu jep ndjesinë e Eglës por mua më jep pak ndjesinë e Julit. Nëse luan mirë mund ta anulloj Eglën por që nuk e besoj. Ajo është e përqendrua­r dhe e fokusuar, po fliste me banorët e tjerë për aleancat, parashikoi sjelljen e banorëve, etj. Nga bateria e prurjeve të reja mendoj se është nga bateritë më të forta.

Banori më i ri Silvi ka pohuar se ka pasur një flirt

Në bazë të asaj që shoh, të tre çiftet ndryshojnë. Ilnisa- Meriton janë çift loje, jo çift i vërtetë. Kanë një qëllim për të shkuar larg. Meritoni e di që është Ilnisa ajo që e mban në lojë, ndërsa Ilnisës i duhet Meritoni për të pasur levën e saj, sepse është i vetmi banor që ka afër aty brenda. Shumë shpesh, ajo i mendon gjërat dhe Meritoni është ekzekutues­i.

më Sara Gjordenin jashtë shtëpisë, si e komenton Neda?

Është bërë si e modës që kush hyn aty thotë kam pasur flirt me Sarën. Për mua është turp i madh ta thuash këtë për të marrë vëmendje. Mendoj se është minus i madh në aspektin e lojës për të.

Ndërkaq, si i komenton

Neda raportet romantike të krijuar brenda shtëpisë së "BBV"?

Në bazë të asaj që shoh, të tre çiftet ndryshojnë. Ilnisa- Meriton janë çift loje, jo çift i vërtetë. Kanë një qëllim për të shkuar larg. Meritoni e di që është Ilnisa ajo që e mban në lojë, ndërsa Ilnisës i duhet Meritoni për të pasur levën e saj, sepse është i vetmi banor që ka afër aty brenda. Shumë shpesh, ajo i mendon gjërat dhe Meritoni është ekzekutues­i. Mendoj që mes çifteve do të ketë luftë. Bardhi nga ana tjetër duket që ka një tërheqje fizike ndaj Sarës. Sara e ka xhan por e ka mendjen gjithë kohës tek loja. E respektoj, por mendoj që nëse je i përfshirë nga personi nuk e vë prioritet lojën. Kisha menduar që Romeo kishte qëllim konkret për të krijuar një lidhje aty brenda, i di fuqitë e tij edhe pse pjesën e humorit e ka pasur shumë të zbehtë. Ai është një moderator modern, por është zbehur aty brenda. Mund të jetë përfshirë mendoj me Heidin.

Marrëdhëni­a e vajzave me njëra- tjetrën brenda shtëpisë duket goxha e tensionuar, si e gjykon Neda lojën që Sara i bëri Ilinsës duhet ia hedhur rrobat në ujë?

Mendoj që ka limite, nuk duhet të preket tjetri tek sendet personale pavarësish­t se e kuptoj Sarën, sepse ka qenë një target i Ilnisës që në fillim. Ilnisa është një njeri që i nis gjërat që nuk duhet të nisen. Nuk dua ta justifikoj Sarën, por me Ilnisën gjërat janë shkak- pasojë.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania