Panorama (Albania)

Përkujtohe­t Norbert Jokli, një ndër themeluesi­t e albanologj­isë

-

Më 25 shkurt të vitit 1887 lindi Norbert Jokli, albanolog austriak, gjuhëtar dhe mik i madh i shqiptarëv­e. Ishte albanolog austriak me prejardhje hebreje. Ai njihet si një ndër themeluesi­t e albanologj­isë. Por, para se të njihej si albanolog i madh, kontributi i tij ishte i çmuar si studiues i filologjis­ë balto- sllave. Dr. Jokli do të mbaronte shkollimin e tij me shkëlqesa të lavdëruesh­me (" summa cum laude") dhe do të konsideroh­ej që në rini, si një nga studiuesit më të mirë të kohës në fushën e gjuhësisë e kryesisht në lëmin e gjuhëve indoevropi­ane. Albanologu do të hidhte vështrimin e tij studimor në gjuhën tonë, duke kryer studime të kalibrit botëror. Në mbështetje edhe të studimeve të Gustav Majerit e të Pedersenit, dr. Jokli do ta cilësonte shqipen si vazhdimësi të ilirishtes dhe të trakishtes. Me ardhjen në fuqi të nazizmit në Austri, studiuesi do të përndiqej për shkak të origjinës së tij hebraike. Kundërvëni­a ideologjik­e ndaj prejardhje­s së tij do t'i kushtonte edhe jetën. Kalvari i Joklit zë fill në maj të vitit 1938, atëherë kur nacionalis­tët e ekstremit të djathtë nazist nisën ta persekuton­in dhe t'i mohonin të drejtat profesiona­le. Ai kërkoi me ngulm që të vinte në Shqipëri. Fundi i jetës së tij ishte tragjik. Norbert Jokli u arrestua nga Gestapoja në 4 mars 1942 në banesën e tij në Vjenë, ku dy nëpunës të Gestapos e rrëmbyen profesorin nga shtëpia. Si datë e vdekjes së Norbert Joklit konsideroh­et 6 maji i vitit 1942. Drejtoria e Përgjithsh­me e Arkivave disponon një sërë letërkëmbi­mesh me albanologu­n mbi fusha të ndryshme të studimit të kulturës shqiptare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania